Si të jesh konkurrent i fortë në Evropë
Interesimi për konkurrencën e Bashkimit Evropian nuk ka nisur me krizën e euros. Mbrojtja e pozitës së avancuar të Evropës në ekonominë botërore ishte, mbi të gjitha, një motiv kyç prapa krijimit të tregut të vetëm. Që nga ajo kohë, interesimi për konkurrencën në Bashkimin Evropian ka shënuar një rritje të mëtejshme, në mënyrë të veçantë pas debatit të nisur për sfidën që përbëjnë vendet, si puna e Kinës. Me qëllim të sigurimit të rritjes dhe qëndrueshmërisë stabile ekonomike në Evropë, politikëbërësit dhe publiku duhet, mbi të gjitha, ta konsiderojnë tregtinë ndërkombëtare si një shkëmbin të përbashkët dobiprurës të mallrave dhe shërbimeve. Rritja produktive dhe inovacioni janë kritike në rast se nuk do të ketë përfitime nga ky shkëmbim. Prandaj, edhe duhet të ketë një siguri se paratë e taksapaguesve evropiane të përdoren për politika të mira publike. Së pari duhet ndalur së shikuari tregtinë ndërkombëtare si një lojë pa fitues që disa vendeve i kushton më shumë, e disa të tjerave u sjell përfitime. Afërmendsh se kompani brenda së njëjtës industri janë në konkurrencë direkte me kompani të tjera, dhe se disa përfitime që i kanë marrë disa kompani shkojnë në kurriz të të tjerave. Pra, një kompani do të shënojë rritje për shkak performancës së tyre të nxitur nga konkurrenca.
Fatkeqësisht, disa njerëz mendojnë se e ardhmja e vendeve të tyre kërkon që ai shtet të ketë performanca larg më të mira sesa të vendeve të tjera që kërkojnë të njëjtën gjë. Ky pranim i shkallës botërore të konkurrencës vazhdon të motivojë një rreze të gjerë nismash politike, përfshirë politika për të krijuar dhe mbrojtur “kampionët kombëtarë” dhe për të përkrahur një gamë të të ashtuquajturave industri strategjike. Kjo qasje ka dy probleme. Së pari, ka shumë pak dëshmi për të përkrahur këtë qasje se politikat industriale zgjerojnë hisen e shtetit në tregtinë botërore. Shpeshherë, ndërhyrjet qeveritare të bazuara në marrjen në konsideratë të tregtisë strategjike, thjesht garanton një mbulim mbrojtjeje për industri të brendshme, që dëmton shtetet e tjera – dhe kësisoj sjell një ekonomi proteksioniste. Së dyti, dhe më e rëndësishme krahasimi i kompanive të vendeve të ndryshme është një qasje thellësisht e gabuar. Kur një kompani bëhet më konkurruese, mobilizon rivalët e saj; ata nuk përfitojnë asgjë në shkëmbim të kësaj. Por kur një shtet bëhet më produktiv dhe rritjet eksportet e veta, ajo mundohet më shumë që vetë të eksportojë më shumë në vendet e tjera. Në të vërtetë, rritja e importeve është arsyeja e fundit për të importuar më shumë për të nxitur eksportet e veta, ndërkaq një kompani është e motivuar të jetë shumë më e suksesshme karshi konkurrentëve, saqë asnjëherë të mos ketë nevojë të blejë diçka prej tyre.
