E Diel, 1 Nëntor 2026

Si mund të lindë për të vuajtur një shpirt i vdekur?

magdaNga Magdalena Ramohito

Bota është e njëjtë për të gjithë e mira  dhe keqja , mëkati dhe pafajësia ecin duke u mbajtur për dore. Të duash të mbyllësh sytë ndaj njërës gjysmë të jetës, për të jetuar i sigurt, është njëlloj si dikush të fashojë sytë që të mundë të ecë me më shumë siguri mbi një vend plot me humnera.

Përveç profesorëve, besoj, të cilëve koha u është shumë e shtrenjtë, të gjithë të tjerët do të bënin mirë të udhëtonin ndonjëherë në autobus, që nga politikanët e deri tek biznesmenët.

Dihet tashmë se, personi që krijoi biznesin e distributorëve, ideja i lindi ndërsa qëndronte në stacion në mes të një vape zhuritëse dhe aty rrotull nuk gjendej asnjë pikë shitje lëngjesh freskuese  dhe si çdo ide që lind vetëm kur njeriu është në lëvizje edhe këtij personi nevoja për të pasur një lëng të  freskët në një moment vuajtje i solli një të mirë siç është biznesi i distributorëve, i cili në fakt akoma në Shqipëri nuk është shtrirë gjerësisht sidomos në ato vende ku njeriu vërtet ka nevojë për to. Pra ecja në këmbë mes turmave jo vetëm në kohë fushatash për politikanët, është një mënyrë e mirë për të njohur problemet që kanë në përgjithësi njerëzit, por më së shumti për të njohur mirë botën që na rrethon, atë realen. Kjo i shërben edhe personave krijues, si artistëve, pasi dihet që shumë kryevepra kanë patur si protagoniste një fshatare të thjeshtë të varfër nga një vend i humbur i botës, apo psikanalistët kanë pasur si pikënisje një sjellje të caktuar njerëzore dhe duke e marrë këtë si objekt analize ata kanë shpikur teoritë e tyre të famshme, të cilat ndihmojnë sot si terapi për të shëruar njerëz.

Është e qartë se edhe një udhëtim në autobus në Tiranë, përjashto gjërat stresante, si psh vapa e padurueshme, frymërat e njerëzve që kondensohen në formë avujsh nëpër xhama, zhurmërat si rezultat i të folurit me zë të lartë, telefonatat terrorizuese me zilet që fillojnë nga këngët tallava deri tek zhurmat e zogjve , madje trasta te fshatarëve të mbushura me fasule apo perime të stinës për ti shitur në një nga stacionet e ndalimit të autobusit, ndonjëherë dëgjon edhe këngën e ndonjë gjeli i futur në një trastë , i cili nuk mund ta dijë se do të shitet në treg për të siguruar disa para për gruan fshatare, e cila me dhimbje ndoshta e bën këtë gjë, pasi kafshët shtëpiake janë shumë të dashura për të gjithë njësoj, si një qen i veshur me Versaçe pronë e një milioneri, i cili është si një pjesëtar familje madje ushqimi i tij blihet në supermarkete të shtrenjta. Me një fjalë në një udhëtim në autobus mund të marrësh përshtypje nga jeta jonë reale, ndryshe nga një udhëtim me auto personale ku ke kushte shumë të mira dhe nga xhami i saj sheh figura, por që jo kushdo mund të bëjë lidhjen mes tyre dhe të krijojë ndonjë ide. Në shumicën e njerëzve idetë krijohen nëpërmjet fjalëve, të cilat kanë origjinë thashethemesh, qoftë nga gojë njerëzish, qoftë nga mediat, të cilat përcjellin opinione dashakeqe, apo skupe gazetareske.

Por autobusi është si të thuash një copë mostër e zgjedhur në mënyrë të rastësishme, nëpërmjet të cilës një sy vëzhgues mund të bëjë një analizë të sjelljes njerëzore dhe të arrijë në përfundime, përfundime që mund ti shërbejnë ekspertëve të sociologjisë, ekspertëve etnografë, por edhe politikëbërësve në lidhje me zhvillimet demografike dhe efektet që kanë sjellë ato sidomos në importimin e krimit në Kryeqytet, si rezultat i mbartjes së mentalitetit të mjedisit prej nga vinë.

