Makinat, ja si ti çregjistroni falas
27/03/2012 Qytetarët edhe 5 ditë kohë për të përfituar nga amnistia fiskale
Nga ligji përfitojnë 140 mijë automjete. Ja procedura e plotë
Qytetarët, që kanë në pronësi një makinë që duan ta nxjerrin jashtë përdorimit pa bërë asnjë pagesë, mund ta realizojnë këtë deri në datën 31 mars. Kjo do të thotë se këto janë 5 ditët e fundit që këtë shërbim qytetarët mund ta përfitojnë falas. Sipas Drejtorisë së Përgjithshme të Transportit Rrugor, mësohet se gjatë këtyre ditëve ka një fluks të madh të interesuarish për çregjistrimin e makinave për të përfituar nga amnistia fiskale. Pikërisht duke u nisur nga ky fluks i lartë, DSHPR u bën thirrje qytetarëve që të mos aplikojnë në ditën e fundit pasi sistemi nuk mund të përballojë fluksin. Ka shumë mjete që qëndrojnë pezull dhe konsiderohen pengesë për çdo individ që i ka në pronësi në rast se, kërkon të marrë shërbimet e DSHPR. Të gjithë ata që nuk kanë shlyer taksat e viteve me shtrirje 31.12.2010, duhet të paraqiten te sporteli i DSHPR dhe të paguajë detyrimet e 2011 dhe në mënyrë automatike bëhet çregjistrimi nga lista e debitorëve. Ka shumë persona që kanë marrë gjoba të ndryshme, duke përfshirë edhe kategorinë e mjeteve të transportit publik dhe të mallrave. Edhe këto gjoba, në rast se nuk i kanë shlyer brenda këtij afati, atyre u falen në mënyrë automatike. Në Shqipëri ka shumë mjete rreth 25 për qind që kanë 2-3 vjet pa shlyer detyrimet. Brenda kësaj kategorie kemi një numër personash që nuk e përdorin mjetin, por nuk njohin procedurat, të cila të krijon hapësira që t’i mund të bësh çregjistrimin e përkohshëm. Ka edhe nga ajo kategori njerëzish që vijnë e përdorin mjetin vetëm në verë dhe nuk e dinë që kanë detyrime të pashlyera. Ekziston edhe një kategori që mjetet e tyre janë amortizuar apo kanë dalë jashtë përdorimit si pasojë e aksidenteve apo i kanë braktisur dhe këta qytetarë janë të detyruar që të dorëzojnë lejen e qarkullimin dhe targat për të bërë çregjistrimin, në mënyrë që të mos kenë detyrime. Edhe kjo kategori njerëzish mund të përfitojë duke plotësuar një formular-tip, që është në çdo drejtori dhe gjithçka zgjidhet edhe kur ai ka dokumentacionin e mjetit edhe kur nuk e ka, por bën deklarimin. Qytetari mjafton të paraqitet me një mjet identifikimi dhe Drejtoria e Transportit me data-base kompjuterik zbardh gjithçka. Me amnistinë fiskale të gjitha detyrimet bashkë gjobat fshihen, mjafton që individi të dorëzojë targën e mjetit. Në bazë të disa llogaritjeve të bëra nga drejtoria, duke u mbështetur te detyrimi mesatar vjetor që i takon të paguajë individi, rezulton se amnistia çliron për këta 140 mijë drejtues automjetesh mbi 2 miliardë e 500 milionë lekë. Dy llojet e taksave që paguhen një herë në vit nga drejtuesit e mjeteve të transportit janë taksa e qarkullimit vjetor (rreth 8 mijë lekë për automjetet) dhe taksa e regjistrimit të përvitshëm, që nis me 2400 lekë/vit. Për vitin 2010, rreth 250 mijë mjete transporti i kishin paguar detyrimet e tyre vjetore, si taksën e qarkullimit, ashtu dhe atë të regjistrimit të përvitshëm, duke i siguruar shtetit një të ardhur prej rreth 5 miliardë lekësh, ku peshën kryesore e mbart tarifa e qarkullimit. Kush nuk ka paguar doganën e makinës që ka importuar nga jashtë deri në fund të vitit 2010 mund të përfitojë duke paguar vetëm gjysmën e tarifës që do t’i caktojë administrata doganore.
Procedurat për çregjistrim:
Aplikimin pranë drejtorisë rajonale ku mjeti është i regjistruar, për shërbimin e kërkuar, i cili përmban dhe deklaratën e marrjes së përgjegjësive administrative, sipas modelit të hartuar nga DPSHTRR-ja
Dorëzimi i lejes së qarkullimit të mjetit
Certifikata e pronësisë së mjetit
Targat e mjetit
Kartën e identitetit, e cila pasi fotokopjohet dhe legalizohet nga nëpunësi i pranimit sipas rregullave në fuqi, i kthehet përsëri aplikuesit
Nëse personi është shtetas i huaj, jorezident në Shqipëri, si dokument identifikimi duhet fotokopje e noterizuar e pasaportës dhe, ose e kartës së identitetit
Dokumentin e fitimit të pronësisë, kur ka ndryshim pronësie, së bashku me konfirmimin nga Regjistri i Barrëve Siguruese (RBS)
Kur mjeti i eksportuar është regjistruar në një shtet tjetër, dokumentet sipas shkronjave “b”, “c”, dhe “d”, zëvendësohen me vërtetimin origjinal të regjistrimit të lëshuar nga autoritetet e shtetit që ka bërë regjistrimin, si dhe fotokopjen e dokumenteve të qarkullimit të lëshuara për mjetin.