Bosch Fletet e votimit nuk duhet te digjen
Nderkombetaret kane paralajmeruar ashper Komisionin Qendror te Zgjedhjeve qe te mos i djegin fletet e votimit por ti ruajne ato deri ne qershorin e vitit tjeter. Deklarata ka ardhur nga ambasadori i OSBE-se ne Tirane Robert Bosch i cili ka mbaruar misionin e tij ne Tirane. Ne nje interviste per VOA Bosch thekson se mendimi per djegien eshte qendrim i vetem kryetarit dhe jo i komisionit...
Zoti ambasador do te doja te nisja nga temat qe ju keni trajtuar ne raportin tuaj te mbajtur ne Vjene diten e enjte. Ajo qe une doja te dija eshte se kjo krize e gjate kjo perplasje e gjate mes shumices dhe opozites per me shume se nje vit tashme ka sipas jush nje baze politike apo juridike
Kjo eshte nje pyetje shume e rendesishme dhe e veshtire ne te njejten kohe. Se pari sigurisht qe eshte politike por qeveria perdor si pretekst edhe aspektin gjyqesor. Sigurisht qe ka nje aspekt juridik por sic e kam thene shume here me pare kur ka vullnet politik ka edhe zgjidhje madje edhe zgjidhje ligjore. Ka gjithmone nje rrugezgjidhje kur ekziston deshira e mire. Kjo sigurisht vlen per te dyja palet pa vecuar asnjeren prej tyre. Nese ka vullnet politik edhe ceshtjet juridike mund te zgjidhen.
Zoti ambasador duke mbetur te ngerci politik i krijuar per shkak te ceshtjes qe lidhet me hetimin e zgjedhjeve tashme qe eshte caktuar edhe data e zgjedhjeve lokale kemi nje deklarim nga KQZ-ja per asgjesimin e fleteve te votimit e cila sipas opozites konsiderohet dicka e papranueshme qe do te mbyllte urat e komunikimit. Sa te komplikuar e shihni kete situate
Keto dite kam qene ne Vjene sic e dini dhe nuk jam njohur me nje deklarate te tille te Komisionit Qendror te Zgjedhjeve. Ndoshta eshte nje deklarate vetem e kryetarit dhe jo deklarate e komisionit. Gjithsesi nga nje pikepamje politike do ta konsideroja veprim jo te mencur djegien e fleteve te votimit shto ketu faktin qe kjo nuk do te ishte korrekte nga ana juridike sepse sipas nje ligji tjeter jo Kodit Zgjedhor nese ngrihen padi prokuroria ka dy vjet kohe ne dispozicion. Prandaj fletet duhet te ruhen te pakten edhe per nje gjysme viti le te themi deri me 28 qershorin e vitit te ardhshem ne menyre qe drejtesia te kete mundesi te hetoje nese do te jete e nevojshme. Nese fletet digjen atehere ska se cfare te hetohet. Argumenti se nevojiten kutite e votimit sigurisht qe qendron por besoj se mund te blihen kuti te reja pa e renduar shume buxhetin. Nuk mendoj se buxheti do te corientohej nese do te bliheshin ca kuti me shume per te mos asgjesuar ato qe keni.
Ne raport ju shpreheni gati me tone shqetesuese per sa i perket ceshtjes se reformes zgjedhore. Eumlshte e vertete qe koha e mbetur ne dispozicion eshte e paket. Sa mendoni ju se rrezikohen standardet apo cilesia e procesit te ardhshem zgjedhor me keto vonesa
Rrezikohen deri ne ate mase sa mund te rikthehemi edhe nje here ne situaten e meparshme e cila u kritikua ashper edhe nga ODIHR-i qe i quajti zgjedhjet e fundit vendore si nje tjeter mundesi e humbur. Tashme kemi nje Kod te ri Zgjedhor i cili ka nevoje te permiresohet ne zbatim te rekomandimeve te OSBE/ODIHR-it Keshillit te Europes misionit te NATO-s ne Shqiperi dhe te vete Prezences. Sigurisht qe mbetet shume per te bere dhe ne po perpiqemi te bejme maksimumin ne menyre qe te shmangim perseritjen e situatave te meparshme. Prandaj reforma zgjedhore eshte kaq e rendesishme sidomos duke pasur parasysh zgjedhjet e ardhshme vendore.
Shqiperia e ka Kodin Zgjedhor. Propozimet e ODIHR-it sa peshe kane ne menyre qe procesi i ardhshem zgjedhor ti arrije dhe ti plotesoje standardet e kerkuara nga nderkombetaret
Besoj se kane peshe te konsiderueshme. E rendesishme eshte gjithashtu edhe cfare ka thene Gjykata juaj Kushtetuese per shembull per Kodin Zgjedhor. Ka sigurisht shume gjera qe duhen permiresuar ne Kodin Zgjedhor dhe te tjera si per shembull ky ngerc politik te cilat nuk ishin parashikuar dhe qe tashme mbeten ne doren e vullnetit politik per tu zgjidhur. Prandaj dhe perdoren tashme argumente ligjore per moszgjidhjen e kesaj situate pikerisht per shkak te mosparashikimit te rrethanave te tilla ne kod. Pra ketu lind edhe urgjenca per te bere ndryshime dhe shtesa ne Kod per te garantuar parashikimin e cdo situate te mundshme. Ashtu sic thote edhe qeveria juaj eshte luftuar per me te miren dhe zgjedhjet e fundit ishin me te mirat deri me sot sic i ka cilesuar edhe ODIHR-i ne raportin e tij. Gjithsesi standardet nuk u arriten 100 dhe nese doni ti arrini plotesisht perpiquni te zbatoni ndryshimet dhe permiresimet e propozuara. Keto nuk i thote vetem ODIHR-i por i keni vene ne dukje edhe vete ju si per shembull Gjykata Kushtetuese. Nese kodi do te ishte formuluar me mire ndoshta sdo te kishim pasur ngerc politik.