E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shalsi Ruli nuk ktheu pronen privatizoi truallin

PS publikon fakte te reja per ceshtjen e ish-ekspozites Shqiperia Sot

Partia Socialiste ka sjelle dje fakte te reja rreth ceshtjes se ish-ekspozites Shqiperia Sot. Numri dy i grupit parlamentar te saj Eduart Shalsi ka akuzuar hapur ministrin e Bujqesise Genc Ruli per mashtrim mbi situaten reale qe qendron pas dosjes se hapur nga selia roze dhe fshehje te se vertetes. Genjeshtra e tij e pare vetedemaskohet nga fakti se vete Genc Ruli ka miratuar jo kthimin e prones por procesin e privatizimit deklaroi Shalsi i cili tregoi dje para mediave pergjigjen qe Agjencia Kombetare e Kthimit dhe Kompensimit te Pronave i ka kthyer Ministrise se Ekonomise per kete truall. Po ashtu Shalsi duke treguar dy vendime te ndryshme te qeverise nje te muajit shkurt 2008 dhe nje te muajit nentor 2008 tregoi se te gjitha trojet rreth ekspozites kane ndryshuar cmim ndersa vetem ajo pjese e Tiranes ka mbetur me nje cmim 3 here me te vogel se trojet ngjitur. I kerkuam Genc Rulit ti thote publikut se cinteresa fshihen pas privatizimit te ketij trualli me nje cmim kaq te ulet brenda nje zone ku perreth truallit ne fjale cmimet jane shume me te larta. Zoti Ruli deklaroi permes zedheneses se cmimi i truallit ka qene zero leke sepse Ministria e Ekonomise nuk ka bere shitjen e pasurise shteterore tek ish-ekspozita por thjesht u ka kthyer pronen pronareve te ligjshem. Zoti Ruli duhet tu thote shqiptareve arsyen e vertete pse jo vetem qe cmimi i ekspozites eshte tre here me ulet nga ai i zonave perreth por ne vendimin e qeverise nr. 1620 te dates 26 nentor 2008 cmimi i te gjitha zonave perreth ish-ekspozites rritet nderkohe qe vetem kjo zone e futur ne proces privatizimi ruan nje cmim tri here me te ulet ka deklaruar Shalsi. Ai e ka akuzuar hapur ministrin ne fjale per ndjekje te procedurave jo te rregullta ne raport me nje hapesire publike per destinimin e ri te se ciles jane vene ne levizje vendime te posacme e per pasoje jo shume transparente. Ne kete kuader aktet e publikuara nga PS pasojne ato per ceshtje te tjera e qe sipas asaj qe tanime mund te quhet tradita e reagimit zyrtar perfaqesojne ceshtje te mirefillta penale. Kunderpergjigjet e ministrit Ruli dhe perfaqesuesve te Ministrise se Bujqesise rreth ketij problemi kane qene te pamjaftueshme dhe aspak shteruese per sa kohe qe ne perditesi PS e ploteson akuzen publike me te dhena te reja. Konkretisht edhe dje Shalsi ka bere disa pyetje rreth interesave qe fshihen pas vendimeve per ish-ekspoziten e cila edhe ne nje rast te kthimit te prones pronareve te truallit vjen ne kundershtim me ligjin per shkak se sipas deputetit te PS-se Ministria e Ekonomise nuk ka tagrin e kryerjes se ketij akti. Fillimisht i kujtojme ministrit se nuk eshte Ministria e Ekonomise ajo qe kthen pronat por Agjencia e Kthimit dhe Kompensimit te Pronave nderkohe qe genjeshtra e tij e pare vetedemaskohet nga fakti se vete Genc Ruli ka miratuar jo kthimin e prones por procesin e privatizimit te ish-ekspozites lsquoShqiperia Sot duke kerkuar vleresimin e truallit ne fjale tha Shalsi. Skenari i nxjerre ne siperfaqe eshte plotesuar edhe me nje te dhene tjeter e cila deshmon se ne procesin e privatizimit eshte perfshire edhe nje siperfaqe publike qe dokumentohet edhe nga zyra e regjistrimit. Ministri i Saliut Genc Ruli ka futur si pjese te ketij privatizimi edhe 2762 metra katrore truall shteteror. Kete e konfirmon edhe vete zyra e regjistrimit te pasurive te paluajtshme shtoi deputeti i PS-se. Dokumentimi i fakteve qe PS-ja i ka vene opinionit publik rreth nje ceshtjeje qe deri me tani ka zbuluar parregullsite ligjore ka krijuar premisen e interpretimit politik prej nga ku mund te kuptohet me mire arsyeja e ketij gabimi te konsumuar nga Ministria e Ekonomise. Kush jane njerezit dhe interesat private qe fshihen pas ketij vendimi te marre teresisht ne dem te interesit publik Me cfare fuqie keta njerez dhe keto interesa kane arritur ti diktojne qeverise shqiptare vullnetin e tyre qe bie ndesh me vullnetin dhe interesat e publikut Dhe perseri i rekomandoj ministrit qe ne prononcimet e tij publike vete apo nepermjet zedhenesve te mbaje mire parasysh se per cdo pyetje qe i kemi drejtuar ne disponojme nje dokument se cdo dyshim qe ngreme e kemi te mbeshtetur ne fakte e prova te dokumentuara deklaroi Eduart Shalsi.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›