Po si mund të arrihen gjithë këto përfundime me një udhëtim?

Sigurisht që analizat gjithnjë bazohen në përzgjedhje rastësore dhe rastësisht mund të të qëllojë të shohësh diçka, që në pamje të parë (varet nga këndvështrimi) mund të duket e pakuptimtë, acaruese kur e sheh, ose normale për nga mentaliteti i njeriut, i cili e demonstron, por gjithsesi pa i parë vetë me sytë e tu, nuk mund të krijosh një përshtypje të drejtë për botën në tërësi.

Me siguri, që tani është momenti për të treguar ngjarjen dhe nuk e kam shumë të lehtë për ta sjellë aq të gjallë  dhe  pa e shoqëruar me një koment timin, por  të mos le asnjë shteg për të stigmatizuar as statusin shoqëror të heroit e as pozicionin gjeografik prej nga ai vinte.

Nuk besoj se kemi harruar se muaji prill hyri shumë i nxehtë dhe në një nga ato ditët e nxehta u gjenda në autobusin e linjës Tufinë- Tiranë sigurisht aspak e lumtur për gjithë arsyet që përshkrova më sipër, por që mërzia ime u shtua kur pashë një burrë, i cili me qetësi pështyu. Po. Pështyu brenda në autobua. Në çast vendosa të zbrisja por një grua e re me një fëmijë-vajzë të vogël, bashkë me karrocën e saj u shfaq tek dera, më bëri të vihesha në dispozicion, për ta ndihmuar të akomodohej dhe ndërkohë autobusi u nis. Unë mbeta pranë gruas, që  sigurisht bukuria e fëmijës më ndryshoi humorin, përveç kësaj besoj kujtdo i ndodh, të ndjehet mirë pranë një fëmije, i cili të bën për vete me pafajësinë e tij natyrale  (plasticiteti i sjelljes) ndërsa papritur nëna e re e mori në prehër të voglën e saj, për ta mëkuar me gji, një gjest fare njerëzor, madje një pamje shumë e bukur do të shtoja e denjë për ta fotografuar, ndërkohë ajo  me një erashkë mundohej të bënte freskë, mesa kuptova u vu në vështirësi prej shikimeve aty rrotull, ndërsa fëmija tentonte tia rrëmbente nga dora atë, atëherë unë u bëra pa dashje si ndihmëse deri në fund dhe duke i vendosur fëmijës në dorën e vogël erashkën time me kujdes që ajo të mos kuptonte arrita ta qetësoja dhe kjo më përfshiu pa e kuptuar as vetë, ndërsa unë isha përqendruar mbi fëmijë e nënë, kur ngrita kokën pashë një djalë rreth të tridhjetave, i cili kish ngrirë si një manekin. Rrinte përpara nënës e fëmijës me shikimin ngultas tek e vogla që po bënte ritualin e saj natyror, sytë i lëviznin të picërruar shoqëruar me një gjysëm buzëqeshje dinake,me siguri për ti kryqëzuar me ndonjë të ngjashmin e tij, ndërkohë dikush thirri, nëse kishte faturino ky autobus dhe aty zbulova se personi i ngrirë ishte i ngarkuari me punë si i tillë. Atëherë iu drejtova atij:- mblidh paratë, se po hipin e zbresin pa paguar pasagjerët, ndërsa ai i shastisur ashtu siç ishte, mu përgjigj në dialektin verior asht e bukur, -po iu përgjigja thjeshtë po pi qumësht, ndërsa ai vazhdoi-Ashta e shkothët….

Me veten time thashë, një njeri që është i lindur e i rritur midis kafshëve, që i ka parë si e sjellin të voglin në jetë, e pastaj si e mëkojnë në gji, pse të ngrijë në atë mënyrë, duke parë një gjest natyror, shumë normal?

Nuk ishte e vështirë të kuptoje se ky njeri vinte nga zona të izoluara, që me siguri ka qenë i vogël kur ka hyrë për herë të parë në Kryeqytet. Normalisht

Më shumë nga Analiza

Të gjitha ›