E Diel, 1 Nëntor 2026

Si mund të ndihmojë gugatja e fëmijëve nëzbulimin e autizmit

NJU JORK- Fëmijët me autizëm mund të identifikohen që në voglinë e tyre, kur nisin dhe gugatjet e para. Shkencëtarët kanë zbuluar se të vegjlit me autizëm mund të identifikohen duke dëgjuar gugatjet që ata bëjnë.
Kërkimet kanë treguar se belbëzimet e të porsalindurve me probleme nuk janë të njëjta me ato të fëmijëve normalë.
Shkencëtarët kanë përdorur anlizën e teknoligjisë së automatizuar vokale për të gjetur dallimet të cilat ofrojnë saktësi prej 86 për qind.
Sistemi ishte në gjendje të identifikonte, deri, dhe fëmijë shumë të vegjël që kishin probleme me zhvillimin e gjuhës.
Profesor Steven Warren, një ekspert i cregullimet e autizmit në Universitetin e Kansas në SHBA, i cili mori pjesë në studim tha “Se kjo teknologji do të ndihmojë pediatrët për të parë spektrin e crregullimit autik ( në anglisht ASD autism spectrum disorder) për të vendosur më pas nëse fëmija duhet drejtuar tek një specialist për një diagnozë të plotë, në mënyrë që këta fëmijë ti nënshtrohen trajtimit sa më shpejt dhe terapia të ketë më shumë efekt.”- citon Daily Mail.
Autizmi është një c’rregullim i zhvillimit nervor që karakterizohet nga paaftësia për të komunikuar ose bashkëvepruar në një ambjent social, gjithashtu dhe sjellje ose shenja/veprime të kufizuara dhe përsëritëse.
Në Shqipëri sipas shifrave të publikuara së fundmi nga ministria e Shëndetësisë mendohet se numri i fëmijëve që vuajnë nga autizmi është 4 mijë ( shifra është botuar në një shkrim të Gazeta Shqiptare në qershor 2010). Ndërsa në Britaninë e Madhe 500 mijë vetë besohet se janë të prekur nga ky crregullim.
Shkencëtaerët amerikanë kanë analizuar afro 1500 tinguj në ditë të regjistruara nga një bateri e cila i ishte vendosur në rroba 232 fëmijëve të moshave 10 muajshe- deri në 4 vjec.
Në total ishin përdorur më shumë se 3 milionë tinguj individualë të fëmijëve në kërkim, raportoi sot gazeta “Proceedings of the National Academy of Sciences”.
Studimi u fokusua në 12 tinguj specifikë të shoqëruar dhe me zhvillimin vokal. Më të rëndësishme ishte “rrokjezimi”, aftësia e fëmijëve për të prodhuar rrokje të sakta nëpërmjet lëvizjeve të shpejta të nofullës dhe të gjuhës, pasi ekspertët besojnë se këto tinguj përbëjnë themelin e fjalëve.
Në fëmijët autikë deri 4 vjec, ka pasur një mospërputhje mes parametrave të pritshmëm dhe moshës.
Karakteristikat vokale deri tani nuk ishin përdorur për të diagnostifikuar autizmin, edhe pse besohej, që më parë, se ekzistonte lidhje mes tyre.
“ Një numër i vogël studimesh të mëparshme sugjeronin se fëmijët me autizëm kanë karakteristika të ndryshme vokale por deri tani, ishim tërhequr prapa nga përdorimi i kësaj njohurie në aplikacionet klinike, për shkak të mungesës së teknologjisë matëse thotë prof Warren.
Sistemi i ri i quajtur Lena (në anglisht Language Environment Analysis) mund të bëjë një dallim të madh për shqyrtimin dhe trajtimin e autizmit thonë studiuesit. Fakti që analiza bazohet në llojin e tingujve dhe jo tek fjalët, tregon se mund të përdoret për cdo fëmijë ( cfarëdo gjuhe që flet) për të vërtetuar nëse janë apo jo shenjat e autizmit.“Për aq sa njohim fizika e të folurit tek njeriu është e njëjtë tek të gjithë humanët” deklaron profeson Warren.
(s.g/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›