Si të regjistroheni për punë në Itali
27/03/2012 Aplikimet pranë zyrave të punës në 12 qarqet nga 27 mars deri më10 prill
Formulari dhe udhëzuesi i plotë kush duhet të aplikojë
Çelet gara e aplikimeve për shqiptarët që duan të sigurojnë një vend pune në shtetin italian. Regjistrimi për të siguruar jo vetëm formimin profesional, por dhe punësimin nis nga data 27 mars pranë zyrave të punësimit, që janë të hapura pothuajse në të gjithë vendin. Në këto kushte, të gjithë të interesuarit mund të aplikojnë dhe të regjistrohen duke plotësuar formularët përkatës me të dhënat e kërkuara deri më datën 10 prill pranë zyrave të punësimit në 12 qarqet e vendit. Bashkëpunimi ndërmjet dy vendeve ka nisur tashmë me zbatimin e një projekti-pilot, ku 255 shtetas shqiptarë u janë nënshtruar kurseve falas për formimin gjuhësor dhe profesional, që kanë si qëllim punësimin në Itali të të paktën 50 për qind të pjesëmarrësve në kurse në sektorë të ndryshëm. Procedurat e aplikimit janë bërë të ditura gjatë ditës së djeshme gjatë takimit të zhvilluar ndërmjet ministrit tonë të Punës Spiro Ksera, drejtorit të përgjithshëm të imigracionit të Ministrisë Italiane të Punës dhe ambasadorit italian në vendin tonë Masimo Gaiani. Veç gjuhës italiane kualifikimet që ofrohen janë për në sektorin e turizmit, ndërtimit, agrozooteknikës, asistencës familjare, industrisë tekstile dhe artizanatit. Gjatë konferencës u shpall fillimi i procedurave të regjistrimit për të gjithë shtetasit shqiptarë që duan të kandidojnë për të pasur mundësinë të punojnë në mënyrë të rregullt në Itali. Të interesuarit mund t’u drejtohen sporteleve të migracionit pranë drejtorive rajonale të shërbimit kombëtar të punësimit (yyrave të punës) në qendrat e banimit për të paraqitur kandidaturën e tyre sipas modaliteteve të parashikuara dhe për të regjistruar profilin e tyre në listat e disponueshmërisë. "Sistemi bën fjalë për emigrimin në Itali për motive punësimi dhe personel të kualifikuar. Pala jonë do të kujdeset që punëkërkuesit shqiptarë të njohin gjuhën italiane krahas kualifikimit të tyre profesional. Këto do të lehtësojnë punësimin e tyre në Itali. Kjo procedurë e re punësimi për shqiptarët do të forcojë më shumë marrëdhëniet tona, po dhe të Shqipërisë me Bashkimin Evropian", - ka deklaruar dje ambasadori italian Masimo Gaiani. Duke iu referuar fillimit të projektit Ministri i Punës, theksoi se ky është vetëm hapi i parë në zbatim të marrëveshjes dhe se realizimi me sukses i tij do të hapi rrugën shtrirjes në kohë dhe në hapësirë të marrëveshjes. Ndërsa drejtori i Përgjithshëm Natale Forlani, e përcaktoi ecurinë e marrëdhënieve mes dy ministrive si ‘Cilësi”.
Regjistrimi
Informacioni mbi procesin e regjistrimit gjendet në faqen e internetit www.mpcs.gov.al (te menyja “Migracioni”, ku të interesuarit mund të shkarkojnë edhe formularin e aplikimit). Regjistrimi pranë sporteleve të migracionit në zyrat e punës në Tiranë, Durrës, Fier, Vlorë, Berat, Gjirokastër, Elbasan, Korçë, Lezhë, Shkodër, Kukës dhe Peshkopi do të bëhet nga data 27 mars deri më 10 prill 2012.
Përzgjedhja
Ministri i Punës, Spiro Ksera, ka konfirmuar se pas raundit të parë të përzgjedhjes, që mbaron brenda prillit, kandidatët e seleksionuar do të fillojnë kurset nga 30 prilli deri më 30 qershor. Për të menaxhuar sa më mirë këto lëvizje, Ministria italiane e Punës ka hapur në vendin tonë Zyrën e Koordinimit, e ngritur posaçërisht për këtë projekt, e cila do të merret më pas për të dhënë ofertat për punësimin e shqiptarëve në Itali.