E Shtunë, 31 Tetor 2026

“Komisioni hetimor do thërrasë për dëshmitar edhe Ramiz Alinë”

“Masakra e Tivarit” - deputetja Mesila Doda

Mazhoranca është e vendosur për të çuar më tej nismën e saj për hetimin e masakrës së Tivarit dhe vënien përballë përgjegjësive të shkaktarëve direkt dhe indirektë në të.
Komisioni hetimor për masakrën e Tivarit do të marrë në pyetje ish- presidentin Ramiz Alia, i cilësuar prej mazhorancës si përgjegjësi i saj. Këtë fakt e konfirmon deputetja demokrate Mesila Doda, një prej 13 anëtareve të këtij komisioni i cili të hënën zhvilloi dhe mbledhjen e tij të parë.
“Do thërrasim të gjithë personat të cilët kanë dijeni për ngjarjen, të cilët kanë qenë të përzierë në vetë të parë apo jo. Zoti Alia është një person që ka dijeni mbi ngjarjen. Askush nuk është I përjashtuar nga thirrja në pyetje nga ana e komisionit”, tha Doda.
Komisioni i përbërë vetëm nga deputete të mazhorancës do të shtrijë aktivitetin e tij një vjeçar dhe jashtë territorit shqiptar për të marrë në pyetje të gjithë protagonistët e gjallë të kohës.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›