Bulqize sindikata e minatoreve padit METE-n dhe RISHM-in
Sindikata fajeson keto dy institucione per gjendjen e veshtire ne miniere dhe per vdekjen e disa minatoreve
Minatoret e Bulqizes kane caktuar fajtoret e problemeve te tyre. Diten e djeshme sindikata e minatoreve ka depozituar ne gjykate nje padi ndaj Ministrise se Ekonomise dhe Repartit te Inspektim-Shpetimit te Minierave ku i akuzon keto te fundit per shperdorim detyre. Sipas sindikates jane keto dy institucione qe me neglizhencen e tyre kane sjelle fatkeqesite e tyre. Sindikata i akuzon per demtim te prones publike e ardhur kjo nga neglizhenca e tyre dhe moskryerjen e investimeve ne minieren e Bulqizes. Gjithashtu sindikata ka ngritur padi penale dhe fajeson Ministrine e Ekonomise dhe Repartin e Inspektim-Shpetimit te Minierave per vdekjen e disa minatoreve ne minierat e braktisura dhe ato private. Sipas sindikates ka qene neglizhenca e ketyre te fundit qe ka sjelle vdekjen e minatoreve.
Pas inspektimit miniera punon ne sektore te reduktuar
Pas inspektimit te kushteve te minieres nje dite me pare nga Reparti i Inspektim-Shpetimit te Minierave puna ne minieren e Bulqizes ka filluar vetem ne disa fronte. Pas kontrollit Reparti i Inspektim-Shpetimit te Minierave nuk u dha leja per nisjen e punes ne te gjithe sektoret per shkak se kompania ACR nuk kishte plotesuar te gjitha kushtet per sigurine ne pune te minatoreve. Specialistet qe inspektuan minieren e Bulqizes theksuan se ne disa fronte pune miniera ka nevoje per riparime. Nderkohe diten e djeshme minatoret e Bulqizes rifilluan punen pas tre muajsh nderprerje. Ata para pak diteve nenshkruan nje marreveshje me kompanine ACR ku kjo e fundit pranoi te plotesoje disa nga kerkesat e minatoreve. Minatoret jane rikthyer ne pune pas marreveshjes me 7 pikat e ofruara nga ACR-ja. Ne kete marreveshje perfshihen investimet ne miniere rritja e pages bruto me 20 investime ne zonen minerare D kushte me te mira pune si dhe dhenia e pages se 13-te. Pika me e debatuar qe u be shkak edhe per shtyrjen e kompromisit ishte largimi i drejtorit te minieres te Bulqizes por minatoret kane rene dakord qe kerkesa te shqyrtohet me vone.Drejtori i minieres se Bulqizes Medat Zogu nuk i eshte pergjigjur pyetjes per plotesimin e kushteve ne miniere ndersa drejtori inspektimit te minieres Refik Spahiu ka treguar mangesite e sigurise ne te. Inspektoret i kane kujtuar drejtorit te minieres urdhrin e ministrit te Ekonomise per mosnjohjen e nenkontraktoreve ne zonen D. Ajo zone eshte mbyllur si e rrezikshme dhe asnje punetor nuk duhet te jete atje. Gjate kohes se greves ne zonen D vazhdonte puna e firmave te ndryshme qe shfrytezuan periudhen e bllokimit te ACR-se per te nxjerre dhe per te shitur mineral kromi.