E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shala e mbyll me një provë të dobët

Klodiana Shala vazhdoi serialin e dobët të paraqitjeve të Shqipërisë në Olimpiadën e Pekinit. 

Atletja shqiptare, e cila pas pesë ditësh do të mbushë 29-vjeç, dha një rezultat të dobët në garën e 400 metrave me kohën 54 sekonda e 58 të qindtat, duke mos pasur mundësi të kualifikohej në gjysmëfinalet e kësaj disipline. Shala, e cila nuk arriti të kapë as kohën rezultatit të saj më të mirë të arritur në Goteborg të Suedisë (2006) me 58"26, u rendit e shtata në baterinë e saj nga tetë pjesëmarrëse, duke lënë pas vetëm kongolezen 19-vjeçare Bategerel (58"14). Tri të parat e kualifikuara nga bateria e Klodianës vendosën kohët: xhamajkania Uiliams (51"52), britanikja Sanders (51"81) dhe sudanezja Elxhek (52"77). Shala la pas në renditjen e përgjithshme vetëm 3 atletë nga 42 pjesëmarrëse në garën e saj. Në "Sidnej 2000", Shala, atëherë 21-vjeç, kishte arritur kohën 56"41, ndërkohë që në "Athinë 2004" garoi në 400 metra me pengesa.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›