Prokurori pushon hetimet për Ylli Pangon
Autori i Lajmit: red.
Prokuroria ka mbyllur hetimet për ish-ministrin e Turizmit, Ylli Pango. Burime konfidenciale pranë organit të akuzës bëjnë me dije se në dosjen hetimore nuk ekziston asnjë provë që të fajësojë ish-ministrin. Vetëm kaseta filmike nuk mund të përdoret si provë materiale për Pangon, pasi në radhë të parë, ajo është e jashtëligjshme si dhe nuk përbën provë ligjore, nëse nga ana e vajzave nuk pohohet ngacmimi seksual. Kjo çështje e cila filloi me shumë bujë, pritet vetëm që të marrë vulën nga drejtuesit e Prokurorisë për mbylljen e hetimeve. Burimet zyrtare nuk e konfirmojnë mbylljen e hetimeve, por edhe nuk mohojnë një fakt të tillë. Hetimet për këtë çështje nuk kanë qenë edhe aq të lehta, pasi asnjë prej vajzave të videos nuk ka shkuar në Prokurori qoftë edhe për një moment të vetëm dhe provat që do të hidhnin fajin mbi Pangon mund të dilnin vetëm nga këta dy persona. Mbledhja e provave dhe sekuestrimi i pamjeve filmike dhe administrimi i tyre nga Prokuroria si provë materiale, shihet me një këndvështrim tjetër nga juristë të ndryshim. Sipas tyre, organi i akuzës ka të drejtë të sekuestrojë çdo material të dyshimtë dhe ta cilësojë atë si provë materiale. Mirëpo kur dosja penale i kalon gjykatës për proces gjykimi, atëherë është trupi gjykues ai që vendos vlerësimin e provës materiale, nëse ajo do të merret për bazë ose jo, për dënimin e personit të pandehur. Juristët shprehen se në qoftë se videokaseta që tregon ish-ministrin Ylli Pango duke ngacmuar seksualisht një vajzë, nuk është regjistruar me një vendim gjykate, atëherë ka shumë gjasa që ajo të rrëzohet si provë nga trupi gjykues, pasi përgjimi apo filmimi i një personi, kryhet vetëm atëherë kur gjykata vendos “ok” e saj. Eksperienca ka treguar se shumica e çështjeve me natyrë të tillë që janë nisur nga Prokuroria, janë rrëzuar në gjykatë, pasi kjo e fundit ka nxjerrë të pavlefshëm përgjimin e kryer nga emisioni “Fiks Fare”. Duke pasur parasysh që organi i akuzës nuk disponon asnjë provë tjetër përveç kasetës së zbardhur, tashmë ka vendosur që t u japë fund hetimeve, pasi edhe në atë filmim nuk kishte ngacmim seksual nga ana e ish-ministrit, nëse diçka e tillë do të ekzistonte, atëherë vajzës që realizoi regjistrimin i jepej e drejta për të bërë kallëzim. Duke qenë përballë mungesës së provave, organi i akuzës ka vendosur pushimin e çështjes.
Ky lajm është publikuar: 29/04/2009