Trajtimet bimore për 15 sëmundjet e gjakut
Gjaku është lëngu jetësor për të gjithë ne. Nga ky lëng jetësor varet gjithçka në shëndetin tonë, madje dhe vetë jeta jonë. Nëpërmjet ndryshimeve në gjak dhe pjesëve përbërëse të tij një numër i madh i sëmundjeve mund të diagnostikohen dhe në vështirësinë e tyre mund të kategorizohen, për këtë arsye është gjaku lëngu më i shpeshtë i analizuar. Gjaku (latinisht Sanguis) është një ind i lëngshëm, i cili me ndihmën e zemrës dhe enëve të qarkullimit të gjakut mirëmban funksionet e organeve të tjera të trupit nëpërmjet transportit dhe lidhjeve. Gjaku qarkullon nga puna mekanike e muskulit të zemrës nëpër enët e gjakut. Trupi i njeriut përmban rreth 5-6 litra gjak. Gjaku përmban: eritrocite (qelizat e kuqe), leukocite (qelizat e bardha), trombocite dhe plazma, në të cilën notojnë qelizat. Pjesët e ngurta përbëjnë 45 për qind, kurse pjesa lëngët 55 për qind. Eritrocitet përmbajnë hemoglobinë. Kjo proteinë është përgjegjëse për lidhjen dhe transportin e oksigjenit. Në të vërtetë hemoglobina përbëhet prej globinës dhe hem-it, i cili me hekurin formon një kompleks.
Funksionet
Gjaku së bashku me pjesët përbërëse të tij përmbush një sërë funksionesh si: Transport (oksigjeni, hormonet, mbeturinat e metabolizmit); Rregullim (baraspeshën e ujit, elektroliteve, temperaturës, vlerës së pH-së); Mbrojtje (nëpërmjet limfociteve, antitrupave, koagulimit dhe fibrinolisës)
Vetitë
Temperatura është 36,6° C (te njerëzit e shëndoshë)
pH 7,4
Gjaku është një suspension
Meshkujt kanë përafërsisht 4,5 litra gjak, femrat 3,6 litra
Përbërja
Plasma ( ~ 55%) prej saj 90 për qind H2O dhe 2 për qind sheqer dhe minerale (jone të natriumit, kaliumit, magnesiumit dhe kalciumit), 8 për qind proteina (albumina, antitrupa, etj.)
Qeliza (~ 45%): eritrocite 5 milion/µl, leukocite 5000 – 10000/µl, trombocite 150000 – 300000/µl
Hormone
Gazra
Hemoglobina
Hemoglobina është një substancë me ngjyrë të kuqërremtë e cila përmban sasi të hekurit, dhe gjendet tek rruzat e kuqe të gjakut (Eritrocitet). Sikurse Mioglobina po ashtu edhe Hemoglobina luan një rol të rrëndësishëm në bartjen e oksigjenit në organizëm. Hemoglobina përbëhet prej katër nënnjësish, ku çdonjëra prej tyre është e lidhur me molekulën e Hemit si grupe joproteinor, dhe njëra është pjesë proteini pra Globulina. Hemi, njëherit është dhe përgjegjës kryesor për ngjyrën e kuqe të Hemoglobinës.
Sasia e Hemoglobinës tek njerëzit
Meshkujt: 14–18 8 g/dl (njësia e vjetër),7–11,2 mmol/l (njësia e re)
Femrat: 12–18 7 (njësia e vjetër),5–9,9 (njësia e re)
Zmadhimi i numrit të hemoglobinës në gjak quhet Poliglobuli.
Zvogëlimi i numrit të hemoglobinës në gjak e quhet Anemi.
Grupet e gjakut
Grupet e gjakut për herë të parë u përshkruan në vitin 1901 nga Karl Landsteiner, ku dhe ai për këtë mori çmimin Nobel në vitin 1930, në lëmin e mjekësisë. Është një prej grupeve më të rëndësishme të gjakut, gjatë tranfuzionit të gjakut. Gjaku ndahet në katër grupe: A, B, AB dhe 0. Ekzistojnë dhe nëngrupe siç janë:(A1, A2; A1B, A2B) dhe varianti tjetër për shembull: A3, Ax; dhe të fundit A0 dhe A4. Gjatë tranfuzionit të gjakut, grupi 0 mund ti jap të gjithëve gjak, kurse vetë pranon vetëm nga grupi 0. Ndërsa grupi AB merr prej të gjithve gjak, por askujt nuk i jep. Grupi A mund të jap gjak te A dhe AB, dhe merr nga 0, A dhe AB kurse B i jep B dhe AB dhe merr nga B, AB dhe O.
Sëmundjet e valvulave
Infeksioni i valvulave të zemrës ndodh shpesh dhe quhet endokardit infektiv ose endokardit bakterial. Endokarditi nuk shërohet kurrë vetë, por kërkon trajtim intensiv me antibiotikë. Simptomat klinike përcaktohen nga ethet, mundësia e embolisë të trombeve septike dhe nga dëmtimi mekanik i valvulave që shkakton zhurma karakteristike gjatë auskultimit. Kultura e gjakut (për të parë nëse ka baktere në gjak) dhe ekografia e zemrës (për të parë nëse ka vegjetacione mbi valvulet) konfirmojnë diagnozën. Edema pulmonare dhe sindroma e distresit respirator akut (ARDS) Shenjat dhe simptomat e kësaj sëmundjeje janë dispne, takipne, hipoksi, infiltrate alveolare. Diagnoza diferenciale e edemës pulmonare: në qoftë se PCËP (presioni pykë - pulmonary capillary ëedge pressure) është më pak se 12 mm Hg, atëherë kemi ARDS. Në qoftë se PCËP > 15 mm Hg, atëherë kemi të bëjmë me edemë kardiake (astmë kardiake). Trajtimi bëhet me oksigjen, ajrosje mushkërore me presion pozitiv. PEEP ndihmon mbajtjen hapur të rrugëve të ajrit, mban hapur alveolat, ruan kapacitetin rezidual funksional dhe pakëson shytet.
Matni siç duhet tensionin
Përpara se të vendosni të matni tensionin e gjakut, lexoni të rejat e fundit:
Siguroni shëndetin e zemrës tuaj
Në çdo vizitë kërkoni nga mjeku juaj t’ju matë tensionin ose mateni vetë në shtëpi. Kini parasysh se, konsumimi i ushqimeve të caktuara, disa zakone ose qëndrimi i gabuar i trupit mund të japin rezultate jo të vërteta. Që të bëhet më e saktë matja e tensionit, ndiqni rregullat e mëposhtme.
Përpara matjes
Shmangni kafeinën dhe duhanin, të paktën 30 minuta përpara matjes, sepse mund të rritin tensionin. Të njëjtat rezultate mund të ketë edhe një fshikëz urinare e “fryrë”, për këtë arsye kujdesuni të vizitoni banjën.
Gjatë matjes
Kujdesuni që kurrizi juaj të prekë mirë në karrige (mungesa e mbështetjes mund të rritë tensionin), këmbët të prekin tokën dhe dora juaj të jetë e mbështetur në tavolinë.Bërryli juaj të jetë në vijë të drejtë me lartësinë e gjoksit. Mos u përkulni përpara dhe shmangni isedat; edhe nëse ju ajo që dëgjoni, rezultati mund të jetë i gabuar.
