E Diel, 1 Nëntor 2026

Topi Politika vendosi administrimin bipartizan

Presidenti

Presidenti i Republikes Bamir Topi me shume se nje here ka deklaruar se ka qene politika ajo qe e hoqi lidhjen organike te institucionit te kreut te shtetit me KQZ-ne. Ne nje deklarate publike te bere ne mars te ketij viti Topi theksoi se KQZ para ndryshimeve kushtetuese parashikonte jo thjesht nje kompozim bipartizan aty kishte perfaqesuesin e tij edhe Presidenti ishin dhe dy anetare perfaqesues te KLD-se. Me vullnetin e plote te partive politike ju besoj nuk e keni harruar qe ne momentin e aprovimit te ndryshimeve kushtetuese ka pasur ovacione dhe brohoritje nga te dyja palet qe perjashtuan institucionet e tjera per te qene pjese e kontrollit apo e supervizionit nepermjet njerezve te tyre institucionale ne kete komision tha Presidenti Topi. Kreu i shtetit shtoi se fakti qe e kane pranuar ta ndertojne ne menyre te tille ne karakter bipartizan ben te mundur vetem zgjidhjen nepermjet tyre absolutisht asnje lloj nderhyrje tjeter dhe asnje influence te mundshme. Presidenti Topi shtoi se eshte jashte cdo lloj kompetence te Presidentit eshte nje ceshtje e partive. Presidenti kerkoi ne menyre konstante vetem respektimin e Kushtetutes dhe te ligjeve.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›