Tirane/ Punonjesi i Gardes plagos 34-vjecarin
Nje 34-vjecar eshte plagosur ne oret e vona mbreme ne Tirane teksa eshte grindur me autorin e plagosjes. Adnan Xhepa 34 vjec eshte grindur me Aziz Gazhin per motive banale dhe me pas ka mbetur i plagosur. Lajmi eshte bere i ditur nga burime te policise qe thane se ngjarja ka ndodhur ne rruge tek zona e quajtur “Fusha e Aviacionit” ne Tirane. Ne vendin e ngjarjes kane shkuar menjehere uniformat blu te Komisariatit nr. 2 dhe kane arrestuar autorin e plagosjes Aziz Gashi. Pas verifikimeve te bera mesohet se Gashi eshte punonjes i Gardes. Aktualisht i plagosuri 34-vjecar ndodhet ne ambientet e Spitalit Ushtarak ne te cilen eshte duke marre ndihmen mjekesore te bluzave te bardha.