Pas matjes
Kontrolloni përsëri nëse tensioni juaj ishte pa arsye i lartë ose i ulët. Mateni tensionin edhe në dorën tjetër (rezultatet mund të mos jenë të njëjta). Matja më e lartë është më e sakta. Nëse rezultatet nuk janë fiziologjike, lajmëroni mjekun tuaj. Preferoni që matja të bëhet me matësin klasik, atë me matës dore.
Ataku kardiak
Shumë shpesh ataku kardiak që realizon ndalimin e zemrës, sidomos kur shfaqen simptomat e para dhe pacienti nuk i drejtohet spitalit që në orët e para kur ai ndjen shqetësimet më të para, të cilat vazhdojnë për më tepër se dhjetë minuta. Por është e vërtetë se ataku i zemrës nuk është përherë i paparashikueshëm, përkundrazi, më shpesh fillon me një intensitet të moderuar të lokalizuar në qendër të kraharorit, që herë shfaqet e herë zhduket. Kur këto shenja “alarmi” i shfaqen çdo personi, i lind dyshimi se diçka po ndodh. Për këtë arsye është e rëndësishme që të njihen mënyrat sesi shfaqet ataku kardiak dhe çfarë duhet bërë në ato momente.
Ushqimet sipas grupit të gjakut
Grupi AB – Enigma
I rrallë, karizmatik, misterioz
Fuqitë
I formuar për kushtet e sotme
Sistem imunitar shumë të dobët
Kombinon fuqitë e A dhe B
Dobësitë
Sistem tretës të dobët
Prirje për sistem imunitar shumë të hapur që i lejon bakteret të hyjnë lehtë
Vepron negativisht në kushte të tipit A dhe B
Rreziqet
Sëmundje të qarkullimit të gjakut
Kancer
Anemi
Profili dietik
Ushqim të përzier me masë
Mish
Prodhime deti
Qumësht
Tofu
Fasule
Bishtaja
Drithëra
Perime
Fruta
Për t’u dobësuar
Shmangni:
Mishin e kuq
Fasule kidney
Fasule lima
Farëra
Misrin
Fragopuro
Ndihmojnë:
Tofu
Prodhime deti
Perime jeshile
Fik kelp
Ananas
Plotësime
Vitaminë C
Krategos
Exinakia
Valeriana
Kuersetini
Lulegomari
Gjimnastika
Ushtrime fizike qetësuese që ndihmojnë përqëndrimin
Joga
Tai çi
Kombinuar me gjimnastikë të lehtë
Ecje
Biçikletë
Tenis
Grupi B – Nomadet
I ekuilibruar, i shkathët, krijues
Fuqitë
Sistem të fuqishëm imunitar
Aftësi për tu përshtatur ndaj ndryshimeve të ambientit dhe të ushqimeve
Sistem nervor i ekuilibruar
Dobësitë
Pa dobësi natyrale
Por çekulibri mund të shkaktojë rënie të imunitetit dhe viruse të rralla
Rreziqet
Diabeti tipit I
Sindromi i lodhjes së vazhdueshme
Çrregullime të sistemit imunitar
Sëmundja e Lou Gerik
Sëmunjda e ujkut
Forcimi i pllakës
Profili dietik
Nga të gjitha me ekuilibër
Mish(jo pule)
Qumësht
Drithëra
Fasule
Bishtaja
Perime
Fruta
Për t’u dobësuar
Shmangni:
Misrin
Thierrëzat
Fistekët
Susamin
Fagopuro
Grurin
Ndihmojnë:
Perimet jeshile
Vezëy
Dreri, sorkadhet
Çaji
Glikoriza
Plotësime
Magnez
Glikoriza
Ginko
Lekithini
Gjimnastika
Ushtrime fizike me masë në ekuilibër me ushtrimet qetësuese
Ecje
Biçikletë
Tenis
Not
Grupi A – I kultivuari
I stresuar, bashkëpunues, i rregullt
Fuqitë
Përshtatet mirë ndaj ndryshimeve klimatike dhe të ushqimeve
Sistemi imunitar i ruan dhe i përvetëson më lehtë elementet ushqimore
Dobësitë
Sistemi tretës delikat
Sistem imunitar të dobët
I hapur ndaj baktereve
Rreziqet
Sëmundje të zemrës
Kanceri
Anemia
Diabeti i tipit I
Profili dietik
Vegjetarian
Perime
Tofu
Prodhime deti
Drithëra
Fasule
Bishtaja
Fruta
Për t’u dobësuar
Shmangni:
Mishin
Proshimet e qumështit
Fasulen kidney
Fasulen lima
Grurin
Ndihmojnë:
Vajrat bimorë
Ushqime soje
Perime
Ananas
Plotësime
Vitamina B12
Acid folik
Vitamina C
Vitamina
Kuersetini
Lulegomari
Krataigos
Exinakia
Gjimnastika
Ushtrime qetësuese
Ushtrime që ndihmojnë përqëndrimin
Joga
Tai çi
Grupi 0 – Gjuetari
I fortë, i pavarur, udhëheqës
Fuqitë
Sistemi tretës rezistent
Sistem të fortë imunitar
Fuqi naturale kundër infeksioneve
Organizëm i ndërtuar për metabolizëm rezultativ dhe të ruajtjes së elementeve ushqimore
Dobësitë
Vështirësi të përshtjatjes me dieta të reja dhe ambiente të reja
Sistemi imunitar mund të jetë tepër aktiv dhe të sulmojë vetë organizmin
Rreziqet
Çrregullime të mpiksjes së gjakut
Sëmundje infektive
Artrite
Nivel të ulët të tiroideve
Ulçera
Alergji
Profili dietik
Shumë proteina
Mishngrënës
Mish
Peshk
Perime
Fruta
Të kufizuara
Drithërat
Fasulet
Bishtajat
Për t’u dobësuar
Shmangni:
Grurin
Misrin
Fasulen kidney
Fasulen navy
Thierzën
Lakrën
Lulelakrën
Ndihmojnë:
Fikia kelp
Prodhime deti
Kripë
Mëlçi
Mish i kuq
Spinaq
Brokola
Plotësime
Vitamina B
Vitamina K
Kalcium
Jod
Glikoriza
Fikia kelp
Gjimnastika
Gjimnastikë e fortë
Aerobike
Arte marciale
Vrapim
Ushqimet që ulin rrezikun e sëmundjeve në zemër
1. Ginsengu
Ekzistojnë tre lloje të ndryshme ginsengu sot në botë, ai Aziatik, Siberian dhe Amerikan. Panax Ginseng është forma më e përhapur dhe më e studiuara në botë. Biomolekulat parësore të Ginseng-ut, janë saponinat të quajtura ginsenoside (janë gjetur rreth 25 të tilla) të cilat frenojnë oksidimin e lipideve duke bërë kështu oksidimin yndyror. Ato pengojnë në muskulin kardiak dhe në mëlçi koagulimin, ulin nivelin e kolesterolit dhe të sheqerit si dhe stimulojnë sistemin imunitar. Studimet e fundit janë fokusuar në efektin e tyre antitumoral. Jamieson Red Korean Ginseng përmban dhe disa substanca kundër mplakjes siç është malton që nuk janë gjetur në lloje të tjera ginsengu.
