E Diel, 1 Nëntor 2026

Berisha: Opozita të marrë “tortën” e vizave në Kuvend

Gjatë mbledhjes së grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Berisha i ka kërkuar opozitës që të lërë mënjanë mëritë dhe të kthehet në Parlament.

 “Ftoj opozitën të japë kontribut në parlament për reformat. E garantoj se zëri i saj do dëgjohet madje në përmiresimet e kodit ne bazë te sygjerimeve të OSBE, opozita do të ketë rol vendimtar”, tha Berisha.

Kryeministri i vendit tha gjithashtu se pjesmarrja mbi të gjitha do të dëshmonte se mbështet punën që po bëhet për liberalizimin e vizave, dhe se në rast të kundërt kjo do të bëhet vetëm nga e djathta dhe se e majta nuk do mete asnëj meritë në këtë mes. “E ftoj të tregojë me praninë e saj se e mbeshtet liberalizimin e se nuk eshtë kundër këtij procesi. Ne do ta realizojme çdo reformë, por nuk eshte mire t’ia lëmë meritën vetëm njërës palë”, tha gjithashtu Berisha para deputetëve të partisë së tij.

                                                                                             

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›