E Shtunë, 31 Tetor 2026

Zemërthyer prej Zemërthyerit

West_side_familyNga Altin Ketro

Ata ishin katër. Ose, më saktë, tri plus një. Ashtu si dhe te romani i Dumas ku tri musketierëve i bashkohet edhe DArtanjan dhe formonin atë katërshen e pathyeshme. Por, ndryshe nga subjekti i Dumas, njëri nga të katërt u shkëput, doli i vetëm, sepse u vetëndje i tradhëtuar në ideal, besim, shpresë…(!!!!)

Ata ishin një grup i njohur muzikor i viteve dymijë. Quheshin West Side Family (WSF) dhe përbëheshin nga Flori, Landi dhe Miri. Si për ta plotësuar katërshen e Dumas, në fushatën elektorale të vitit 2003 atyre iu bashkua edhe një këngëtar që garonte për tu rizgjedhur kryetar i kryeqytetit shqiptar. Ndërtuan këngën hit të atij viti Tirona. Ashtu, të bashkuar, si grup dhe si e majtë, ata e fituan sfidën elektorale.

Gjashtë vjet më vonë, në 2009-ën, po sëbashku ndërtuan një tjetër hit të ri, këngën Çohu, ku i bënin thirrje ndërgjegjes së secilit prej nesh që ta ndryshonim atë realitet të zymtë që na kishte ndjekur për afro 20 vjet. Çohu shqiptar, thoshin djemtë e WSF dhe Rama që angazhohej se asgjë sështë e pamundur nëse ne bëhemi të gjithë bashkë. Në fakt, në ato zgjedhje, jo të gjithë ishin bashkë. E majta ishte e përçarë dhe nga kjo përçarje përfitoi ai, Berisha, kundër të cilit djemtë e WSF u bënin thirrje shqiptarëve që të çoheshin.

Katër vjet më pas, pikërisht këtë vit, në prag të zgjedhjeve historike për të larguar nga pushteti të fundmin e dërgatës komuniste të infiltruar në gjirin e lëvizjes demokratike, ai grup nuk është më bashkë. Një prej tyre, drejtuesi i grupit, Flori, e braktisi atë. Në fakt, kishte kohë që dilte i vetëm dhe kish gjetur partner tjetër. Një partner që i këndonte dikur fushatave elektorale të Berishës dhe që bëri moderatorin në hapjen e fushatës së Tiranës. Krijoi me të këngën Ku ka si Tirona të cilën Rama e pati si pjesë përmbyllëse të hapjes së fushatës së Tiranës në Pallatin e Sportit.

Por, ai, Dr.Flori, na u shfaq papritur të premten në emisionin Zonë e Lirë për të prezantuar këngën më të re të tij: Zemërthyer. Një ndërlidhje e bukur me televizionin antiopozitar ku e promovoi. Pikërisht te moderatori që 70 për qind të emisionit e ka me propagandë të dedikuar anti-Rama. Në fakt, smund të ndodhte ndryshe, sepse edhe kënga ishte 100 për qind anti-Rama dhe anti-opozitare. Kësisoj mund të thuhet se tenxherja gjeti kapakun.

Por, ka edhe një akt shumë komprometues. U gjet si datë prezantimi në publik, pikërisht data 24, ku zyrtarisht dhe ligjërisht kishte filluar fushata elektorale. Rastësi? Se besoj! Data dhe vendi i promovimit ishin gjetur për të bërë sa më shumë efekt elektoral në dëm të Ramës dhe opozitës. Kuptohet, negativ. Po te kush, te cila pjesë e elektoratit? Te e djathta? Assesi jo. Efekti mbetet te elektorati i majtë si dhe ai i pavendosur.

Po për çfarë bëhet fjalë konkretisht? Dr.Flori e ka të stampuar në anglisht në bluzën e tij të zezë: Nuk të votoj. Pse? Pikëpamja është e qartë. Dr.Flori nuk e voton më Ramën dhe si shkak ka gjetur se ai është zemërthyer (titulli i këngës) nga aleanca që Rama bëri me Metën. Nuk mund ta fsheh që edhe unë u zemërthyeva ato ditë. Por, duke e parë në ditët në vijim më me gjakftohtësi situatën, duke e krahasuar me atë që na ndodhi në vitin 2009, duke ditur se përballë kemi një kryeministër jo normal, që se ka për gjë ti vërë zjarrin Shqipërisë për të ruajtur me manipulim pushtetin e vet, u ktheva prapa në kohë, në vitin 2009, ku Rama, bashkë me djemtë e WSF na kujtonin se vetëm të bashkuar mund tia dalim.