I përdorur prej qindra vitesh për dobësitë e përgjithshme dhe ekstra energji ginseng-u është klasifikuar nga shkencëtaret si adaptogjen, pasi ai ndihmon trupin e njeriut të përballojë streset e brendshme fizike dhe mendore, ashtu dhe ato ambientale. Studimet e shumta kanë treguar se Ginseng çliron energji dinamike dhe ka fuqi rikuperuese të shëndetit duke vepruar si një tonizues i shkëlqyer. Ginseng përdoret për të reduktuar lodhjen duke rritur kondicionin fizik dhe atë mendor, mbron nga anemia, hipotensioni. Si tonizues parandalon gjendjet gripale, në periudhat e konvaleshencës dhe te lodhjet e përgjithshme humbja e oreksit, mungesa e përqendrimit si dhe te sportistët. Duhet të theksohet këtu se një rëndësi të veçantë në produktet e Ginseng-ut ka cilësia e prodhimit, pasi shumë kompani për të qenë çmim konkurrues apo për faktorë të tjerë nuk prodhojnë ginseng cilësor dhe me pastërti dhe me efekt biologjik maksimal.
2. Gingo Max (Ginkgo biloba )
Gingo biloba është ndër më të vjetrat specie në botë dhe ka qenë në fokus të studimeve për më shumë se 25 vjet. Ajo përmban dy elemente aktive fotokimike: gingo flavonet dhe terpene laktonet që veprojnë si antioksiduese dhe frenuese të faktorit aktivizues të koagulimit si dhe mbron qelizat nervore duke përmirësuar neurotransmetuesin kolinë në tru. Ajo përmirëson qarkullimin e gjakut në të gjitha indet dhe organet si dhe përmirëson memorien dhe shikimin. Reagojnë nga Gingo të gjitha situatat që lidhen me qarkullimin cerebral dhe periferik. Duart dhe këmbët e ftohta, rënia e përqendrimit dhe memories, lodhja, zhurma në formë zile në vesh, rënia e shikimit si dhe dhimbje koke të shpeshta, janë situata që kërkojnë marrjen e gingo biloba-s.
3. Omega 3-6-9
Acidet yndyrore janë shumë të rëndësishme për trupin e njeriut, por ato nuk mundet të sintetizohen nga organizmi ndaj dhe quhen acide yndyrore thelbësore. Çdo qelizë e trupit përdor acidet yndyrore. Ato janë gjithashtu, të rëndësishme në prodhimin e prostaglandinave mjaft të rëndësishme këto si mesazhere dhe regullatore të shumë proceseve në organizëm. Ato ndihmojnë në uljen e triglicerideve, ulin viskozitetin e gjakut dhe tensionin arterial si dhe reduktojnë rrezikun e aritmisë. Njerëzit që konsumojnë një drekë me peshk në javë kanë 50 për qind më pak risk për infarkt. Vetëm tre kapsula në ditë Omega janë të mjaftueshme sa të hash peshk çdo ditë. Marrja e saj mund të reduktojë deri në 40 për qind vdekjet nga zemra te burrat e moshës së mesme. Përsa i përket inflamacionit ajo luan një rol të rëndësishëm në sintezën e prostaglandinave ( kryesisht PGE1) prandaj ndihmon në të gjitha llojet e artriteve sidomos në ngurtësimin mëngjesor. Nga një studim është parë se disa njerëz kanë ndërprerë anti-imflamatorët josteroide nga marrja e Omega. Ato ndikojnë në uljen e dhimbjeve menstruale, kur dihet se te gratë me çrregullime janë të rritura substancat inflamatore. Gjithashtu, marrja e Omega 3-6-9 ndikon në depresion dhe migrenë si dhe është e nevojshme te gratë shtatzëna sidomos në periudhën e krijimit të trurit dhe të syve të bebes së ardhshme.
4. Shega
Lëngu i shegës është një mjet mjaft i mirë për të nxitur qarkullimin e gjakut. Përdorimi i këtij lëngu rekomandohet kryesisht tek personat që kanë probleme me sëmundjet e zemrës. Në mjekësinë popullore përdoren frutat dhe lëvozhgat e tyre, lulet, farat, rrënjët dhe lëvorja e degëve dhe e rrënjëve, e cila ka shije të athët dhe erë. Shega me farat e saj të kuqe si rubin është një frut i shijshëm por edhe shumë i vlefshëm për organizmin e njeriut. Ajo është konsideruar si frut i fertilitetit. Lëngu i shegës përmban mesatarisht 12 për qind sheqer, acide organike, pektinë, vitaminë C etj. Lëngu dhe vaji i nxjerrë nga farat e shegës është një antioksidant i fuqishëm. Vetëm 30 minuta pas marrjes së lëngut të shegës aktiviteti ynë rritet me 32 për qind. Lëngu i shegës shuan etjen, nxit oreksin dhe përmirëson tretjen e ushqimeve. Ai përdoret me sukses në sëmundjet e stomakut dhe të zorrëve, është freskues dhe mënjanon helmet e organizmit. Lëngu i shegës jep rezultate në luftimin e parazitëve që zhvillohen në zorrë. Lulet e shegës përmbajnë taninë dhe kanë veti rrudhëse e tonike; ato rekomandohen në dhimbjet e barkut, në hemorragji, në hemorroidet, si dhe për gargara të gojës, kundër ënjtjes së bajameve dhe acarimeve të mishrave të dhëmbëve.
5. Karotina
Karotina është vitamina që të forcon zemrën. Ajo gjendet pothuajse në të gjitha ushqimet me lëkurë ngjyrë portokalli, si dhe tek spinaq. Por më shumë karotina gjendet tek karotat dhe domatet, por edhe tek pjepri, kungulli, patatet dhe pjeshkat. Kjo vitaminë, karotina është gjithashtu e domosdoshme edhe për sytë. Një studim nga Amerika e Jugut, tregon që disa njerëz që hanin 4-5 herë në javë spinaq, kishin arritur të ulin në mënyrë të ndjeshme problemet që kishin me sytë.
