Si te luftosh stresin duke gatuar
Alain Passard 54 vjec francez eshte nje nga shefat e kuzhines me te mire ne bote i vleresuar me shume cmime nderkombetare. Passard e ka pasion te flase per grate dhe lidhjen e tyre me kuzhinen. I dalloj menjehere ato qe jane te stresuara dhe pikerisht atyre dua tu kthej buzeqeshjen. Kam shume gra ne kuzhine qe jane me te duruara dhe i rezistojne lodhjes me shume se meshkujt. Por kur vjen radha te stresi jane pak te brishta ndoshta sepse i duhet te perballojne edhe familjen karrieren miqte dashurine. Te gjitha gjera qe i lodhin qe lene shenje ne jeten e tyre. Por si mund te luftohet lodhja Sipas Passard ne tavoline e ndoshta ne kuzhine Duke gatuar asparage me shampanje dhe gjalpe ne zjarr te ngadalte per rreth dy ore. Per shefin e kuzhines franceze grave te koheve te sotme u duhet te ndryshojne ritmin e jetes frenetike qe bejne dhe clodhja mund te behet ne kuzhine. Sa inat qe nuk jane me kuzhinat prej druri qe ekzistonin me pare ku zjarri qe ishte elementi kryesor conte ne krijimin e marredhenieve me intime mes kuzhinierit dhe produktit. Passard eshte nje kuzhinier i cili qe nga viti 2001 ne restorantin e tij ne rrugen Varenne ne Paris ka vendosur ta eliminoje mishin nga te gjitha menyte e tij. Pak per shkak te lopes se cmendur por mbi te gjitha sepse e kuptova se perimet jane shume me te mira. Kam krijuar edhe nje kopsht ku nuk perdor pesticide dhe toka punohet me qe sepse traktori le shenja shume te thella. Mes domateve dhe qepeve kam rilindur ndaj u them grave respektoni veten jepini asaj kenaqesi duke gatuar cmedurira te vogla ne kuzhine por qe te ngrene humorin si karota me cokollate te shkrire vizitoni nje qytet te bukur ose nje fshat praktikoni sportin merruni me kopshtin por mbi te gjitha hidhini shume ereza pergatitjeve qe ju sjellin ne humor te mire. I thoni jo kirurgut estetik mosha dhe lodhja mund te luftohet me nje ushqim te mire. Edhe per meshkujt shefi i njohur i kuzhines franceze ka nje keshille Kujdes me ushqimin jashte shtepise dhe jo te shendetshem qe reflektohet i gjithi ne trup e sidomos tek pjesa e barkut. Mendoni edhe me shoqen tuaj kur zhvisheni ne krevat. Respektoni trupin tuaj. Mjeshtri francez qe here-here merr rolin e mjekut tregon se lufton me mish e me shpirt per produktet e fresketa bimore kunder lodhjes se fytyres. Nga pjata ne kremra bronkolit qe kane veti antioksiduese proteinat e sojes mjalti domatet rrushi shega. Per te ushqyer ndricuar pastruar. Franca eshte e para qe ka nisur nje fushate kunder nderhyrjeve estetike dhe lodhjes qe streson lekuren. Por pas shefit qe merr rolin doktorit ja doktori qe merr rolin e shefit. Behet fjale per David Servan-Schreiber 49 vjec qe ne vitin 1992 zbuloi se kishte nje tumor ne tru. Ne vitin 1993 u be profesor ne Universitetin e Pittsburgut ndersa ne 2003 botoi librin Si te sherohesh qe u be menjehere bestseller. Aty ai shpjegon se si nje stil i mire jetese ndihmon luften kunder lodhjes depresionit semundjeve ne pergjithesi. Lufta kunder lodhjes kalon nga nje revolucion i brendshem. Duhet te nisni te merrni fryme thelle te hani te flini. A i beni te gjitha keto Atehere perpiquni per me shume. Reduktoni konsumin e sheqerit dhe pijeve te embla. Mos lini pas dore peshkun ushqimin me te mire dhe te shendetshem qe ka krijuar natyra. Mbi te gjitha gatuani brokoli te pjekur me pak vaj ulliri dhe piper te zi. Perimet e fresketa favorizojne eliminimin e helmeve nga organizmi. Brokoli eshte shume i pasur me vitamina C dhe B9 dhe konsiderohet si lider ne luften kunder kancerit. Merrni eren e rigonit apo cajit jeshil ju ben mire per shendetin. Po ashtu mos harroni te pergatisni ne shtepi kete pjate qe une e bej gjithmone dardha me qumesht kokosi dhe shafran. Pra si te thuash kenaqesia e mendjes kalon permes shijes jo me ilace qe ju heqin oreksin. Pastaj ne fushaten e Biotherme eshte edhe modelja me dy femije Angela Lindvall. Edhe ajo eshte e angazhuar ne luften kunder stresit qe le shenja ne fytyre. Mos perdorni ilace per tu dobesuar dhe marrosuni pas nje diete me fruta dhe perime. Po ju them sepse nena ime Laura ishte masazhiere dhe gjithmone ka keshilluar dyllin e bleteve dhe vajin e avogadros dhe e bente vete. Kur jeni te lodhur kura me e mire eshte ti merrni ere barbarozes se kuqe. Shefi i kuzhines Passard i pasionuar pas parashutizmit dhe kuajve rekomandon kurohuni ne tavoline dhe behuni me te bukur. Madje per kete ekzistojne edhe receta. Une vij nga Britania e Madhe dhe cdo dite perpiqem te krijoj ambientin qe kam perjetuar gjate femijerise. Gjyshja ime gatuante cdo mengjes ushqime te fresketa dhe me thoshte se e bente me dashuri kete gje sepse i largonte stresin. Gatimet e shpejta me perime jeshile jane shume praktike per nje grua te stresuar qe kthehet ne shtepi pas pune. Jane vertet fantastike.