Ka prishje të moralit në këtë mes? Sigurisht, sepse kemi pranuar në gjirin tonë një parti pushtetare me të cilën deri 2 muaj më parë na ndante një hendek shumë i madh. Por, humnera që e pret Shqipërinë, nuk duhet të na bëjë kaq patriotë të moralizmave që spo i gjej gjëkundi në jetën e përditshme. As te ai votuesi i thjeshtë që sot e ke socialist të vendosur dhe të nesërmen e sheh demokrat se i kanë siguruar një punë. Dhe çfarë pune se? Një punë të përkohshme 2 mujore, një punë fushate, që as emrin se ka në bordero, por që i gënjyer nga fukarallëku beson se do i marrë ato lekë që sdihen në cilin buxhet imagjinar të institucionit janë parashikuar.

Ajo që më zemërthyen tek Dr.Flori, është fakti se ai nuk është i sinqertë me ne. E gjithë kënga dhe video e tij përshkrohet nga një personalizim pa kuptim vetëm me kreun e opozitës për të cilin hapur bën thirrje që shqiptarët të mos e votojnë. Sepse, Rama paska tradhtuar idealin e Florit dhe ky i prerë në besë kalon ylberin dhe indirekt u bën thirrje shqiptarëve që ta lëmë sërish në pushtet Sali Berishën. Kjo është fiks sindroma e Nardndokës.

Video shoqëruese është një maskaradë më vete, një montazh alla-Klan, duke nxjerrë në plan të parë vetëm demonstruesit si pjesa e dhunshme dhe shtetin e Berishës si viktimë. Kurse viktimat e vërteta, ata 4 dëshmorë të opozitës i vendos si dekor në duart e familjarëve të tyre, por pa vënë në asnjë çast gishtin në plagë se kush i qëlloi e me urdhër të kujt. Flori se paska duruar dot atë 700 qindshen e videos së  Metës dhe shumë mirë bën. Po edhe këtu nuk është i sinqertë dhe që ia hedh poshtë atë zemërthyerje që ai ka. Përse nuk e bën pjesë të denoncimit edhe 3 përqindëshin e Vajzës së Babait, firma e të cilit sillte plot 3 milionë euro në xhepat e saj?

Ka shumë gjëra për ta analizuar se përse stonon ky video-klip me mesazhin që Flori dëshiron të përcjellë si zemërthyer, me realitetin që ai kërkon ta japë vetëm në 30 përqind të tij. Sepse, ai 70 përqindëshi tjetër që ai se tregon, është ana më e errët, ajo anë që ka kapur çdo qelizë të jetës sonë, që na ka kthyer 23 vite në kohë, spo na lë të ngremë kokë e po na përdhos, duke vënë gjithë makinerinë shtetërore në funksion të një njeriu që quhet Sali.

Unë ndjehem i lehtësuar që emri i madh i WSF nuk u përdhos. Ai do të mbetet i skalitur në kujtesën e çdo socialisti si grup që nuk u përlye me propagandë që i japin jetë një pushteti kriminal si ai i Sali Berishës. Fatmirësisht Landi dhe Miri qëndruan larg kësaj maskarade. Ata nuk u bënë pjesë e çoroditjes së ndjenjave të socialistëve me pamjet e 21 janarit. Jo Dr.Flori. As socialistët e thjeshtë dhe as Rama se kanë harruar atë që ndodhi më 21 janar dhe sia falin kurrkujt gjakun e tyre. Është kjo arsyeja që ata do votojnë masivisht numrin 29, si i vetmi numër që bën Rilindjen e vërtetë. Edhe për ty Dr.Flori!

Për ta mbyllur, dua të citoj një mikun tim, E.Plaku, i cili për këtë këngë shkruan: Zemrën e thyer të Dr.Flori nuk e shëron dot as Dr.House, por vetëm Dr.Berisha.

Më shumë nga Analiza

Të gjitha ›