Si të besosh sipas At Zef Pllumit!
Kuvendi i Françeskanëve hedh në qarkullim dorëshkrimin e fundit të papërfunduar të At Zef Pllumit. “Saga e fëmijnisë” mëson jetën e shqiptarëve, etnosin ku ka jetuar, si kalim epokash që fati ia ndihu këtij prifti katolik që donte të bëhej frat qysh në moshën katërvjeçare
* * * *
“Jam lindun në mjedis të rruzullit toksor në nji familje blegtorësh gjysë-nomadë, por jo në nji grazhd bagtish: linda në nji pyllë”. Është kjo fjalia e parë që nis sagën e tij të fëmijërisë At Zef Pllumi. Përse ndalim në këtë fjali - pikërisht me botimin të lënë dorëshkrim dhe të papërfunduar, “Saga e fëmijnisë”, - ka të bëjë me ndjesinë biblike, lindja në një pyll. Është e rrallë të kuptohet kjo dritë se si njeriu i zgjedhur prej Perëndisë për t’i shërbyer njerëzimit të përmbysë gjithë egon e shqiptarëve të sotëm, thjesht me një sfidë të krenarisë. Nga kush? Nga njeriu që kaloi burgjet dhe duroi vuajtjet si Pali, që kërkoi dijen dhe e ushqeu atë deri në fund të jetës së tij, duke na lënë një testament modest me 80 faqe, “Un që jetova shumë shekuj”. Një lexim që rrufitet jo më shumë se gjysmë ore, por e përjeton më shumë se një shekull. Autori At Zef Pllumi na e lë shënim vetë - si shenjë dritë, çfarë duhet të jetojmë - se “vendi në të cilin linda, ngjarjet që jetova, rrethanat e ndryshme të globit tokësor e të jetës seme, më suellën at fat ose at fatkeqësi- thuej ti si të duesh - që un të jetojshëm realisht si epokën e gurit, ashtu qytetnimet parakristjane, kohët klasike, epokën mesjetare e, po, në shekullin e njëzet. Por nuk jam i knaqun nga të gjitha kto. Unë kam aspirue gjithmonë nji epokë tjetër t’ardhme për krejt njerëzimin. Do të vijë ndonjëherë ajo? Un besoj”. Këtu do mundnim vetëm të prezantonim atë pjesë të ndjesisë së thjeshtë që na jep At Zef Pllumi, për të marrë vesh qysh në lindje se ç’ishte ajo mbresë e lindjes së tij “në nji pyll”. “Ardhja ime në këtë botë”, që çel kapitullin e parë të autobiografisë, është e pakët të thuhet se po na paraqitet lindja e një prifti, e një eruditi, e një të dituri në punët e Zotit. At Zef Pllumi në gjashtë kapitujt që ka mundur të shkruajë në fund të jetës së tij (Rrena e parë, Dishira me u ba Frat, Arratisja prej shtëpie, Pranimi në Kolegj, si dhe Me At Gjergj Fishtën) - na zbulon një jetë të përjetshme, që kalon nga uni, tek njohja e një perceptimi më universal, kush jemi në këtë botë, aq të vogël - plot “mjeshtëri” epokash, bashkë.
Etnosi, totemet, legjendat, fabulat - gjithçka që është e paimagjinueshme për jetën e shqiptarëve të sotëm, e sidomos atyre modernë, e që kanë pak lidhje me librin, dhe jetën tradicionale - ndiqen nga rruga e një jete, si dhuratë për ne, për ta kuptuar thellësisht, në ndjenjë e në shpirt, çfarë ishte At Zef Pllumi në këtë vend.
Në kolegjin françeskan tregon se hyri në moshë të njomë, kur ishte shtatë vjeç. Ishte “gjama” e maleve kur i takoi të përjetonte bashkë me përcjelljen për t’u bërë prift. Ka një memorie etnografike që nuk mbart thjesht atmosferën e kohës, por duket se frati i ardhshëm kërkon ta na bëjë me dije “ngurtësinë” e rregullave, se si shqiptarët frymëzoheshin atyre anëve kur ju ndodhte fatkeqësia, apo dhe gëzimi në derë të shtëpisë.