6. Murrizi
Murrizi, është shumë i njohur në vendin tonë. Ajo që duhet theksuar, lidhet ngushtë me faktin se për mjekësinë popullore, murrizi nuk është vetëm një shkurre, që shërben si ushqim për kafshët, por edhe një bimë e pasur me substanca, të cilat ndihmojnë në parandalimin dhe lehtësimin e shumë sëmundjeve. Kryesisht ndihmon të gjithë ata që kanë probleme me zemrën, pasi forcon muskujt e këtij organi dhe i siguron ritëm normal. Kjo bimë është e pasur me lëndë vepruese. Përmban substanca flavonike, adeninë, adenosinë, guaninë, aminopurinë, krategalaktone dhe derivate tritepenilë. Çaji i murrizit ndihmon edhe kur të sëmurët ndiejnë dhimbje të zemrës. Në këto raste këshillohet që, përveç pirjes së çajit, i sëmuri duhet të drejtohet patjetër për vizitë te mjeku përkatës. Rezultate të shkëlqyera ky çaj jep edhe për të normalizuar goditjet e forta, që pëson ky organ. Janë pikërisht acidet tritepenilë, që ndihmojnë në zgjerimin e arterieve në përgjithësi dhe arterieve konore në veçanti. Janë pikërisht këto arterie, që bëjnë të mundur furnizimin e muskulit të zemrës me gjak , duke fuqizuar dhe muskulaturën e zemrës. Me rezultate të mira mjekuese ato përdoren në format e lehta të pamjaftueshmërisë së koronorëve, në çrregullimet, që vijnë nga mosfurnizimi i mirë i trurit me gjak si dhe në sëmundjet e zemrës pas sëmundjeve infektive. Aminopurina është një nga substancat e rëndësishme, që ndihmon në rregullimin e qarkullimit të gjakut. Duke u mbështetur në vetitë shumë të rëndësishme të bimës, çaji i përftuar prej saj përdoret si mjet për fuqizimin e zemrës së dobësuar nga shqetësimet me prejardhje nervore. Çaji ndihmon edhe kur të sëmurët ndiejnë dhimbje të zemrës. Në këto raste këshillohet që, përveç pirjes së çajit, i sëmuri duhet të drejtohet patjetër për vizitë te mjeku përkatës. Rezultate të shkëlqyera jep ky çaj edhe për të normalizuar goditjet e forta, që pëson ky organ. Në këto raste këshillohet pirja e menjëhershme e çajit për të shmangur pasojat e mëvonshme të mundshme. Gjithashtu, çaji i përftuar nga zierja e luleve dhe frutit të grimcuar të murrizit, shërben në rastet e presionit të ngritur të gjakut, pra kur të sëmurët vuajnë nga hipertensioni. Gjethet e reja dhe të thara pihen bashkë me duhanin ose zihen në formë çaji dhe përdoren kundër arteriosklerozës. Një tjetër ndihmesë jep kjo bimë te njerëzit, që kanë vështirësi në frymëmarrje. Pirja e çajit të ëmbëlsuar me mjaltë do të sillte përmirësim të menjëhershëm të shëndetit. Për të gjithë ata që vuajnë nga pagjumësia natën, është vërtetuar se pirja e çajit të murrizit është ndër çajrat, që rikthen në mënyrë të menjëhershme gjumin e humbur. Një gotë me lëngun e bimës përpara se të shtriheni do të japë rezultate pozitive.
Për përgatitjen e çajit nevojiten dy lugë me lulet dhe frutet e grimcuara të bimës çudibërëse të murrizit. Kjo masë hidhet në një enë, së cilës i shtohet një filxhan çaji me ujë shumë të nxehtë. Ena mbulohet dhe lihet në qetësi deri sa të ftohet. Më pas përmbajtja kullohet dhe lëngu i përftuar ëmbëlsohet sipas dëshirës. Çaji këshillohet të pihet 2 deri 3 herë në ditë. Për kurimin e sëmundjeve kjo bimë mund të përdoret edhe në formë tinkure, për përgatitjen e së cilës nevojiten 20 gramë lule ose frute të grimcuara të bimës. Kjo masë hidhet në shishe, të cilës i shtohet 100 gramë alkool 60 gradë. Lihet në qetësi për 10 ditë, më pas kullohet. Në një gotë me ujë hidhen deri 25 pika dhe pihet 3 herë në ditë. Tinkura rregullon të rrahurat zemrës dhe lehtëson gjumin. Bima e tharë duhet të ruhet në vende të ajrosura, të freskëta, pa lagështirë. Ajo mund t’i ruajë aftësitë e saj kurative deri në 18 muaj pas mbledhjes së saj.
7. Fara e zezë
Përdorimi vajit të farës së zezë është një tjetër kurë popullore për trajtimin e sëmundjeve të gjakut. Doza normale është për të rritur është një lugë çaji në mëngjes dhe një në mbrëmje, ose 2-3 kapsula në ditë, ndërsa për fëmijët nën 8-vjeç, gjysma e sasisë së lartpërmendur. Specifikisht fara e zezë përdoret për kurimin e infeksioneve të zemrës dhe ngushtimin e venave. Në të tilla taste pihet vazhdimisht vaji me çfarëdo pije të nxehtë. Kjo ndihmon në shkrirjen e yndyrave, zgjerimin e damarëve dhe arterieve. Ndërsa për kurimin e diabetit nevojitet marrja e dozës ditore orale dhe një gotë çaji ‘santonica’ të zier.
Për uljen e kolesterolit në gjak rekomandohet marrja e dozës orale ditore dhe largimi nga ngrënia e yndyrave (për efekt të uljes së peshës). Fara e zezë përmban vaj acidik të pangopur, vaj me eter, vitamina dhe një sërë substancash të tjera të domosdoshme për organizmin. Tashmë është vërtetuar se vaji acidik i pangopur që përmban fara e zezë ndikon pozitivisht mbi metabolizmin e trupit, rrit imunitetin dhe ndalon alergjinë. Veçoritë e vajrave acidike të pangopur: Ndihmojnë metabolizmin e trupit; nevojiten në rritjen, zhvillimin dhe rinovimin e qelizave; ndihmojnë në zhvillimin e hormoneve dhe në formimin e një sistemi nervor dhe hormonal-mbrojtës të shëndetshëm; pengojnë shtimin e substancave që dërgojnë sinjale alergjike; ndalojnë qelizat mbrojtëse (imunitare) të punojnë më shumë se ç’duhet; kolesterolin në gjak e kthejnë në nivelet normale; pengojnë bllokimin e damarëve duke rregulluar strukturën e tyre dhe njëkohësisht shpejtësinë e qarkullimit të gjakut; ulin tensionin dhe reduktojnë rrezikun e ashpërsimit të damarëve dhe infarktit në zemër; ndihmojnë në përmirësimin e shpejt të plagëve. Trupi i njeriut nuk i prodhon këto vajra dhe është i detyruar ti marrë nga jashtë, 1 gram vaj i farës së zezë është i mjaftueshëm për nevojat ditore. Vajrat me eter si nigellon dhe alfa-pinen zgjerojnë rrugët e frymëmarrjes, lehtësojnë kollitjen, pengojnë qelbëzimin dhe ndalojnë dhimbjen. Nëse përdoren rregullisht ulin sheqerin në gjak.
8.Ananasi
Ananasi është një tjetër frut që ul rrezikun e sëmundjeve të zemrës. Gjithashtu, ananasi është fruti që të forcon kockat, ndihmon në jashtëqitje, lehtëson gjendjet gripale. Ai ka vlera të shumta për shëndetin e njeriut sidomos për forcimin e kockave, pasi është shumë i pasur si frut me vitaminë C. Një studiues amerikan, doktor Jeanne Freeland-Graves thotë që ai që ha 250 gram ananas në ditë, dhe kështu ai ka përmbushur domosdoshmërinë e duhur të asaj ditë me vitamina. Sidomos një ndikim të dobishëm, ka ky frut në ndikimin pozitiv me jashtëqitjen. Fruti duhet të jetë i freskët dhe kjo gjë dallohet tek gjethet e tij. Ato nuk duhet të jenë aspak të zverdhura, por në një jeshile sa më të errët. Më të mirët janë ananaset e kultivuar në Costa Rica, sepse përmbajnë më shumë vitamina, në krahasim me të vendeve të tjera.
10. Molla
Molla është fruti me ndikim të madh pozitiv për organizmin.
