Siç vërejnë psikologët
Është e njohur vërejtja e psikologëve që, nëse shpeshherë dhe vazhdimisht përsërit një dëshirë të parealizuar, shpejt mendja të mbushet top që ajo të pret te pragu i derës. Nga kjo vërejtje, me sa duket, nuk bëjnë përjashtim as drejtuesit e qeverisjes sonë, sidomos kur fjala është për procesin e liberalizimit të vizave të Bashkimit Europian me Shqipërinë.
Ky lajtmotiv nisi të ushtojë gjithnjë e më fort këtu e një vit më parë, kur Kryetari i Qeverisë dhe anëtarë të saj rrihnin gjoksin përpara shqiptarëve, se vizat me Europën do të fshiheshin në janar të këtij viti. Dhe, kur janari xhiroi në boshllëk, Sali Berisha i siguroi shqiptarët të mos mërziteshin, se në kancelaritë e Brukselit i kishin premtuar që në muajin shkurt do të vinin në Tiranë zyrtarë europianë për këtë problem. Disa nga këta të fundit vërtet erdhën, por ashtu, kalimthi, gjatë kthimit nga Shkupi, ku nënshkruan plotësimin e kushteve të vëna Maqedonisë për liberalizimin e vizave.
Më pas, tërë bateritë e qeveritarëve tanë u karikuan në këtë drejtim gjatë fushatës paraelektorale dhe, pa më tej, asaj elektorale të zgjedhjeve të përgjithshme parlamentare, kur Sali Berisha artikuloi pa vështirësi dhe me paturpësi, si për shumë premtime të tij të pambajtura, se vizat do të liberalizoheshin në vitin e parë të mandatit të dytë të qeverisjes së tij.
Ndërkohë që Brukseli, përveçse kishte këmbëngulur, se arritja e standardeve europiane në zgjedhjet e përgjithshme politike do të vlerësohej si një test i fortë për hapjen e rrugëve reale të integrimit të Shqipërisë, gjithashtu kishte vënë në dukje që ajo periudhë e propaganduar prej Berishës përkonte me kohën kur mendohej që Bashkimi Europian do të përcaktonte afatet për ta përfunduar këtë proces, ndoshta aty nga mesi i vitit 2011. Pa harruar asnjëherë të shtonte, se kjo do të arrihej vetëm nëse plotësoheshin të gjitha kushtet e vëna.
***
Mirë atëherë, kur Berishës dhe koalicionit të tij u nevojiteshin domosdoshmërisht më 28 qershor sa më shumë vota nga elektorati shqiptar, vullnetin e të cilit e deformuan dramatikisht, nëpërmjet jo vetëm marifeteve antidemokratike dhe antiligjore që përdorën ditën e votimit, por edhe të ushtrimit të një presioni të pashembullt gjatë procesit të numërimit të votave, po tani që e nisën mandatin e dytë të pamerituar të qeverisjes së tyre, përse duhet të mbajnë në majë të gjuhës të njëjtin avaz, të njëjtin premtim të pambajtur për liberalizimin e vizave në vitin e parë të këtij mandati?
Kjo është një pyetje që e bën të tundë kokën heshturazi cilindo që ka ndjekur me kujdes zhvillimet integruese të vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe, në këtë kuadër, edhe të Shqipërisë. Në të vërtetë, nga Brukseli nuk ka sinjale që mund të të linin të kuptoje se, kushtet për t’u marrë ndonjë vendim për Shqipërinë dhe Bosnjë – Hercegovinën shumë shpejt do të ndryshojnë. Pra, kushtet mbeten po ato dhe pajisja e shtetasve me pasaporta biometrike sigurisht që është një kusht sine qua non, por jo i mjaftueshëm, çka përpiqen ta mbivlerësojnë këto kohë edhe Kryeministri ynë, edhe ministri i Brendshëm.
Njëherazi, është tjetër gjë përmbajtja e raportimit para disa ditësh në Parlamentin Europian të eurodeputetes sllovene, Fajon. Ajo u përpoq të argumentonte pak a shumë se, nuk mund të ishte e efektshme, as e drejtë dhe as e dobishme që të seleksionoheshin procedurat për liberalizimin e vizave posaçërisht për këto dy vende të Ballkanit Perëndimor. Domethënë që, në këtë fushë, marrëveshjet duhet të jenë të barabarta për të gjithë, pa bërë dallime diskriminuese midis tyre.
