E Shtunë, 31 Tetor 2026

Si supozohet kjo mënyrë që të zgjidhe problemet e popullit?

E keni vene re që partite opozitare në Shqiperi shpesh elementin kryesor të platformes se tyre apo të “alternatives” që ata paraqesin kane sharjet dhe akuzat ndaj kryeministrit, qofte tani, qofte në administrata të meparshme? Kjo dukuri berishezimi është bere tashme nje fare mburoje politike, pasi i mundeson politikanet që të duken sikur po punojne për popullin dhe sikur po paraqesin nje platforme apo alternative të mirëfillte, nderkohe që e vetmja gje reale që ata po bejne dhe rrjedhimisht çka i ofrojne popullit si alternative është që kur ata të vijne në pushtet do të shajne Berishen. Si supozohet kjo që të zgjidhe problemet e popullit?

Kjo nuk është risi shqiptare. Kudo politikanet mundohen t’i “thjeshtezojne” argumentet e tyre, qofte argumentet vetepromovuese apo sulmet ndaj kundershtareve, dhe t’i asosaciojne keto argumente me figura të njohura dhe polarizuara. Por, nëse në boten perendimore kane nje fare sensi mase dhe paraqesin dhe platforma reale, dhe alternativa konkrete, keta tanet të vetmen platforme që paraqesin është që duan të vine në pushtet.

E keqja është që keto dukuri (aktualisht Berishezimi dhe para tij Nanoizimi) nuk jane veç retorika të politikaneve për të maskuar boshllekun e platformave të tyre, por jane përhapur shume dhe në popull dhe jane bere motiv. Turma ka harruar t’i gjykoje qeveritaret, dhe politikanet në përgjithesi, në baze të çfare ata bejne dhe çfare nuk bejne për popullin. Tashme i gjykon vetem në baze të emrit që kane dhe përkatesise politike. Të pakten nje pjese shume e madhe njerezish e bejne kete, në mos shumica derrmuese

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›