Kështu konkurrenca e jashtme është ajo çfarë nobelisti i ekonomisë, Paul Krugman, e quan “obsesion i rrezikshëm” – së paku në atë shkallë derisa të jetë e bazuar në analogjinë kompani-shtet. Por nëse konkurrenca i referohet prodhimtarisë, do të jetë një koncept kuptimplotë. Vendet përfitojnë nga rritja e prodhimtarisë dhe rritjes ekonomike jo duke i ndihmuar shtetet të konkurrojnë karshi shteteve të tjera, por duke i aftësuar ato të prodhojnë dhe konsumojnë më shumë, ose të prodhojnë dhe konsumojnë të njëjtën sasi me më pak burime. Njohja e konkurrencës në këtë sens është një parakusht për një dizajnim të suksesshëm rritjeje dhe zbatimi në agjendën e rritjes në Evropë. Në të vërtetë, një trup i njohur për kërkime – i prirë nga ekonomisti i Harvardit, Philippe Aghion dhe kolegët e tij – sugjeron se inovacioni është prijësi kryesor i rritjes ekonomike në vendet e zhvilluara. Kjo përfshin, që është edhe gjëja kryesore, nevojën për t’i ekspozuar kompanitë e forta vendore karshi atyre ndërkombëtare. Të përballur me konkurrencë të fortë të jashtme, kompanitë në mënyrë tipike mundohen të sjellin risi dhe të mbijetojnë. Prandaj Bashkimi Evropian duhet të kombinojë buxhetet për mbështetje me rregullat e konkurrencës që i bënë kompanitë të lidhura njëra me tjetrën, në të njëjtën kohë të mbështesin inovacionet e suksesshme me patenta mbrojtëse. Në dhjetëvjetëshat e fundit, Evropa nuk ka lëvizur përnjëmend në këto fronte, por nuk është shumë vonë për ta zënë hapin. Në këtë pikë, sektori i shërbimeve jep premtimin më të madh. Përvoja jonë e përditshme na bën ne të kuptojmë se duhet ketë më shumë vëmendje ndaj risive të tregtisë. Dhe në të vërtetë, prodhimtaria është një burim i rëndësishëm i inovacionit dhe rritjes ekonomike. Por çdo agjendë që synon stimulim të rritjes ekonomike në Evropë duhet të përfshijë sektorin e shërbimeve.
Në të vërtetë, shërbimet llogariten si dy të tretat e vlerës së përgjithshme të vlerës së shtuar të ekonomisë së BE-së. E në lidhje me punësimin, sektori i shërbimeve është edhe më i gjerë. Me fjalë të tjera, prej viteve nëntëdhjetë, rritja ekonomikë në BE është prirë kryesisht nga zgjerimi i shërbimeve. Në të njëjtën kohë, rritja e prodhimtarisë në sektorin e shërbimeve ka shënuar një ngecje krahasuar me zhvillimet në Shtetet e Bashkuara. Kjo nënkupton se ka hapësirë të madhe për të nxitur inovacione dhe produktivitet në Evropë. Natyrisht, tipi më i mirë i rritjes së produktivitetit në shërbime rezulton nga inovacioni që përmirëson cilësinë më shumë sesa rrit sasinë me pak apo më shumë burime, veçanërisht në aspektin e fuqisë punëtore. Mendojeni mirëqenien shëndetësore, edukimin dhe kujdesin për të moshuarit. Rritja e produktivitetit nuk duhet të rezultojë me më pak të punësuar që kujdesen për më shumë pacientë, studentë dhe të moshuar. Për rritje të produktivitetit në shërbime, ai që ekonomistët e quajnë “kapital i pakapshëm”, bëhet shumë më i rëndësishëm. Kjo gjithashtu nënkupton se duhet të ketë më shumë rezultate nga investimi në shkathtësi të punëtorëve, përmirësime organizative, procese më të mira, dizajnime të reja dhe kështu me radhë. Shtetet, shërbimet e sektorëve të të cilave kanë shënuar një kontribut të madh për rritjen e produktivitetit, kanë investuar në mënyrë të theksuar në kapital të pakapshëm, në mënyrë të veçantë për të shënuar sukses në nxitje të inovacioneve. Kjo është rruga që duhet ndjekur BE-ja.
Autori është ish-ministër për Çështje Ekonomike, për Financa dhe zëvendëskryeministër i Belgjikës. Shkrimi është botuar në portalin “Project Syndicate”