Përdorimi i mollës ul në mënyrë të dukshme rrezikun e sëmundjeve të zemrës, ndihmon kundra kapsllëkut, mban konstante vlerat e sheqerit në gjak. Molla, është sinonim i vitalitetit dhe shëndetit. Mrekullia tjetër e mollës si frut, është se atë mund ta hash në çfarëdo lloj kohe.
“Një mollë në ditë dhe ti nuk ke nevojë për doktor”,- thotë një fjalë e urtë. Mrekullia e frutit të mollës, qëndron sidomos tek lëkura e cila ka vitaminë C dhe betakarotinë, që kanë dhe ndikimin pozitiv në shëndetin tonë. Një studim në Hollandë, ku njerëzit e testuar u ushqyen me një mollë në ditë, gjithashtu me 2 lugë qepe të grirë dhe 4 gota çaj arritën të ulin në mënyrë të dukshme rrezikun e sëmundjeve të zemrës. Gjithashtu, molla bën një ulje të dukshme të kolosterinës në gjak duke ndihmuar kështu në sëmundjen e diabetit, apo të hemoragjisë cerebrale. Ka lloje të ndryshme mollësh, por më specifike për këto lloj sëmundjesh është molla e ngjyrës së gjelbër, që në botë njihet me emrin “Grany Smith”. Duhet të shtojmë, se vitaminat e mollës mund ti marrim edhe nëpërmjet lëngut të saj, por duhet theksuar se asnjëherë lëngu i mollës, nuk do të ishte një zëvendësim i vetë frutit.
11. Bananet
Bananet janë një tjetër ushqim shumë i mirë për të luftuar sëmundjet e zemrës. Ato janë shumë të rëndësishme kundra hemorragjisë cerebrale,ulin tensionin e lartë të gjakut, zbusin urthin e stomakut, ndihmojnë kundra diarresë.
Në qoftë se, vuani nga tensioni i lartë duhet të mendoni gjithmonë, për frutin tropikal të bananes. Dielli, është ai që e ngre tensionin, ndërsa banania bën të kundërtën e tij.
Studimet kanë treguar që banania është një frut shumë i pasur me kalium dhe si e tillë ndihmon në uljen e rrezikut të hemorragjisë cerebrale. Banania është burim kaliumi. Një banane ka 396 miligram ose 11 për qind të mineraleve të nevojshme të një ditë. Dy deri tre banane në ditë janë optimale thotë biofisikanti, David Young. Një mrekulli tjetër, nëpërmjet këtij fruti është dhe ulja e ndjeshme që shkakton kundra thartësirës në stomak(urthit). Studiuesit, thonë që banania, mbron stomakun, pasi arrin të bllokojë bakteret që mund të jenë aktive në të. Gjithashtu, shumë i njohur është ndikimi pozitiv i bananes në sëmundjen e diarresë, ku njeriu humb shumë minerale dhe ujëra nga trupi aq të domosdoshme për shëndetin e tij. Doktor Ruderman, shpjegon që pektini, që përmbajnë bananet, është si ai sfungjeri që thith ujin dhe jep ndihmën e menjëhershme në këtë rast. Bananet më të shijshme janë ato të Karaibeve dhe Amerikës Jugore. Shumë njerëz e quajnë të mërzitshme blerjen e bananeve, pasi lëkura e jashtme e tyre shpesh nxihet. Një stil për ti mbajtur bananet të freskëta është mbajtja e frutit në frigorifer edhe pse lëkura është e nxirë, por fruti brenda është gjithmonë i freskët.
12. Manaferra
Çaji i gjetheve, i sythave dhe i lastarëve përdoret me efekt edhe nga kardiakët (ata që vuajnë nga zemra), ata me sëmundje të stomakut madje për çdo njeri, qoftë edhe i shëndoshë, çaji i përmendur jo vetëm që është i parrezikshëm, por, përkundrazi, është shumë i dobishëm për organizmin e tij. Gjethet e thara të manaferrës janë përdorur në sëmundjet e mushkërive për ndalimin e gjakut. Frutat e manaferrës shuajnë etjen, përdoren nga të sëmurët me diarre kronike, me dhimbje në kyçe, me infeksione në veshka e në fshikëzën e urinës, me kollë etj. Çaji i përgatitur me rrënjët e manaferrës ka veti rrudhëse, antiartrike, diuretike, gjithashtu ndikon në uljen e tensionit të gjakut. Çaji me rrënjët e manaferrës është shumë i dobishëm për kurimin e diabetit. Në mjekësinë popullore përdoren frutat, gjethet, lastarët e njomë dhe rrënjët. Frutat e manaferrës përmbajnë sheqerna, vitaminë C, karotinë, vitaminë E, acide organike, pektinë etj. Në fara ndodhet vaji yndyror në masën deri 12për qind. Të gjitha pjesët e bimës kanë veti mjekësore shumë të mirë. Gjethet e manaferrës kanë veti rrudhëse, djersitësh dhe qetësuese. Ato ndikojnë edhe në uljen e temperaturës.
13. Dardha
Dardhat janë një ushqim shumë i mirë për uljen e yndyrave në gjak. Gjithashtu, ato forcojnë kockat, ndihmojnë në tretjen e ushqimit si dhe luftojnë infeksionet. Dardha ka dhe diçka të përbashkët me fasulen, pasi ka një përmbajtje shumë të dobishme për uljen e kolosterinës në gjak. Dhe siç e shpjegon dhe doktor Mary Ellen Camire, kjo është diçka e rrallë te frutat. Gjithashtu, dardhat, përmbajnë një mineral shumë të domosdoshëm për forcimin e kockave, duke ndihmuar kështu, kundra osteoporozës (sëmundje kockash),që shkaktohet si rrjedhim i mungesës së këtij minerali që ndodhet tek dardha. Gjithashtu, ky mineral është i dobishëm edhe për trurin. Dardha, para ngrënies ashtu si molla nuk duhet qëruar, pasi gjithë vitamina ndodhet në lëkurën e saj. E freskët, është më e mirë sesa një komposto që nuk përmban vitamina, por kjo nuk do të thotë që duhen mënjanuar kompostot. Kjo pohohet edhe nga doktor Schlimmer, pasi edhe në formën e konservuar, gjenden 25 për qind të vitaminave të frutit. Në gjithë botën njihen 5000 lloje dardhash.
14. Fiqtë
Fiqtë kanë vlera shumë të mëdha për uljen e tensionit të lartë. Po ashtu, fiqtë rregullojnë kolosterinën në gjak si dhe janë një mbrojtje shumë e madhe ndaj kancerit në zorrën e trashë. Fiqtë, e kanë prejardhjen, nga vendet e detit Mesdhe. Sot ky fryt njihet dhe përdoret shumë, sidomos, në Greqi, Turqi, Izrael, Spanjë dhe Portugali dhe në Shqipëri.
