Poloni, 57 të arrestuar për publikime pedofilike
Gjatë kontrolleve të kryera nëpër banesa, policët sekuestruan 67 kompjutera dhe 158 disqe, si dhe 6 000 CD dhe DVD me materiale pornografike me fëmijë. Ky është operacioni i shtatë i këtij lloji i zhvilluar nga policia polake këtë vit.
Gjatë operacioneve të mëparshme janë arrestuar 322 persona të përfshirë në publikimin në internet të materialeve pornografike me fëmijë. Publikimi i materialeve pornografike me fëmijë dhe mbajtja e "materialeve me karakter pedofilik" dënohen në Poloni me tetë vjet burg.