Si mund të shpifet gjer te Skënderbeu?!
/> Esse e lirë për Kryeheroin, Nga Agim SHEHU
Por edhe kjo ndodhka kur, në stinë krimbash, me të drejtat e njeriut i qepet qefini kombit. Spjegimet janë të ndryshme, arsyeja është një. Është një kryqëzatë në llojin e vet kundër kombit shqiptar. Për ta shuar, pastaj për ta coptuar, nisin me goditjen e Majave të shquara: Ca i njollosin, ca i groposin, ca i shtrembërojnë, ca ti përvetësojnë. Dramë me veshje komedie që po luhet gjatë. Që më 1636, Frang Bardhi boton polemikën e shkëlqyer ku mbron kombësinë shqiptare të Heroit të Madh kundër shpifësit sllav T. Maranoviç, dhe Gjergj Kastrioti i rikthehet Atdheut e popullit të vet. Shqipëria ndodhet mes dy fqinjësh ende me ëndrra të fandaksura për Perandori Mesjete: Njemanie në Veri e Bizantine në Jug. Me kryqin e përbashkët «ortodoks» në ballë ata synojnë të puqen në Shkumbin. Po përballë zotëve të vendit me rrënjë të thella, ndodh si në luftë mes kundërshtarëve: Kush të kapë kuotën më të lartë për të zotëruar fushëluftën!
Në histori, kjo Kuotë është Heroi ynë i Madh. Kush merr atë, ka ngritur lart veten e ka lënë shkretë tjetrin për ta shtruar. Gjërat më tej rrokullisen vetë. Kjo i bëhet Shqipërisë edhe ngaqë shihet e vogël dhe shpesh mbrojtësit e saj janë me dy mëndje, sipas lëvizjes së hënës mbi qiellin e tyre. Frang Bardhi këtë dramë e pikaste që në kohë të vet kur u drejtohej përvetësuesve të historisë se rrëmbimin e heronjve të tjetrit (bie fjala Jul Qezari, Karli i Madh etj.) nuk do guxonin ta bënin te popujt e mëdhenj. (Në fjalëgrindjet Shkup Athinë një diplomat maqedon i sotëm tha mes të tjerash, se ju nuk kuptoni çfarë çeku fshihet te përkatësia kombëtare e Aleksandrit të Madh)! Vlerësim shumë i saktë.
Fqinjët tanë të mbrapshtë nuk mund të pajtohen me gjykimin e dijetarit Carmen Moier për Shqipërinë: Një vend i vogël ku mund të takosh njerëz të mëdhenj, apo me atë të Hygoit: Madhështia e një populli nuk matet me numrin e banorëve, ashtu si madhështia e një njeriu nuk matet me gjatësinë e trupit. Çabej e thoshte saktë se Histori e Shqipërisë është histori e personaliteteve. Në pragun e kohës së re ia mbërrin Gjergj Kastrioti të bashkojë fiset e shpërndara shqiptare e ti fusë aktivisht në histori. Në këtë gjykim është Profesori amerikan Bollduin: Për të njohur një popull sa më mirë duhen studiuar cilësitë, veprimet dhe idealet e njerëzve më të shquar të atij kombi. Heronjtë janë majat më të larta ku janë drejtuar sytë e popujve. Tregoni heronjtë e një kombi që tju them se me çkomb ke të bësh! E më tej: Skënderbeu, vigan nga trupi e nga mëndja, ish i zoti të luftonte si për lirinë e shqiptarëve, dhe të Europës. Ripërtërijmë gjykimin - të dallosh Gjergj Kastriotin nga populli i Tij, është njëlloj si në lumin Drin të dallosh ujërat e njërës majë dëbore nga të majës tjetër. Historiania Josefine Dedet në librin Mbretëresha Geraldinë gjykon se Për të kuptuar temperamentin e shqiptarit është e domosdoshme të njohësh historinë e të Madhit Skënderbe. Heronjtë ushqehen nga populli dhe populli lexohet te Heronjtë e tyre. 2300 vjet më parë Aristoteli thoshte: Një qytet a një popull është fisnik kur është rrënjës; kur krerët e tij janë njerëz të shquar dhe kanë bërë vepra për të cilat tu ketë zili tjetri. Në këtë vlerësim është De Rada: Në botëkuptimin e shqiptarëve fisnikëria qëndron në mirësinë, kështu bijtë e fisnikëve thuhet se janë të lindur prej të mirësh.
Për Skënderbeun janë mbi 2000 botime. Vlerësimet pa fund përbëjnë një breshëri yjore përballë të cilave ata që njollosin Heroin e Madh ngjajnë krimba mbi letra.