“Burrat e maleve më kapuç të bardhë, e tirqe të leshtë, erdhën valë-valë tuj britë sa me shungullue të gjitha malet, mbas tyne gratë e veshuna me të zeza kjajshin sa me të dhimbë kupa e kresë” - ishte ky solemniteti i ceremonialit karakteristik ndër Malësitë e Veriut, kur trupi i të vdekurit mungon. Informacioni që tani na duket “legjendar”, na sqarohet se quhet “imagjinar”, që do të thotë “varrim imagjinar”.
Pra, në këtë rrugë për ta futur në kolegj, nëna e Prekës (emri para se të pagëzohej prift) e dërgon djalin e saj të vocërr tek Patër Antoni, - gjëja e parë që e pyet At Antoni ishte në dinte shkrime e këndim. Preka këndon vargjet e At Gjergj Fishtës, duke i lënë një pamje tepër të “këndshme” në gjurmët e fytyrës së At Antonit.
As rregullat e vështira, as gjendja e vështirë e kolegjit, që nuk kishte krevat, e shtrim e mbulojë nuk e kthyen mbrapsht Prekën, duke hyrë kështu në javën e provës.
“Shikjoni – na tha - unë dishroj që Shqipnisë t’i dalin edhe shumë shkrimtarë e poetë, por kjo poezia asht nji dhanti e natyrës. Kur mungon talenti, kjo dhanti, atëherë asht ma mirë që të baheni doktora e inxhinjera ose edhe këpuctarë se sa shkrimtarë të këqij. Nji shkrimtar i keq i ban shumë dam popullit që e lexon” - ky ishte impresioni që e ka lënë pa mend Prekën, duke kujtuar kështu mënyrën se si i erdhi inspirimi nga drita e Zotit përmes dijes, dhe ndërgjegjes pse duhet të jetojë - dhe kjo nga një tjetër frat që tashmë zhguni i priftit e kishte shndërruar në një botë besimi dhe drita, nën emrin e At Gjergj Fishtës. Ati i ardhshëm, la në mahni At Gjergj Fishtës kur në moshën 7-vjeçare u ngrit dhe këndoi gjithë “Lahutën e malsisë”, në një kohë kur nuk ishte botuar vepra komplete, por vetëm tre libra të tij me nga pesë këngë.
Me kapitullin kur njihet me At Gjergj Fishtën, mbyllet dhe saga e fëmijërisë së At Zef Pllumit, duke na sjellë një nga dialogët më interesant të studentit të Kolegjit, deri në çastin kur u përzu, në dhjetor të vitit 1946. Në këtë episod të shkurtër dhe të thjeshtë, midis studentit dhe Atit, mësojmë se ky kolegj i përgatiste më kulturën e madhe që të fal letërsia, qysh nga Horati e Katuli, e Tibuli. At Zef Pllumi me një erë trishtimi të lehtë, pa e dhënë veten, na kujton papritur se libri i Lahutës ishte gjëja më e shtrenjtë e jetës së tij, i lidhur si Ungjill, që bashkë me shkopin e bukur të fratit i mbante të fshehur nga kontrolli i që iu bë në ‘46.
Fjalitë e fundit, na bindin për një “pasuri” jo të zakonshme monumentale siç është fjala si dhe dy gjërat më të shtrenjta, shkopi i fratit dhe libri i lahutës - që pas dallgëve ku e përplasi jeta, pra në diktaturë - At Zef Pllumi e lë të shkruar që shkopi, edhe maskën e fytyrës, i “kam dorëzue si relike në Kuvendin Franceskan të Shkodrës për ruetje”. Duke i kërkuar ndjesë Kuvendit të Françeskanëve që kanë vendosur në krye të librit një lajm se: “Provinca Franceskane shqiptare mban të drejtën e plotë mbi çdo vepër, të botueme prej Franceskanëve shqiptarë. Prandej çdo rishtypje pa leje, edhe e pjesëshme, përkthimet, ndërrimet, cungimet kemi më i kërkue sambas të drejtës ligjore” - jemi “të tunduar” që të botojmë më poshtë një pjesë nga tregimi i parë autobiografik. Vetëm me një qëllim: të kuptojmë si lindi At Zef Pllumi duke e kaluar këtë paralelizëm, me të njëjtat fjalë që vetë ky frat pat lënë për Gjeçovin: “Gjatë jetës së njeriut nji ndër punët ma të vështira asht me folë për njerëzit e mëdhaj ose, siç thojshin klasikët në antikitet, njerëzit e vdekshëm me folë për të pavdekshmit”.