E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shtatë këshilla për të mundur vapën

Kur temperaturat rriten, duhet të merren masa për parandalimin. Ja disa nga këshillat:

Shmangni daljen në orët më të nxehta të ditës, çka do të thotë nga ora 11.00 -16.00 dhe qëndroni në vende të freskëta të shtëpisë.

Është mirë që gjatë ditës të bëni një dush të freskët pa u tharë. Po kështu duhet të mbroheni nga i nxehti duke mbyllur dritaret dhe vetratat dhe lërini të hapura vetëm gjatë natës. Pini ujë rregullisht pa qenë nevoja që të prisni që të keni etje. Një gotë uji për çdo orë derisa të arrihet deri në 1.5 litër ujë në ditë. Nëse ju nuk pini dot ujë, atëherë mos ngurroni që të pini edhe çaj të ftohtë, apo kafe të ftohtë, si dhe sallatë me shalqi apo pjepër. Në të kundërt, nuk është mirë që të pini pije alkoolike, soda shumë me sheqer, po kështu duhet të evitoni edhe pirjen e kafesë. Më shumë se kurrë duhet të hani ushqime në mënyrë të ekuilibruar në mënyrë që organizmi juaj të mbushet me kripë minerale.

Kini kujdes nga çdo shenjë debolese që keni. Kjo lloj debolese nga i nxehti shfaqet më shumë te të moshuarit në formën e lodhjes apo edhe në formën e mungesës së gjumi, problemeve gjatë natës. Prandaj duhet që të pushoni në një vend të freskët dhe të merrni pije energjike. Nëse këto simptomat rëndohen apo zgjasin më shumë se një orë, duhet patjetër të thërrisni mjekun.

Nëse jeni duke marrë ilaçe gjatë kësaj periudhe, është mirë të këshilloheni me mjekun tuaj.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›