Në KUJTIME, Ismail Bej Vlora shënon: Për 30 vjet Skënderbeu mbuloi Evropën me zhurmën e armëve dhe me lavdinë e emrit të Tij, duke bërë luftë të pandërprerë kundër fuqive turke e cila gjer ahere quhej e pamposhtur. Por le të flasim sadopak me gjuhën e të huajve. Ronsari thotë: Skënderbeu është nderi i shekullitShqipëria është Atdheu i kuajve të harbuar e i trimave. Dijetari Louis shkruan se shqiptarët bashkohen nën flamurin e Skënderbeut e hyjnë denjësisht në histori. Me nderim të madh vlerësohet nga Prifti historian Zhan Klod Faverial: Lufta e mahnitshme që bëri Shqipëria nën udhëheqjen e Skënderbeut për ruajtjen e Pavarësisë së saj. La Martini më tej: Vetëm një njeri kundërshtonte fitoret e otomanëve, e ky njeri ish një prijës malësorësh i panjohur gjer ahere nga bota; ky ish Skënderbeu. Për turqit Skënderbeu ish i padukshëm e i pathyeshëm. Emri i Tij u kish futur tmerrin në palcë. Studiuesi gjerman H. A. Bernatzik te Shqipëria, vendi i shqiptarëve shkruan: Që nga viti 1444 gjer më 1468 u zhvilluan 24 beteja të përgjakshme në të cilat Skënderbeu, heroi gjenial i shqiptarëve, arriti ti zmbrapste turqit të cilët, pa dyshim do kishin vërshuar në gjithë Evropën. Në këtë gjykim Volteri vlerëson Gjergj Kastriotin: Sikur Perandoria bizantine të kish pasur njerëz si Skënderbeu, Perandoria e Lindjes do ti kish shpëtuar pushtimit turk. Gjenerali anglez Uolf: Ai (Skënderbeu) ua kalon gjithë komandantëve të vjetër e modernë, në taktikën mbrojtëse të një ushtrie të vogël. Gazeta Le Petit Meridional, 19 maj 1897 botonte: Instikti luftarak i këtij popullinuk u dobësua gjatë shekujve, kurse në luftërat kundër pushtimit osman patën lavdinë të bëjnë qëndresën e fundit. Heroi i tyre, Skënderbeu, u bë legjendar Studiuesi Francisk Pal: Në këtë periudhë të gjatë Shqipëria u bë pengesë e vërtetë që sulltanëve u ndalonte marshimin gjatë bregut lindor të Adriatikut, drejt Italisë, drejt Perëndimit. Pikolomini vlerësoi me kohë: Me një grusht ushtarësh Skënderbeu dërmoi ushtrinë e madhe të osmanëve. Studiuesi i njohur Farlati shënon më tej për Skënderbeun: Fill i vetëm ai i qëndroi furisë së osmanëve mizorë si një ledh i patundur, duke mos i lënë ti afroheshin e ti turreshin krishterimit. Historiani italian Biemmi më 1742 vlerëson mes të tjerash: Ajo që të çudit më fort e të gëzon zemrën është kur sheh një Princ të një krahine të Shqipërisë shteti i të cilit nuk arrin një të qindtën pjesë të Perandorisë Otomane, e ushtria e të cilit zakonisht nuk ish veç 10, 12, a shumë shumë 15 mijë burra; e me një numër kaq të vogël ushtrie, për 24 vjet resht të luftonte e të dilte fitues kundër asaj fuqie, para së cilës tërë bota dridhej e gjithçka i përkulej; të arrinte mëse një herë, që i tmerrshmi Mehmet Fatihu i cili përditë rrëzonte frone mbretërish e perandorësh, të lypte paqe e miqësi! Raguza i shkruante Letër-lavdërimi: Të vazhdoni luftën, duke qënë pasqyrë e shembull për gjithë princat e të krishterëve e për gjithë popujt. Emri juaj do kurorëzohet me lavdi të amshuar.
Më 1561 në Bazel botohet një Libër me vlerësim të veçantë për Skënderbeun: Asnjë princ a Mbret i botës së krishterë si ka drejtuar armët më fuqishëm e më fatbardha kundër osmanëve se Gjergj Kastrioti. Asnjë si Ai nuk ka mbetur kaq shpesh i fituar në sheshin e luftës. Në plotësim të lavdisë së pabesueshme, jepet dhe portreti i Heroit.
Miss Durham shkruan: Më 1403 kish lindur Burri i Madh i Shqipërisë, Gjergj Kastrioti i mbiquajtur SkënderbejSuksesi i Gjergjit si Skënderbe, princ i Shqipërisë, qe fenomenal. Shqiptarët gjetën Njeriun e fortë, e tani qenë të pathyeshëm. Evropa buçiste me emrin e Tij. Eseisti anglez Sër V. Temple shkruan Mbi virtytet heroikë e aty thotë: Skënderbeu mbetet ndër 7 mbretërit e pakurorëzuar të Evropës. Dora DIstria vlerëson: Ashtu si Gustav Vasa në Suedi, dhe Skënderbeu në Shqipëri ka qenë një fenomen i veçantë. Falmerajer: Gjergj Kastrioti është ndër kryeluftëtarët më të mbaruar, më fatbardhë e më të mëdhenj të botës. Më tej dhe më bukur: Forcat fizike të Skënderbeut ishin të pashtershme ndaj çdo lodhjeje e tejmundimi, ndërsa shpejtësia e lëvizjeve të tij ushtarake mund të krahasohej vetëm me Incredibilis celeritas (shpejtësi e pabesueshme) të një Cezari, ose me vezullimin e rezeve të diellit. Duke vlerësuar shqiptarët «me vitalitet të tejzakontë Milan Shuflaj thotë: Luftëtari më i tmerrshëm që krijoi përgjithësisht përleshja me turqit është Gjergj Kastrioti Skënderbeu e shton: Shqipëria u bë e famshme në atë kohëLufta e Skënderbeut qe një epope