E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tiranë, në prangapër mashtrimnjë 28-vjecar

TIRANë- Mbrëmë është arrestuar shtetasi Fatjon Shpëtim Podri, 28 vjeç, lindur dhe banues në Tiranë.
Ndaj shtetasit të lartëpërmendur nga ana e Seksionit Kundër Krimit Ekonomik dhe Financiar janë depozituar disa kallzime penale nga disa shtetas të dëmtuar, pasi dyshohet se mashtronte duke u prezantuar si administrator i një Kompanie Private, tëk tregëtarët e subjekteve të ndryshme në Tiranë dhe i kërkonte atyre para borxh.

Pasi merrte paratë borxh, përfitime këto që kapin shumën 70 milion lekë, 28-vjecari premtonte se do ti kthente ato me interes, ku fillimisht është treguar korrekt në kthimin e parave së bashku me interesin. Nga hetimet e deritanishme, ka rezultuar se ky shtetas këtë aktivitetet të paligjshëm e ka ushtruar përreth 1 vit e gjysëm.

Aktualisht, nga strukturat e Krimit Ekonomik në Policinë e Kryeqytetit po punojnë mbi evidentimin e të tjerë qytetarëve dhe tregëtarëve të tjerë të dëmtuar dhe mashtruar nga ky shtetas, ndërkohë që i fton ato të paraqiten për të depozituar kallzimin e tyre në Seksionin Kundër Krimit Ekonomik dhe Financiar në ambjentetet e Drejtorisë së Policisë së Qarkut Tiranë.
(m.a/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›