E Shtunë, 31 Tetor 2026

Si ta ndalni dëshirën për alkool

TIRANE-Në konferencën e Shoqatës evropiane të psikologëve në Pragë është prezantuar tableta, e cila zvogëlon dëshiron për alkool.

Tableta në fjalë bllokon receptorët në tru të cilët dërgojnë mesazhe për kënaqësinë e alkoolit dhe në këtë mënyrë iu ndihmon alkoolistëve që ta ndalin pijen.

Shkencëtarët rekomandojnë që tableta të merret para daljes, pikërisht atëherë kur e dini se vendi ku po shkoni do t’ju nxisë të pinë një gotë më shumë.

Medikamenti quhet Nalmefen, ndërsa ende nuk e ka marrë dritën e gjelbër për përdorim nga Shoqata për miratimin e barnave, sepse ende është në fazat e testimit klinik dhe testimit të efekteve anësore.

(d.b/Telegrafi/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›