E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shtyhet ndeshja Genoa - Inter

Ndeshja e Serie A mes Genoas dhe Interit e paraparë të zhvillohet ditën e dielë në stadiumin Marassi në Gjenovë të Italisë është shtyrë, konfirmuan autoritetet e Lega Calcios.

Autoritetet duke përfshirë dhe kryebashkiakun e Gjenovës, pas takimit të mbajtur gjatë të premtës kanë ardhur në përfundim se ndeshja e paraparë të luhet të dielën në ora 12:30 nuk mund të zhvillohet këtë fundjavë, për shkak se nuk mund të garantohet siguria e tifozëve nga vërshimet e mëdha në qytetin italian.

Regjioni i Ligurisë në pjesën veri-perëndimore të Italisë është goditur nga rreshje dhe vërshime të mëdha, ndërsa kushtet atmosferike nuk besohet se do të përmirësohen deri në fund të javës. Nga katastrofa natyrore kanë mbetur të vdekur disa persona, ndërsa dhe shumë të tjerë janë të zhdukur.

Interi është në pozitën e 17-të në Serie A, përderisa Genoa është në vendin e 11-të, shtatë pikë më pak se sa lideri Juventu

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›