Ruci Nese deshtojne negociatat kerkojme largimin e Berishes

Fati i negociatave politike per zgjedhjen e krizes politike duket se do te percaktoje drejtimin e aksionit opozitar. Duke folur ne emisionin Ora e Debatit drejtuar nga gazetari Alfred Peza ne Ora News Ruci deklaroi se kryetari i Grupit Parlamentar te Partise Socialiste Gramoz Ruci ka bere te ditur se cilado qofte rrjedha e axhendes per transparencen e 28 qershorit ajo priret te perkufizoje projektin politik te PS-se ne raport me zgjedhjet e ardhshme lokale. Aksioni yne politik nuk ka per te perfunduar. Kohe per te humbur nuk ka pergjegjesia do te mbetet mbi ta. Aksioni yne me mjete dhe rruge demokratike do te vazhdoje. Kjo do te thote se targeti yne do te jete kjo qeveri dhe Kryeministri. Nuk ka me zgjedhje ne Shqiperi pa transparence dhe me Sali Berishen Kryeminister tha Ruci. Pa dhene detaje te tjera rreth procedimit dhe mundesive reale per te imponuar skenare te tille Gramoz Ruci gjithsesi ka zbuluar se pertej manovrave dhe dredhise se shumices per te shmangur ballafaqimin me te verteten e 28 qershorit qendron angazhimi maksimal per te larguar Sali Berishen nga pushteti. Nje sfide jo e re por qe riaktualizohet me nje force tjeter per shkak te bllokimit me mjaft kosto qe Berisha i ka shkaktuar Shqiperise. Per te bere te prekshem realitetin qe rrethon vendin ne kete klime Ruci ka paralajmeruar se penalizimi i Shqiperise per shkak te uzurpimit te institucioneve te pavarura ka hyre ne axhenden e partnereve nderkombetare. Nje sinjalizim konkret ky per levizjet e shumices aktuale ku spikat cudia - sic e quajti Ruci - manovren e veres me projektligjin e SHISH-it. Lidhur me zgjedhjet dhe hetimin e tyre qe tanime jane bere pjese funksionale te se njejtes hallke kreu i Grupit Parlamentar te PS-se ka nenvizuar nje hap te ri te saj sipas te cilit venia ne levizje e Komisionit te Venecias mund te behet pa ndermjetesimin e institucioneve shqiptare qe kontrollohen nga shumica e djathte. Ruci ka garantuar se opozita ka kapacitetin per te realizuar nje proces te tille i cili kerkon paraprakisht garancine politike per asgjesim dhe hapje te kutive te materialit zgjedhor. Nje situate komplekse perballe se ciles PS paraqitet me nje alternative politikisht rigjeneruese po te mbahet parasysh klima korruptive qe rrethon qeverine. Nuk kemi per te votuar absolutisht asgje perjashto ndonje cudi sic ben cudira mazhoranca aktuale per te uzurpuar institucionet e fundit qe kane mbetur te pavarura dhe per te penalizuar Shqiperine nga organizma ku ne kemi investuar shume per te hyre...Do kete protesta por nuk do te kete perseritje. Do te kete perdorim te te gjitha mjeteve demokratike. Sali Berisha duhet te largohet nga pushteti tha Gramoz Ruci.