Si u kopjua uniforma e re e Policisë së Shtetit
TIRANË - Specifikimet teknike për çdo objekt veshje të uniformës së re të policisë, të marra të gatshme, të kopjuara, janë të diktuara për një procedurë tenderimi. Specifikimet teknike të dyshimta ndryshe përshkruhen (zhvillohen), por disa elemente të rëndësishme nuk pasqyrohen në vizatimet (modelet) për çdo objekt të uniformës. Specifikime me dy standarde nuk shprehin në mënyre të plotë kërkesat teknike, janë të pasakta dhe të paqarta. Siklet i madh për pjesëmarrësit në një procedurë tenderimi. Detyrimisht duhet të paraqesin për konkurrim (demonstrim) nga dy modele, por të ndryshme (në detaje) për çdo objekt të uniformës, një model ashtu siç përshkruhet (zhvillohet) në specifikimet teknike dhe një model tjetër ashtu siç vizatohet në këto specifikime. Në të kundërtën, pjesëmarrësi kapet mat dhe teknikisht eliminohet nga tenderimi sepse nuk përputhet përshkrimi me vizatimin.
Rrobat
Të gjitha specifikimet teknike të diktuara dhe të paragjykuara me objekt “Blerje uniforma, elemente përbërëse të tyre dhe këpucë”, për Policinë e Shtetit, të parashikuara për t’u zhvilluar në datat 23 e 29 korrik 2009, por që nuk u zhvilluan, janë fakte reale, nuk janë trillime. Një nga faktet që specialistët kanë menduar e përdorur “makinacionin” për t’i ngatërruar pjesëmarrësit në këtë procedurë prokurimi, ku nuk përputhet përshkrimi me vizatimin, janë dhe specifikimet teknike të objektit “Këmishë policie me mëngë të gjata”, bojë qielli (modeli 2008 për meshkuj), duke përvijuar: Kjo këmishë, sipas përshkrimit të specifikimeve teknike që në disa detaje të saj si në pjesën e përparme (pika 3) të ketë 7 vrima që i korrespondojnë të ketë të qepura 7 pulla (kopsa me katër vrima) në mëngët e gjata (pika 4), në kapakët (në manshetë) të ketë dy vrima që i korrespondojnë, të ketë të qepura 2 pulla (kopsa me katër vrima) si dhe në xhepat në gjoks me patenta (pika 5), në xhepin e majtë të ketë një hapje vertikale për të vendosur një stilolaps. Mirëpo, kjo këmishë, sipas vizatimit, në detajet e saj si në pjesën e përparme ka të përcaktuar 6 vrima, që i korrespondojnë të qepen 6 pulla, në mëngët e gjata në kapakët (manshetë) nuk ka të përcaktuar fare 2 vrima që t’i korrespondojnë të qepen 2 pulla, ndërsa në xhepat në gjoks me patenta (në xhepin e majtë) nuk ka një hapje vertikale për të vendosur një stilolaps. Çka tregohet se nuk përputhen kërkesat e specifikimet teknike të detajeve të mësipërme me detajet e vizatimit të kësaj këmishe. Pra asgjë nuk është më e dukshme sesa ajo që fshihet në specifikimet teknike të objektit “këmishë policie me mëngë të gjata” bojë qielli, për procedurën e datës 29 korrik 2009. Prandaj është për t’u theksuar se pjesëmarrësit, detyrimisht duhet të paraqesin për konkurrim nga dy modele (dy copë këmisha policie me mëngë të gjata), por të ndryshme (në detaje). Një këmishë siç përshkruhet në specifikimet teknike, ose më saktë një këmishë me 7 pulla (kopsa) në pjesën e përparme, me dy pulla (kopsa) në mëngët e gjata dhe në xhepat në gjoks (në xhepin e majtë) të ketë një hapje vertikale për të vendosur një stilolaps. Ndërsa këmisha tjetër të jetë sipas vizatimit, ose më saktë një këmishë me 6 pulla (kopsa) në pjesën e përparme, pa pulla (kopsa) në mëngët e gjata dhe në xhepat në gjoks (në xhepin e majtë) të mos e ketë hapjen vertikale për të vendosur një stilolaps. Në të kundërt, nga “ustallarët” (hartues të specifikimeve teknike) që kanë provokuar këtë “makinacion” dhe e kanë paragjykuar procedurën e prokurimit për të eliminuar teknikisht nga tenderimi ato firma që nuk i plotësojnë këto kërkesa.
