E Shtunë, 31 Tetor 2026

Uashingtoni, asistencë Tiranës në ndërtimin e tramit

Kryetari i Bashkisë së Tiranës Lulzim Basha zhvilloi një takim me kryetarin e Bashkisë së Uashingtonit Vincent Gray. 

“Jam tepër i kënaqur që bashkë me kryebashkiakun Basha ndamë një numër çështje me interes të përbashkët për të dy qytetet tona. Mendoj se do nisim të bashkëpunojmë në çështje që do ti vendosim në vijimësi por ne jemi të lumtur të ndajmë së bashku me ato që kemi për të ecur më përpara”, tha kryebashkiaku i Uashingtonit.

Nga ana tjetër, Basha e ka njohur homologun e tij me projektet për ta bërë Tiranën një qytet të zhvilluar dhe miqësor për biznesin,  politikat e punësimit, përmirësimin e cilësisë së jetës, dëgjimin e zërit të qytetarëve dhe pjesëmarrja e tyre në vendimmarrje. Kryetari i Bashkisë së Tiranës theksoi se ai personalisht pret çdo të premte qytetarët sikundër edhe drejtorët.

 Përveç këtij komunikimi të drejtpërdrejtë, qytetarët komunikojnë me administratën e  Bashkisë dhe kryetarin edhe përmes letrave apo e-mail. Basha theksoi se është i vendosur që qytetarët të jenë pjesë e vendimmarrjes për projektet e mëdha dhe në interesit të tyre, sikundër do të dëgjohet zëri i tyre siç nisi me buxhetin dhe do të vijojë edhe me Planin Urbanistik. Bashkia e Uashingtonit ka rikthyer shërbimin e tramit dhe aktualisht po punohet në një prej linjave të saj. Kjo eksperience e Bashkisë së Uashingtonit iu ofrua edhe Zotit Basha në ndërtimin e dy linjave të tramit që ka parashikuar në Tiranë. /Start/

                                                                                             2012-02-01 14:05
   

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›