Por sidoqoftë, ajo e bëri të qartë që me këtë vërejtje nuk kishte parasysh aspak ndryshimin apo reduktimin e kushteve që kërkohen edhe ndaj këtyre dy vendeve ballkanike të mbetura në periferi të zhvillimeve integruese rajonale për lehtësimin e regjimit të vizave. Pra, me gojën e kësaj eurodeputeteje dashamirëse nënkuptohej qartë kërkesa për të mos bërë dallime të përkatësisë etnike e fetare, sikurse nuk bëhej fjalë për një mbështetje të stimuluar të hyrjes në këtë regjim dhe anëtarësim pa përkatësi në ‘të.
Për atë që ndoqi me vëmendje në edicionin shqip të datës 2 tetor të Radios BBC intervistën e Ministrit suedez të Migrimit dhe të Politikave të Azilit, Tobias Billstrom, qeveria e të cilit mban presidencën e radhës së Bashkimit Europian, nuk do të ndjehej asnjë mëdyshje se, ashtu siç u shpreh eurodeputetja sllovene, Shqipëria do të përfitojë nga liberalizimi i vizave vetëm kur të plotësohen të gjitha kushtet e vëna nga Komisioni. Dhe, me plotësimin e këtyre kushteve, më së pari dhe më së fundi kuptohet përmbushja e reformave të gjithanshme, përdorimi i shpeshtë literal i të cilave nga qeveritarët tanë duket sikur e ka humbur kuptimin real.
***
Mirë atëhëre, përse pra i njëjti lajtmotiv përsëritet shpesh nga Kryeministri ynë edhe tani, për më tepër me siguri maksimale për t’u kënduar brenda vitit të parë të kësaj qeverisjeje të dytë të tij? Mos ndoshta për të tërhequr vëmendjen nga gjendja mjaft e rënduar ekonomike që do të vijojë së përjetuari vendi, kur aktualisht edhe burimet financiare të buxhetit të shtetit janë për të vënë kujën?
Apo mos ndoshta, krahas kësaj, për të ballafaquar, më saktë, për të kundërvënë masën e qytetarëve tanë ëndërrimtarë te imazhet e Europës me opozitën politike dhe liderin e saj, që tregohen të vendosur për të mos u përgjunjur me hyrjen dekorative në Parlament? Që, kur të mbarojë viti i parë i kësaj qeverisjeje me legjitimitet të cunguar, të ngrihet Berisha dhe të ulërasë: “E shikoni o popull, kush t’i mbylli rrugët? Prandaj o burra! Bëni gati trekëmbëshin për Edi Ramën me shokë!”? Dhe, kështu, të vazhdojë qeverisjen e mbrapshtë pa telashe dhe andralla.
Pavarësisht nga keqkuptimet, apo edhe nga djallëzitë, tek e mbramja, siç është theksuar vazhdimisht, Bashkimi Europian pret nga shtetet, të cilat kërkojnë që të jenë pjesë e të drejtave të BE – së, që ky vullnet për të hyrë në regjimet e tij të pasqyrohet në ndërmarrjen e kritereve të caktuara, si kusht paraprak i të cilave është që vendi kandidat të ketë realizuar stabilitet institucional, si garanci për rendin demokratik dhe ligjor.
Në këtë kuadër, a mund të flitet për një klimë të tillë në konditat e Shqipërisë, kur e dyshimta maxhorancë parlamentare (njësoj si analogjia e saj perso - aziatike në Teheran) s’lëshon pe për të hapur kutitë, edhe pse opozita me këtë kërkesë të vetën nuk synon tashmë ndryshimin e rezultatit zgjedhor të certifikuar nën trysni apokaliptike? Le të lobojë për liberalizimin e vizave Ministri i Jashtëm, Ilir Meta, me ambasadorë të vendeve të Bashkimit Europian, le të dëgjojë ai kortezitë e rastit dhe vlerësimet e shprehura me gjuhë tipikisht diplomatike! Mos vallë është e para herë që ballafaqohet me këto qëndrime rutinë?
Ashtu si shumë nga ne, edhe ai, fort mirë e di që konkretisht Presidenca e Bashkimit Europian jo vetëm që nuk jep ndonjë vlerësim për zgjedhjet në Shqipëri, por në çdo rast paraqet një udhërrëfyes, vetëm plotësimi i treguesve të të cilit mund t’i japë atij kënaqësinë dhe t’ia shtojë kokorroçësinë (sigurisht, nëse nuk i ve bërrylin Kryeministri), për të hedhur firmën në dokumentin e përbashkët me BE – në për liberalizimin e vizave.
Por, ky qiell plot jone dhe tensione elektrizuese, kjo napë gri e kësaj vjeshte, nëse nuk çahet me një kosore mirëkuptimi brenda vendit, shumë vështirë do të jetë, për të mos thënë krejtësisht e pamundur, që brenda një viti, madje edhe pas dy vjetësh, shqiptarëve t’u lejohet të lëvizin lirisht nëpër Europë.