Si te investoni kursimet tuaja

Banka do te te ndihmoje te analizosh kushtet e tua financiare dhe te vendosesh si te investosh kursimet e tua duke vleresuar objektivat qe do te arrish me nje investim dhe sa je i predispozuar ose sa mund te rrezikosh per ti arritur
Ne radhe te pare duhet te dish se nuk mund te flitet per investime me te mira ne menyre absolute cdo investim ne fakt ka nje raport te vecante midis rrezikut dhe rendimentit. Principi nga i cili duhet nisur ne momentin qe vleresohet nje produkt kursimi eshte ky investimeve me rendiment te mundshem me te larte i perkon nje nivel rreziku me i larte p.sh. aksionet investimeve me rrezik me te ulet i perkon nje rendiment me i ulet p.sh. titujt e Shtetit.
Banka do te te ndihmoje te analizosh kushtet e tua financiare dhe te vendosesh si te investosh kursimet e tua duke vleresuar objektivat qe do te arrish me nje investim dhe sa je i predispozuar ose sa mund te rrezikosh per ti arritur. Format e investimit me te perhapur jane aksionet dhe obligacionet.
Aksionet jane tituj kredie qe perfaqesojne nje kuote te kapitalit themeltar te nje shoqerie. Nje aksion perfaqeson copen me te vogel te nje shoqerie sa me shume aksione blihen aq me e madhe eshte kuota e shoqerise qe na perket. Ne proporcion me kuoten qe kane investuar aksionistet ndajne fitimet dhe borxhet e shoqerise ne te cilen konsiderohen pronare dhe kane te drejta mbi pronene saj.
Nje obligacion eshte nje borxh qe nje shoqeri ose ent publik lidh me kursimtaret. Si rrjedhoje per kursimtarin obligacioni eshte nje titull kredie qe jep te drejten te marresh mbrapsht kapitalin e dhene hua te rritur nga interesat brenda afatit dhe kushteve te caktuara nga shoqeria huamarrese qe leshon titujt.
Nje forme tjeter investimi jane titujt e Shtetit planet e kursimit te kapitalit dhe fondet e perbashketa te investimit.
Si per obligacionet edhe titujt e Shtetit jane tituj kredie qe do te thote dokumente qe perfshijne te drejta mbi kapitalin. Ne vecanti titujt e Shtetit jane certifikata qe perfaqesojne te drejta kredie kundrejt Shtetit jane te leshuara nga Ministria e Ekonomise dhe e Financave qe periodikisht organizon ankande publike per ti shitur ne treg. Ne daten e skadimit kthehet mbrapsht cmimi i blerjes dhe interesat.
Plani i akumulimit te kapitalit PAC eshte nje forme kursimi qe lejon te investosh periodikisht shuma parash edhe te vogla ne nje ose disa produkte financiare. Dobia kryesore e PAC-it ne krahasim me format e tjera te kursimit eshte ndarja e investimit ne disa keste ne vend te derdhjes se te gjithe shumes njeheresh. Ky fakt e ben kete investim vecanerisht te pershtatshem per kursimtaret/investitoret e vegjel.
Fondet e perbashketa te investimit jane menyra kursimi qe administrohen nga shoqeri te specializuara per llogari te disa kursimtareve qe nenshkruajne kuotat e fondit sikur te jete nje teresi kapitali e vetme.
Mekanizmi eshte i thjeshte administratori investon ne tregjet financiare per llogari te nenshkruajtesve te cileve u kerkohet derdhja e nje kuote kapitali dhe ndan rendimentin e fituar duke mbajtur nje pjese si shperblim per sherbimin e tij.