E Shtunë, 31 Tetor 2026

Piramida opozita kunder prishjes se muzeut te diktatorit

Vendimi konkurs nderkombetar per perzgjedhjen e projektit. Komisioni shteteror 7 dite afat per tu cuar ftesat studiove te njohura

Opozita shqiptare voton kunder ngritjes se nje parlamenti te ri. Ashtu sic ishte paralajmeruar nga kryetarja e Kuvendit Jozefina Topalli dhe nga kryeministri Sali Berisha Kuvendi ka miratuar projektvendimin per ngritjen e nje kompleksi te ri parlamentar duke percaktuar dhe procedurat perkatese per kete gje. Kuvendi ka votuar dje projektvendimin me 71 vota pro 64 kunder dhe 2 abstenime. Ne vendim percaktohet se do te kete nje konkurs nderkombetar per te zgjedhur studion fituese.

Vendimi

Projektvendimi Per ndertimin e kompleksit te ri parlamentar permban 9 pika ku percaktohen te gjitha procedurat qe do te ndiqen per ngritjen e tij. Ne te percaktohet fillimisht se kompleksi i ri parlamentar do te ngrihet atje ku sot ndodhet Qendra Nderkombetare e Kultures. Per te perzgjedhur projektin fitues do te zhvillohet nje konkurs nderkombetar ku do te ftohen per te marre pjese studiot me te njohura nderkombetare. Po ashtu dhe vleresimi i projekteve do te behet nga nje juri profesionistesh ku do te marrin pjese 5 arkitekte vendas e te huaj. Destinacioni i ndryshuar i sheshit te lartpermendur dhe procedura qe do te ndiqet per kompleksin e ri do te percaktohet me ligj te vecante - thuhet me tej ne piken 3 te projektvendimit.

Per te ndjekur zbatimin e ketij projektvendimi qe hyn ne fuqi menjehere por dhe akteve te tjera ligjore ngrihet nje komision shteteror ku ben pjese kryetarja e Kuvendit kryeministri ministri i Puneve Publike Transportit dhe Telekomunikacionit ministri i Financave kryetaret e grupeve parlamentare kryetari i Bashkise se Tiranes si dhe Sekretari i Pergjithshem i Kuvendit. Komisioni shteteror brenda 7 diteve nga hyrja ne fuqi e vendimit percakton studiot e njohura nderkombetare te cilave do tu dergohet ftesa dhe rregullat e konkursit - percakton projektvendimi. Per realizimin e kesaj faze Kuvendi do te perdore nje fond te ndare sipas zerave perkates. Nderkohe qe do te ngrihet gjithashtu dhe nje njesi teknike prane Kuvendit dhe ngarkohet sekretari i Pergjithshem i Kuvendit per cdo lloj asistence. Vendimi i marre dje nga Kuvendi hyn ne fuqi menjehere. Kompleksi i ri do te ngrihet mbi nje projekt te ripunuar. Arkitekti Arben Shtylla dhe urbanistja Eleonora Zaloshnja kane sqaruar se detyra e projektimit per kompleksin e ri parlamentar eshte hartuar nga nje grup projektuesish dhe specialistesh shqiptare ne fushen e urbanistikes arkitektures dhe ndertimit ne pergjithesi. Gjithashtu sipas tyre eshte marre dhe gjykimi i oponencave teknike nga institucione te specializuara si Ministria e Rregullimit te Territorit ajo e Turizmit dhe Akademia e Shkencave.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›