Ekzistojnë 150 lloje fiqsh, në vende të ndryshme të botës me ngjyrat, të zinj, kafe, violet, deri në variacionet e të bardhit. Fiku, është një burim fantastik i vitaminës B6, që nuk mund të gjendet lehtë. Ekspertët e rekomandojnë këtë frut, veçanërisht për ndihmën e madhe të tij në jashtëqitje, duke ndihmuar në këtë mënyrë kundra infeksionit në zorrën e trashë. Gjithashtu, edhe njerëzit me mbipeshë, duhet të jenë përdorues të fikut. Mjafton të hash tre fiq të thatë, pasi përmbajtja e fikut qëndron në stomak duke e hequr dëshirën e urisë. Fiku, përmban si frut, shumë kalium dhe është një ndihmë për tensionin e lartë. Vetëm tre kokrra fiq përmbajnë 348 miligram që do të mjaftonin për gjithë ditën. Fiqtë lejla janë më të përhapurit dhe më të ëmblit nga të gjitha llojet. Fiqtë jeshilë, janë më të lëngshëm dhe kanë një lëkurë më të hollë. Fiqtë e zinj, janë më të thatë dhe qëndrojnë më gjatë në krahasim me të tjerët. Mrekullia e këtij fruti qëndron dhe në vlerat e tij, si frut i thatë. Pra, mos harroni të hani tre fiq për shëndetin tuaj.
15. Pjepri
Pjepri është një tjetër frut që ka ndikime pozititiv në
trajtimin e sëmundjeve të zemrës. Pjepri ka vlera të mëdha për uljen e tensionit, minimizon rrezikun e sëmundjes së zemrës, ul rrezikun ndaj sëmundjes së kancerit. Pjepri, është fruti që arrin të kontrollojë tensionin si dhe të ulë kolosterinën në gjak. Pjepri futet në ato fruta që përmbajnë njëkohësisht shumë vitamina dhe sipas doktor Erdman, ai është një frut me mbrojtje të madhe ndaj sëmundjeve të ndryshme të zemrës. Për shëndetin tuaj, është mjaft e dobishme që të hanit në mëngjes, një racion pjepër, ndërsa për ata që vuajnë nga sëmundja e tensionit, apo e zemrës do të ishte e mirë të hanin pjepër edhe në drekë dhe darkë, pasi vetia tjetër pozitive e pjeprit është pasuria e tij me kalium. Një gjysmë pjepri përmban 825 miligram minerale të dobishme për organizmin e njeriut.
16. Mandarinat
Mandarinat janë një tjetër frut që ndikon në uljen e rrezikut të sëmundjeve të zemrës. Ato gjithashtu ulin edhe rrezikun prekjes nga kanceri. Në frutin e vogël me origjinë nga Kina, fshihen shumë veti. Ashtu si dhe portokallet mandarinat përmbajnë shumë vitaminë C. Një mandarinë përmban 26 miligram vitamine C. Gjithashtu, një përmbajtje tjetër e saj, është Beta-Kriptoxantin, që pastaj në organizmin tonë kthehet në vitaminë A. 240 gram lëng mandarine, kthehen në 20 për qind të nevojshme vitamine A.
Me këtë vitaminë kombinacion thotë studiuesi nga Florida, doktor Bill Ëidmer, mandarina ul në mënyrë të dukshme dhe rrudhat e fytyrës së njeriut. Gjithashtu, mjaft interesant, është ndikimi pozitiv i mandarinës në sëmundjen e kancerit.
Një përmbajtje që kanë mandarinat është 250 herë më e dobishme, sesa ajo substancë që gjendet në sojën e fasules.
Një e fshehtë tjetër e mandarinës qëndron në lëkurën e saj. Do të ishte mjaft e vlefshme për organizmin e njeriut, përdorimi i lëkurës së mandarinës. Këtë gjë mund ta bëni duke e grirë mandarinën në lëng, ose dhe në vende të tjera si për shembull në kek etj.
17. Hudhrat
Hudhrat janë një mbrojtje e madhe ndaj çdo lloj sëmundjeje zemre dhe për tensionin. Gjithashtu, hudhrat janë mjaft të efektshme për të ulur vlerat e kolesterinës në gjak.
Përdorimi i tyre është efikas edhe për të ulur infeksionet në vesh. Po ashtu, hudhrat ulin dukshëm rrezikun e kancerit në stomak dhe zorrë. Mrekullia e hudhrave, njihet që prej mijëra vjetëve. Hudhrat janë përdorur që në lashtësi për kurimin e sëmundjeve. Në Luftën e Dytë Botërore, hudhrat kanë zëvendësuar antibiotikun në mjekimin e ushtarëve në disinfektimin e plagëve të tyre. Sot, nëpër farmaci nuk mungojnë produktet bimore që përmbajnë hudhra. Në uljen e kolosterinës hudhra ka vlera të pakrahasueshme. Nga studimet e bëra, është vëne re që njerëzit që përdorin rregullisht hudhrën sëmuren shumë rrallë nga sëmundjet e zemrës apo të zorrëve. Gjithashtu, hudhra, forcon në mënyrë të dukshme imunitetin e njeriut. Ajo është e dobishme edhe për të sëmurit që vuajnë nga astma. Një studim i bërë në USA me 45 burra, që kishin vlera të larta të kolosterinës në gjak, të cilët përdorën çdo ditë 6 thelpinj hudhre, u arrit të ulen, vlerat e kolesterinës në 58 për qind. Ekspertët e ushqimit kanë vënë re se përdoruesit e hudhrës janë më pak të prekur nga sëmundjet e ndryshme të zemrës. Për zemrën, hudhra është shumë e shëndetshme, si dhe për njerëzit që vuajnë nga tensioni i lartë.
18. Fasulja
Fasulja aq e përdorur dhe nga ne shqiptarët bën pjesë tek zarzavatet me fuqi të madhe ushqyese, pasi është shumë e pasur me vitamina dhe minerale. Ajo është një ushqim shumë i mirë për të gjithë diabetikët, pasi stabilizon vlerat e sheqerit (diabetit) dhe ul vlerat e kolesterinës. Fasulja ndihmojnë në mbrojtjen ndaj rrezikut të postatit dhe kancerit të gjoksit. Fasulja, ndihmon shumë në jashtëqitjen e njeriut. Përdorimi i 250 gramëve në ditë, ulin vlerat e kolesterinës në gjak, brenda 6 javëve në 10 për qind dhe duke u arritur kjo, ulet dhe rreziku i sëmundjeve të zemrës. Në universitetin e Kentucky, u bë një studim me 20 burra që kishin vlera të larta të kolesterinës dhe u ushqyen çdo ditë (ndër të tjera) dhe me 200 gram fasule dhe u pa që brenda tre javëve që u ulën këto vlera në 19 për qind. Shumë të sëmurë nuk i dinë vlerat kuruese të fasules. Vetëm 250 gram fasule përmbajnë 1 gram lyrë. Gjithashtu, fasulet përmbajnë vitaminë B si dhe kalium të dobishme për të mbajtur konstant tensionin e lartë.
19. Bizelja
Po ashtu edhe bizelja është një ndër zarzavatet me veti të mëdha ushqyese. Ajo ndihmon në uljen e kolësterinës në gjak. Kjo ndodh për shkak të një përmbajtjeje në bizele në formën e një pigmenti. Bizelja, përmban shumë vitaminë C dhe kjo gjendet vetëm në bizelen e freskët dhe jo në atë të konservuar në të cilën humbin komplet vlerat e saj. Megjithatë, kur nuk është sezoni, afërsisht të njëjtën sasi vitaminash, mund ta gjeni dhe në bizelet e ngrira. Një studim nga Danimarka tregon që përdorimi i 125 gramë bizeleve në ditë janë metoda më e mirë në uljen e ankesave ndaj pacentëve të zemrës.
