E Shtunë, 31 Tetor 2026

Si te mos gaboni gjate marredhenieve me partnerin

Ju dhe partneri juaj mendoni se e njihni shume mire njeri tjetrin, se nuk keqkuptoni ose nuk keqkuptoheni gjate bisedave, por e verteta eshte se as ato lidhje qe njihen si ''te qendrueshme'' nuk duhet ta mosperfillin kete problem. Shume cifte bejne gabime gjate komunikimit, madje shume nga ato mbarojne ne nje zenke, qe me vone do te preke emocionalisht njerin nga protagonistet. Njeri do te ndihet fitimtar, ndersa tjetri do te ndjeje nje zbehje te asaj lidhjeje. Per t'ju shmangur problemeve, nuk duhet t’i injoroni. Jane 5 gabime, qe shumica e femrave i kane te perbashketa. A jeni ju nje nga ato? Mbase. Pra kujdes! Ai nuk eshte shoqja jote, ai nuk i kupton ato qe nuk ia thua dhe i kupton vetem gjysmen e atyre qe ia thua. Kush ka thene se vetem femrat jane te komplikuara?

Gabimi 1. Fshehja e detajeve

Eshte gabimi kyc qe ben nje femer derisa i tregon partnerit te saj se te shtunen mbrema do te dale me shoqet. Ajo nuk permend hollesite ku, kur dhe saktesisht me ke? Perderisa per nje femer eshte e rendesishme te dije te gjitha hollesite, eshte shume normale qe edhe mashkulli te kerkoje nje gje te tille.

Pa panik, pa u nervozuar dhe pa e akuzuar per mosbesim, ne menyren me te afert, tregoji gjithcka. Ai do te ndihet i qete, perderisa t’i do te jesh rehat, pa pasur nevoje ta therrasesh cdo ore.

Gabimi 2. Koha e gabuar

Te gjitha femrat duhet te dine se eshte gati e pamundur te debatosh, perderisa ai eshte duke ndjekur televizorin. Dhe pas ketij gabimi qe s'kaperdihet, menjehere vjen tjetri. Mendimi se ai i jep me shume rendesi televizorit. A e keni ditur se, ata nuk perqendrohen dot ne disa gjera njekohesisht. Ate mund ta pyesesh per gjithcka dhe ai pergjigjet me "ehe", qe do te thote se nje pjese e trurit te tij eshte perqendruar ne TV, pjesa tjeter eshte ne gjume... ti mund te flasesh tere diten, e ai ... "ehe ... ehe''

Nga ana tjeter, meshkujt shfrytezojne castet kur ajo eshte duke u pergatitur per pune, duke lexuar revisten e saj te preferuar, saktesisht, kur ajo eshte e preokupuar me dicka tjeter. Ai e ben kete qellimisht, ngaqe ai nuk ndihet mire gjate bisedave te gjata dhe te thella. Pra gjen kohen "e pershtatshme", kur ajo nuk mund te perqendrohet ne ate bisede.

Gabimi 3. Fjalite qe fillojne me “...kam nje lajm te keq”

Kur ajo do te tregoje dicka, qe partnerit ndoshta nuk do t'i pelqeje, fjaline e fillon me "Kam nje lajm te keq. Edhe nese fjala eshte per dicka shume te thjeshte, ai do te reagoje me ashper. Problemi qendron te menyra e gabuar e te shprehurit, ne kete rast. Ai asnjehere nuk pergatit fjalim, por i "bie shkurt", futet drejt ne teme dhe thote ate qe ka per te thene. Te njejten gje pret edhe nga partnerja. Ne situata te tilla, me mire eshte te futesh direkt ne teme sesa te flasesh gjepura derisa te thuash dicka, qe ai ta kuptoje.

Gabimi 4. Papritur biseda kthehet ne monolog

Ajo eshte duke treguar historine e shoqes se saj qe eshte ndare nga i dashuri, dhe ai ka shtypur butonin “MUTE” (Memec) .

Problemi qendron ketu: Atyre nuk u pelqejne hollesite, nuk duan te dine detajet e ndarjes (ne kete rast). Ne disa raste ata nuk interesohen per dicka, qe nuk ka te beje me ta personalisht. Nese nuk do te perfundosh duke e shkundur ate per t'ia terhequr vemendjen, gjate bisedes beji ndonje pyetje dhe ai do te kthehet serish ne toke. Ai e ka me te lehte te shperqendrohet derisa flet vetem ajo, sesa kur ka te beje me pyetje provokative.

Gabimi 5. Mos provo te zbulosh me te fshehtat

Femrat pyesin per cdo gje. Sinqeriteti eshte veti e mire, mirepo jane disa gjera qe ndoshta partneri juaj nuk ka nevoje ti di. Ajo nuk ka nevoje ta dije se atij nuk i duket me e bukura ne bote, nuk duhet ta dije nese ai shikon revistat me femra nudo. Ai eshte me mire te mos e dije nese ajo ka kriza xhelozie, qe mundohet ti fshehe dhe mund te jetoje edhe pa e ditur se ajo ka nje numer dyshifror te lidhjeve nga e kaluara. Disa gjera eshte me mire te mbeten te fshehta. Ne kete menure, ajo eshte e vetmja ne bote per te, ai asnjehere nuk ka shfletuar revisten "Playboy" dhe ajo nuk eshte xheloze dhe ka pasur vetem nje lidhje te deshtuar.Mos pyet asnjehere per te gjitha ato imtesi qe nuk ja vlen as te permenden, ne te kundert, do te fitosh bindje tjeter nga ajo qe ke pasur per partnerin.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›