E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bushati: Të plotësohen kërkesat për vizat

Megjithatë, deputeti i kësaj partie Ditmir Bushati ka theksuar se protesta për votën dhe mbrotjen e saj janë një vlerë e shtuar për të përshpejtuar procesin e integrimit europian të vendit.

“Nga vlerësimi që i kemi bërë përmbushjes së reformave në bllokun e dytë të Udhërrëfyesit të Liberalizimit të Vizave që përfshin çështjet e migracionit të paligjshëm dhe të ripranimit, rezulton se asnjë nga masat e parashikuara për t’u zbatuar gjatë muajit shtator sipas Planit të Veprimit të miratuar nga vetë Qeveria në korrik të këtij viti nuk është realizuar”, theksoi ai.

Ai i ka kërkuar qeverisë që të miratojë sa më shpejt “Strategjinë e përditësuar dhe Planin e Veprimit për Menaxhimin e Integruar të Kufijve; të sigurojë bashkëpunimin e agjencive që operojnë në kufi, të tilla si shërbimi doganor, policor dhe kontrolli sanitar e fitosanitar; të sigurojë zbatimin e programit antikorrupsion për Policinë e Kufirit dhe Migracionit; të krijojë Qendrën Ndërinstitucionale Operacionale Detare; të intensifikojë instalimin e sistemit TIMS në të gjitha pikat e kalimit kufitar”.

                                                                                             

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›