20. Peshku
Vlerat e peshkut janë të padiskutueshme për uljen e rrezikshmërisë së sëmundjeve të zemrës. Gjithashtu, peshku ka mjaft vlera ka për ata që pinë duhan, pasi bën pastrimin e infektimit në laring. Një vlerë të madhe kuruese ka edhe vaji i peshkut i tretur në kapsulat që njihen me emrin Omegasol. Eskimezët janë njerëzit që e përdorin peshkun më shumë nga çdo popull në botë dhe sëmundjet e zemrës për ta jane pothuajse të panjohura. Studiuesi kimist, Gary J.Nelson, thotë se Omega-3 që përmban peshku është ndikimi më pozitiv në organizmin e njeriut. Për blerjen e peshkut duhet ti besoni nuhatjes suaj. Peshku i freskët kundërmon në erë kripe dhe më pak erë të keqe. Shumë më pak duhet të përdoret peshku i ngrirë. Gjithashtu, peshku i freskët ka sy të qartë dhe me ngjyrë të hapur. Ndërsa në rast të kundërt, pra me sy të errët, nuk është peshk i freskët.
Përdorimi i shpeshtë i peshkut dhe vajit të tij ka shumë vlera për njerëzit që kanë vështirësi në frymëmarrje, pra për ata që vuajnë nga azma, ose për përdoruesit e rregullt të duhanit. Këta persona peshkun duhet ta përdorim patjetër çdo javë ose edhe dy herë në javë.
21. Vaji i Ullirit!
Vaji ullirit është një mrekulli për zemrën, pasi e mbron atë nga shumë sëmundje dhe kuron shumë sëmundjet e saj.
Vaji i ullirit me ngjyrë, aromë dhe erë specifike, në të cilën janë të ruajtur vitaminat me rëndësi, acidet yndyrore esenciale dhe antioksidantët, posedon një rol të madh. Për çdo pikë të vajit të ullirit i marrim mbi 30 përbërës të cilët na mbrojnë nga sëmundjet e zemrës, mplakja e hershme dhe shumë sëmundje tjera. Ai përmban acide yndyrore të pangopura, më së tepërmi acidit oleinik, i cili përmban 55-83 për qind të acideve yndyrore të përgjithshme, të cilët në mënyrë pozitive veprojnë në metabolizmin e yndyrave në mëlçi, rregullojnë kolesterolin, e mbrojnë zemrën, gjë që pakëson mundësinë e prekjes nga sëmundjet e ngurtësimit të enëve të gjakut, infarkt, tromboza dhe rregullojnë tensionin e gjakut. Për këtë vaji i ullirit nuk duhet t’i mungojë dietës suaj ditore.
Hipertensioni
Hipertensioni është pengesë e shpeshtë, i cili nganjëherë nuk shfaqet me shenja të qarta, por mund të rrezikojë shëndetin e organeve, siç është zemra, veshkat dhe sytë. Hipertensioni mbahet nën kontroll me barna dhe ushqim të posaçëm. Të ushqyerit është pjesë përbërëse e shërimit, sepse hipertensioni lidhet drejtpërdrejt me ushqimin.
Tensioni paksa i ngritur mund të mbahet nën kontroll me anë të ushqimit (90-105 i poshtmi, 140-150 i epërmi), mirëpo kur këto vlera të jenë dukshëm më të larta, nevojitet ndihma e mjekut. Megjithatë, ushqimi përkatës mundëson që të zvogëlohen dozat e barnave, gjë që është shumë e rëndësishme, sepse dihet që barnat kundër hipertensionit, përveç përparësive të dukshme, kanë edhe ndikime përcjellëse të padëshirueshme.
Mënyra e ushqyerjes
Mënyra e ushqyerjes është mjaft e rëndësishme në shfaqjen dhe ecurinë e hipertensionit. Arsyeja pse e themi këtë është fakti që studime të ndryshme kanë treguar se ushqimet që konsumojmë ndikojnë në shanset e shfaqjes së hipertensionit. Njëkohësisht një mënyrë e shëndetshme e të ushqyerit mund të ulë rrezikun e shfaqjes së hipertensionit, madje mund të ndikojnë në stabilizimin e tensionit kur ai është në vlera të larta.
Një personi që ka probleme me hipertensionin i rekomandohet përdorimi i ushqimeve me përbërje të ulët yndyrash të ngopura, yndyrash në total dhe kolesteroli. Kjo përfshin konsumin e sa më shumë zarzavate, frutave dhe bulmet pa yndyrë. Ne u rekomandojmë këtyre personave të ndjekin një dietë sa më të pasur në fruta, zarzavate dhe drithëra.
Dihet që nëse konsumohen në sasi të larta yndyrat, ato ndikojnë në shfaqjen dhe acarimin e hipertensionit. Gjithsesi organizmi i njeriut ka nevojë për një sasi të vogël. Prandaj rekomandohet përdorimi i yndyrave me origjinë bimore, si p.sh vaji ulliri, por dhe me këto nuk duhet abuzuar.
Rekomandohen
Mishi i viçit, i lepurit, bibës, pulës, qumështi pa yndyrë dhe jogurti, peshku i lumit ose i liqenit, buka, orizi, vera, birra (vetëm një gotë në ditë), margarina, vaji prej misrit, kikirikëve, lulediellit, lakra, trangujt, qepa, patatja, domatja.
Duhen evituar
Mishi i konservuar ose i tharë, sallamet, djathërat e vjetër, peshku në vaj, brumërat me vezë, ëmbëlsirat, çokollata, sasitë më të madha të alkoolit, gjalpi, dhjami, pemët e konservuara dhe ushqimi i thartë.
Tensioni i ulët
Në ditët e sotme dëgjon prindërit, të afërmit, miqtë apo edhe ata që nuk i njeh, të ankohen vazhdimisht për probleme me emrin e sidomos me tensionin e gjakut. Disa shqetësohen nga tensioni i ulët e disa nga tensioni i lartë i gjakut. Por gjithsesi kjo është shumë shqetësuese. Mjekët thonë se në përgjithësi, është më mirë të kesh tension të ulët sesa tension të lartë të gjakut. Megjithatë, një studim i ri tregon se ka një moment në të cilin është më mirë që njerëzit të cilët pësojnë infarkt të kenë tension të lartë, dhe ky është momenti kur ata arrijnë në spital. Tek të sëmurët me hipertension vendosen në zemër tuba të vegjël për të parandaluar atakun. Shumica e këtyre tubave vishen me ilaçe të ndryshme, por të dhëna të reja tregojnë se tubat e veshur me ilaçe paraqesin mjaft rrezik për pacientin. Sipas studimeve të realizuara nga një ekip mjekësh dhe studiues të tjerë u analizuan të dhënat e rreth 50 mijë pacientëve amerikanë që kanë pësuar infarkt. Infarkti ndodh kur zemra nuk arrin të shpërndajë gjak të mjaftueshëm në të gjitha organet e tjera të trupit.
