Si mund të japësh një shembull të keq nga një i mirë?
Në vigjilje të daljes së Progres-Raportit të Bashkimit Europian (BE), një surprizë e vërtetë ishte dialogu i Ambasadorit të BE-së në Shqipëri, z.Ettore Sequi me shkrimtarin shqiptar më të madh të të gjitha kohërave, Ismail Kadare. Qartazi Perëndia i dha një fuqi hyjnore Ambasadorit të kishte një ide kaq brilante. Vërtet shtypi shqiptar kishte nevojë për një frymëmarrje të tillë!
Nga njëra anë ne pamë një debat të sintetizuar e spikatës, me qëllim hedhjen e më shumë drite mbi Europën dhe vlerat e saj, dhe nga ana tjetër vizionin më të lartë mbi marrëdhëniet Shqipëri-Europë në shekuj, nga goja e një shkrimtari që duket se ka lindur në një kohë me gjenezën e Shqipërisë.
Jo çdokush mund t'ia dalë mbanë të dialogojë hapur me Kadarenë dhe ky i fundit nuk pranon të dialogojë për çdo lloj teme, në qoftë se ajo nuk jehon historikisht jetësore për vendin e tij apo rajonin, dhe për më tepër me një njeri që nuk e reflekton atë temë nga çdo qelizë e tij. Pra ky shkëmbim idesh tregoi edhe një herë, se integrimi europian i Shqipërisë është themeli i ardhmërisë së vendit tonë herët a vonë, e se politika ka qenë ajo që e ka larguar Shqipërinë nga Europa ndër shekuj dhe se ajo ka shumë në dorë tashmë për ta afruar me këtë 'vatër' siç thotë Kadare, duke i dhënë mundësinë e shumëkërkuar këtij populli ose "jetën e munguar".
Kanalizimi i debatit ose dhënia e tempit të këtij debati në një mënyrë shumë të natyrshme nga z.Sequi, duke përdorur argumente mjaft të gjetura, bëri që shkrimtari të rrisë besimin dhe ndërgjegjësimin e shqiptarëve rreth integrimit europian, që tek e fundit është edhe misioni i BE-së dhe i faktorit ndërkombëtar në përgjithësi.
Por u çudita shumë nga komenti i një analisti shqiptar, që kishte përdorur pikërisht këtë rast kaq të mirë për të ulur vlerat e Europës në Shqipëri, duke rënë ndesh kështu me gjithshka të mirë të thënë në këtë dialog për Europën. M'u duk se po lexoja komentin e një politikani, të cilit i vjen rasti në derë për t'u shfryrë, dhe jo atë të një analisti. E mira do të ishte që ai të priste një rast tjetër për ta bërë këtë gjë. Mbas këtij komenti pyeta veten se 'kush nuk e ka marrë në konsideratë gjendjen reale të punëve', analisti apo Europa? Kush nuk e njeh mirë Shqipërinë, analisti apo Europa? Nëse ekziston një 'njeri' që e njeh vërtet Shqipërinë, kjo është veçse Europa. E njohur me këtë vend të vogël ballkanik që në 1913-ën, pa frikë mund të thuhet se në dy dekadat e fundit, roli i Europës në Shqipëri ka qenë jetësor, si serumi për një të sëmurë. Është pikërisht Europa ajo që po sjell dita-ditës metodat perëndimore të të menduarit e të punuarit, për të mos përmendur milionat e eurove të investuara në projekte të panumërta.
Dhe megjithëse në Shqipëri nuk ekzistojnë plotësisht besimi i ndërsjellë mes shqiptarëve, dialogu, bashkëpunimi, konsensusi, që Ambasadori Sequi i përmendi në këtë dialog, ai e vuri theksin mbi to, si për të treguar për të disatën herë se ato janë pikërisht aspektet vitale ku shqiptarët duhet të fuqizojnë forcat e tyre për ta çuar vendin drejt Europës.
Po të analizohen zhvillimet me kujdes, do të vihet re se prania e Europës ka ardhur në rritje gjithnjë e më shumë në këtë periudhë pothuajse një-vjeçare (nëntor 2011 - tetor 2012) e me siguri prania e saj që do të rritet akoma më shumë në vitet e ardhshme, si për të vërtetuar fjalët e Kadaresë se "Sot pikërisht Europa është më e domosdoshme se asnjëherë për ne."
Është Europa ajo që po ndërton rrugët, që po jep ekspertizën për modernizimin e praktikave në sistemin e drejtësisë, që po ndërton shkolla e po inkurajon shoqërinë shqiptare mbarë të ecë përpara. Ajo që ka arritur Shqipëria në 20 vite është një rekord i arritur shumë më shpejt se vende të tjera që kanë kaluar tranzicionin. Por siç dihet nga të gjithë, në këtë vend janë ngulur thellë dy rryma të fuqishme, rrënjët e të cilave duan ca kohë të priten në thellësi. Siç thotë Kadare, "Shqipërisë i duhet të luftojë sot, përpjekjet për ndryshimin e orientimit europian, si rrezik madhor në jetën e saj." Dhe kjo luftë duhet të jetë neutrale. Jo pa qëllim, Europa bën thirrje se integrimi është një proces që kërkon 'Albania's ownership', sepse ka pasur shumë raste kur klasa politike shqiptare ka bërë siç ka dashur vetë, vetëm në sajë të forcës së karriges, pavarësisht thirrjeve të faktorit ndërkombëtar. Siç po e shohim tani, në këtë rrugëtim të vështirë për plotësimin e kritereve të BE-së. Pikërisht kjo do të ishte tema më e mirë për t'u komentuar pas këtij dialogu, sesa t'i kthehesh kundër Europës dhe të vësh në dyshim rolin e arritjet e saj në vendin tonë, në këtë moment kur pritshmëritë e shqiptarëve për statusin janë në ajër përtej grindjeve politike e dyshimeve.
Lëvizja e analistit ishte shembulli më i keq që mund të nxirrej nga një shembull i mirë, që kishte veç një qëllim: Ndërgjegjësimin dhe sjelljen e shqiptarëve më pranë Europës dhe vlerave të saj.