E Diel, 1 Nëntor 2026

Anelka refuzon Njukasëllin

24/01/2005  

Sulmuesi i Mançester Sitit, Nikolas Anelka ka hedhur poshtë një ofertë me vlerë prej 8 milionë stërlinash që vinte prej klubit të Njukasëllit. Lojtari francez, i cili kohët e fundit ka patur disa polemika, si me trajnerin Kevin Kigan edhe me drejtuesit e klubit të Mançester Sitit, ka refuzuar me mospërfillje interesimin e bërë nga Graem Sunes. Sulmuesi francez ka deklaruar se, një klub si Njukasëlli do të humbiste kohën kot duke kërkuar firmën e tij. Në këtë mënyrë Anelka e ka bërë të qartë se do të preferonte më shumë që të qëndronte në radhët e Mançester Sititi, se sa të transferohej në “Sent Xhejms Park”. Pavarësisht nga interesimi i Njukasëllit, duket se sulmuesi francez është nën vëmendjen e skuadrës turqe të Fenerbahçes. Dëshira e tij për t’u larguar nga Mançester Siti vazhdon të jetë akoma e madhe. Marrëdhëniet e tij me klubin dhe me trajnerin Kevin Kigan kanë arritur në pikën më kulmore. Për më tepër gjendjen e kanë acaruar edhe tifozët e shumtë, të cilët nuk e kanë pritur aspak mirë vendimin e tij për t’u larguar nga skuadra e tyre.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›