Tensioni sistolik
Ekspertët analizuan tensionin sistolik të gjakut, që është presioni që ushtrohet kur zemra kontraktohet. Ata zbuluan se një njeri që vjen në spital me infarkt dhe të cilit zemra i pompon ende mjaft gjak për të pasur tension të lartë, ka më shumë mundësi për të jetuar sesa një njeri me tension të ulët. Gjatë kohës që pacienti arrin në spital, duket se është më mirë që ai të ketë tension të lartë të paktën për disa orë, sepse kjo tregon se zemra është më e fortë. Kur kontraktimet janë më të dobëta, kjo mund të tregojë se pacienti ka sëmundje më të avancuar dhe mundësi më të pakta për të jetuar. Tensioni i lartë në vetvete nuk është gjë e mirë, por është një masë treguese për forcën e zemrës. Studiuesit thonë se duke ditur nëse pacienti ka ardhur në spital me tension të ulët apo të lartë, kjo jep informacion të vlefshëm për mënyrën se si duhet trajtuar.
Diabeti
Diabeti është sëmundje që sulmon njësoj edhe meshkujt edhe femrat, nuk mund të shërohet, por vetëm të mbahet nën kontroll, në mënyrë që të zvogëlohen pasojat negative, të cilat mund të jenë mjaft serioze.
Rekomandohen
Qumështi pa yndyrë, jogurti po ashtu pa yndyrë, më së shumti dy vezë në javë, mishi i viçit, mështjerrës, pulës, bibës, lepurit, qengjit, peshku, djathi pa yndyrë, buka, brumërat dhe orizi, pemët, perimet, çajra të ndryshëm, uji mineral dhe lëngjet e pemëve.
Duhen evituar
Qumështi me yndyrë, qumështi i kondensuar, kremi, vezët në yndyrë, mishi i yndyrshëm, peshku i yndyrshëm, sallamet, mortadela, të gjithë djathërat e yndyrshëm, patatja, perimet në vaj, pijet e gazuara të ëmbla, likeret, aperitivët.
Infeksionet që shfaq diabeti
Infeksione urinare (me ose pa djegie gjatë urinimit) Infeksione në organet gjenitale
Mykoza (që shfaqet me të kruara të “vetes”)
Infeksione të mishrave të dhëmbëve
Infeksione të bajameve
Infeksione të mushkërive
Infeksione të bronkeve
Infeksione të rrugëve të tëmthit
Infeksione të thonjve të këmbëve etj.
Infeksione të tjera qelbëzuese të lëkurës
Çibane
Lunga
Turbekuloz
Sinozite
Sëmundje të gojës në përgjithësi
Hemostaza
Hemostaza është termi i përdorur në shkencat e mjekësisë për ndaljen e gjakderdhjes. Hemostaza apo ndalja e gjakderdhjes mund të jetë natyrore dhe artificiale (kirurgjikale). Fjala hemostazë përdoret në kuptimin e ngushtë dhe të gjerë. Hemostaza, në kuptimin më të ngushtë të fjalës, paraqet dukurinë e ndaljes fiziologjike të gjakderdhjes nga ena e lënduar e gjakut. Në një kuptim më të gjerë, në hemostazë përfshihen edhe sistemi i inhibitorëve natyrorë të koagulimit dhe sistemi i fibrinolizës fiziologjike, të cilët janë të rëndësishëm për ruajtjen e homeostazës së hemostazës.
Aritmia
Zemra është një organ perfekt, për sa i përket mënyrës se si ajo funksionon. Aktiviteti i saj është automatik dhe ritmik, njëkohësisht. Quhen normale rrahjet e zemrës, që në kushte qetësie luhaten nga 50 deri në 80 për një minutë. Koha nga rrahja në rrahje është e njëjtë, nëse vërejme më pak se 50 minuta dhe më shumë se 80 rrahje për minute, si dhe mungese të rregullshmërisë, atëherë kemi aritmi. Çrregullimet më të shpeshta të ritmit janë takikarditë, të cilat ndryshe njihen edhe si rrahje të shpeshta, por të rregullta të zemrës. Një tjetër lloj i aritmisë është esktasistolat, të cilat janë rrahje jashtë radhës normale të një zemre të shëndoshë. Çrregullimet e ritmit ndodhin si në zemër të sëmurë, ashtu edhe në një zemër të shëndoshë.
Fibrilimi atrial
Fibrilimi atrial është aritmia më e shpeshtë kronike.
Etiologjia: sëmundjet valvulare, sëmundjet pulmonare, hipertiroidizmi, alkoolizmi, operacionet. Pulsi është krejt i parregullt. Shenjat/simptomat: palpitime, parehati në gjoks, presion gjaku i ulët, sinkopë, takikardi. Komplikimet: trombe murale atriale dhe embolizëm, shpesh embolizëm në tru.
Takikardia atriale shumëvatrore (Multifocal atrial tachycardia)
Veshoret kanë vatra ritëmbërëse të shumta; ritmi i zemrës është i parregullt; kjo lloj aritmie zakonisht shihet në të sëmurët me sëmundje obstruktive të mushkërive. Në EKG shihet takikardi dhe mëshumë se 3 lloje valësh P. Në qoftë se pacienti nuk është takikardik, por ka mbi 3 lloje valësh P kjo njihet si “ritëmbërës bredharak” (ëandering pacemaker). Trajtimi: verapamil.
Takikardia supraventrikulare
Termi “takikardi supraventrikulare” përdoret për të gjitha takiaritmitë zanafilla e të cilave është mbi ventrikujt. Ritëmbërësi (vatra ektopike) mund të jetë në atrium ose në nyjen atrioventrikulare; disa ritëmbërësa mund të jenë aktivë në të njëjtën kohë. Diagnoza diferenciale: takikardia supraventrikulare duhet dalluar nga takikardia ventrikulare; dallimi bëhet me EKG. Në EKG shihen komplekse QRS të ngushta (më pak se 0.12 sec) në takikardi supraventrikulare dhe komplekse QRS të gjera në takikardi ventrikulare. Në disa lloj takikardish supraventrikulare mund të shihet edhe vala P. Dallimi midis takikardisë ventrikulare dhe takikardisë supraventrikulare me bllok të degës është i vështirë. Trajtimi varet nga shkaku: Korrigjim i çrregullimeve të elektrolitëve; Masazhi i arteries karotide në takikardi supraventrikulare paroksizmale; Kontroll i ritmit ventrikular me barna (digitalis, kalcium-bllokues, beta-bllokues, adenozinë); Kontroll i ritmit ventrikular me goditje elektrike në qoftë se pacienti është në rrezik.
Takikardia ventrikulare
Takikardia ventrikulare është e barabartë me më shumë se tre tkurrje ektopike ventrikulare. Takikardia ventrikulare që zgjat më shumë se 30 sekonda duhet trajtuar urgjentisht, sepse mund të shndërrohet në fibrilim ventrikular. Trajtimi varet nga simptomat: Në qoftë se pulsi nuk ndiehet dhe presioni është i ulët, pacienti duhet defibriluar dhe trajtimi duhet të vazhdojë sikur të ishte fibrilim ventrikular; goditjet elektrike fillohen me 200J, pastaj 300J, pastaj 360J; Në qoftë se pacienti është asimptomatik trajtimi i parapëlqyer është lidokaina.
Fibrilimi ventrikular
Shenjat e simptomat: sinkopë, hipotension i theksuar, vdekje klinike. Goditje elektike e menjëhershme (200J, pastaj 300J, pastaj 360J) e rivendos ritmin në 95 për qind të rasteve. Në raste të rralla goditja me grusht në gjoks e rikthen ritmin. Lidokaina mund të përdoret. Pa trajtim fibrilimi ventrikular sjell vdekje.
22 Gusht 2010