Uniformat e 2004-s
Edhe në vitin 2004 është miratuar dhe proceduar për “këmishë policie me mëngë të gjata”. Duke e krahasuar këmishën e vitit 2004 (shih b/lidhur) me këmishën miratuar në vitin 2009 (që trajtuam më lart), në detajet e saja si në pjesën e përparme, në mëngët e gjata dhe në xhepat (xhepi i majtë), përputhet përshkrimi i specifikimeve teknike me vizatimin (skicimin) e modelit të këmishës. Kështu, kjo këmishë, në pjesën e përparme ka 7 vrima që i korrespondojnë të ketë të qepura 7 pulla (kopsa me 4 vrima), në mëngët e gjata në kapakët (në manshetë) ka 2 vrima (+1) që i korrespondojnë t’i ketë të qepura 2 pulla (+1 kopsë me 4 vrima) dhe në xhepat në gjoks (në xhepin e majtë) ka një hapje vertikale për të vendosur mjete shkruese (një stilolaps).
Box
Puna për uniformën e vitit 2004
Me mentalitet ndërtues e jo shkatërrues, ligjor e jo antiligjor përplot tre vjet (2001-2004) me orientim nga ligji “Për standardizimin” (dhe akte të tjera nënligjore), si dhe nga standardet shqiptare në fuqi (për aq sa ishte e nevojshme), uniforma e Policisë së Shtetit shoqërohet me hartimin e 650 fletëve, kushte e specifikime teknike të zbatimit, për 45 artikujt e objekte veshmbathje. Vetëm 300 fletë, kushte e specifikime teknike të zbatimit për 22 artikuj të uniformës së Policisë së Shtetit janë hartuar në funksion të VKM Nr. 236, datë 23 prill 2004, miratimi përfundimtar i tyre daton më 21 maj 2004. Hartimi cilësor i këtyre kushteve e specifikimeve teknike si zgjedhja më e mirë dhe e përcaktuar profesionalisht bëhet me një trajtim bashkëkohor. Me përcaktime të sakta dhe në mënyrë të plotë të materialeve e karakteristikave. Hartimi cilësor i këtyre kushteve e specifikimeve teknike përbën dokument për arritjen e nivelit të cilësisë, kritere të destinuara që përdoren sistematikisht si rregulla, udhëzues ose përcaktues të karakteristikave, për të siguruar që materialet, prodhimet të jenë të përshtatshme gjatë gjithë kohës së garantuar për përdorim të veshmbathjes së Policisë së Shtetit. Të gjithë kërkojnë standarde, por askush nuk i do ato si pengesa të karaktereve teknike, se vetëm kështu mbrohen interesat e Policisë, cilësia e uniformës së Policisë së Shtetit, Shqipëri. Kushtet e specifikimet teknike të miratuar në vitin 2004 për uniformën e Policisë së Shtetit, përveç shfrytëzimit dhe përdorimit të tyre nga vetë Policia e Shtetit deri në nxjerrjen e VKM Nr.79, datë 21 janar 2009, “Për miratimin e stemës, të uniformës, gradave, emblemës, flamurit dhe të shenjave të Policisë së Shtetit”, pasi ky institucion e pa të udhës që specifikimet teknike të uniformës së re dhe shenjave të kompletimit të saj të diktohen e të paragjykohen në procedurat e tenderit të blerjes së tyre.
Kopjimi i uniformës nga policitë e tjera në vend
Kushtet e specifikimet teknike të vitit 2004 ruajnë dhe sot vazhdimësinë e shfrytëzimit të tyre. Kopjohen nga mënyrat më të ndryshme, nga Ministria e Mbrojtjes, Drejtoria e Përgjithshme e Doganave, Tatimeve, Burgjeve, MNZSH, KESH, Garda e Republikës e deri tek Autoriteti Portual – Durrës; të cilët i vënë në përdorim në procedurat e prokurimit (gjejnë zbatim) për blerjet e uniformave etj., për punonjësit e tyre. Madje kushtet e specifikimet teknike të uniformës së Policisë së Shtetit (të vitit 2004) kanë kaluar dhe përtej kufirit të Republikës së Shqipërisë, i kanë çuar dhe në Kosovë (Prishtinë). Shfrytëzohen dhe përdoren nga Policia kosovare. Është fakt se, në uniformën e Policisë kosovare janë të vendosur elemente të gradave të Policisë së Shtetit Shqipëri, ornamente në kapelën e kësaj uniforme, shenja të ndryshme etj. Kjo tregon më së miri faktin se kushtet e specifikimet teknike, të hartuara në bazë të akteve ligjore, nënligjore e udhëzuesve ligjorë, mund t’i përballojë specialisti i aftë profesionalisht për të realizuar në jetë, për të lënë gjurmë pas punëve me vlerë, e cila është një risi në fushën, që drejton si për anën njohëse, artistike dhe profesionale, por dhe vlerat, ku shpalosen përpjekjet dhe arritjet që lë gjurmë vlerash njerëzore.
Në numrin pasardhës:
Si u miratua në mënyrë antiligjore uniforma e policisë
22 Gusht 2010