Reforma në Drejtësi, forcim i shtetit ligjor dhe çmontim i korrupsionit

Ministri Bujar Nishani prezantoi dje Strategjinë Sektoriale të Drejtësisë
Qeveria e konsideron jetike vazhdimin e kursit reformator në sistemin e drejtësisë. Kështu u shpreh sot ministri Bujar Nishani, gjatë prezantimit të strategjisë së reformës në Drejtësi, ku deklaroi se mbetet i rëndësishëm përmirësimi i sistemit të drejtësisë, si një detyrim me karakter absolut dhe i pakushtëzuar ndaj qytetarëve shqiptarë, por edhe si angazhim i ndërmarrë nga Shqipëria në strukturat euro-atlantike.
“Prezantimi i kësaj Strategjie synon jo vetëm kristalizimin e parimeve, qëllimeve dhe objektivave mbi sistemin e drejtësisë, por mbi të gjitha bashkërendimin dhe koordinimin institucional në një të vetëm. Me anë të këtij dokumenti strategjik synohet përsosja më tej e sistemit të drejtësisë, rritja e aksesit në drejtësi, rritja e besimit të publikut në drejtësinë shqiptare duke e forcuar dhe rritur më tej kontributin e këtij sektori në zhvillimin e shoqërisë shqiptare dhe duke nxitur e përshpejtuar integrimin evropian”, u shpreh ministri Bujar Nishani.
Nishani shpalli parimet kryesore të strategjisë që prezantoi që janë pavarësia dhe paanësia e pushtetit gjyqësor, përgjegjshmëria e gjyqtarëve dhe aktorëve të tjerë ndaj Kushtetutës dhe Ligjit; rritja e aksesit për qytetarët në drejtësi; rritja dhe konsolidimi i transparencës së të gjithë veprimtarisë së sistemit të drejtësisë.
Ministri i Drejtësisë shtoi se në hartimin e draft strategjisë sektoriale të drejtësisë kanë kontribuar të gjithë institucionet e përfshira në sistemin e drejtësisë si dhe organizatat e tjera që operojnë në fushën e drejtësisë, duke formuar në këtë mënyrë një dokument unik, i cili do të shërbejë si një udhërrëfyes për punën e të gjithë këtyre aktorëve.
E bazuar në politikat ekzistuese të Qeverisë Shqiptare, të prezantuara nëpërmjet dokumenteve kyçe si Strategjia Kombëtare për Zhvillim dhe Integrim 2007-2013 dhe Plani Kombëtar për Zbatimin e Marrëveshjes së Stabilizim Asociimit, kjo strategji merr në analizë çështjet e identifikuara të sistemit të drejtësisë, si dhe synon të përcaktojë prioritetet dhe objektivat për të ardhmen e punës së aktorëve të sistemit të drejtësisë.
“Në themel të këtij dokumenti strategjik është përmirësimi i cilësisë së shërbimeve të sistemit të drejtësisë, të ofruara përkundrejt kostove efektive. Shërbimet e këtij sistemi duhet të jenë të orientuara për të përmbushur me cilësi, shpejtësi dhe efektivitet nevojat e përdoruesve dhe të komunitetit”, tha Nishani.
Ministri i Drejtësisë shpalli parimet kryesore të strategjisë që prezantoi që janë pavarësia dhe paanësia e pushtetit gjyqësor, përgjegjshmëria e gjyqtarëve dhe aktorëve të tjerë ndaj Kushtetutës dhe Ligjit; rritja e aksesit për qytetarët në drejtësi; rritja dhe konsolidimi i transparencës së të gjithë veprimtarisë së sistemit të drejtësisë.
Nishani shtoi se në hartimin e draft strategjisë sektoriale të drejtësisë kanë kontribuar të gjithë institucionet e përfshira në sistemin e drejtësisë si dhe organizatat e tjera që operojnë në fushën e drejtësisë, duke formuar në këtë mënyrë një dokument unik, i cili do të shërbejë si një udhërrëfyes për punën e të gjithë këtyre aktorëve.