E Diel, 1 Nëntor 2026

Silva Skenderi, Pianoja, piedestali i jetes sime Izaura Ndoj

Teksa e degjon kur flet per pianon te duket sikur gjithe jeta e saj rrotullohet rreth ketij instrumenti qe te fal emocione. Dhe jo pa qellim ne nje interviste per “Koha Jone”, pianistja Silva Skenderi rrefen rrugen e gjate artistike si nje pianiste qe ka dhene dhe do te vazhdoje te jap ne skenen shqiptare. Nen tingujt e mrekullueshem te pianos se pianistes Silva Skenderi gjate nje koncerti recital, ngriti ne piedestal publikun ne Akademine e Arteve. Artistja kishte zgjedhur per interpretim vepra te mirenjohura nga artiste te huaj dhe shqiptare si Bach, Hayden dhe Vorpsi. Biografia e saj artistike shenon veprimtari intensive si koncert-maester dhe si pianiste e Orkestres se TOB-it, duke realizuar nje repertor te gjere veprash operistike, ne bashkepunim te vazhdueshem me shume dirigjente, vecanerisht te huaj. Ne repertorin e larmishem te veprimtarive artistike te kesaj periudhe bejne pjese mjaft koncerte recitale si pianiste-soliste, si koncert–maester ne koncerte recitale te kengetareve soliste te TOB-it, dhe e koncerteve recitale te korit te po ketij institucioni. Per disa vite radhazi eshte pianiste e Korit Femeror te Akademise se Arteve nen drejtimin dirigjentit prof. Milto Vako, nderuar me disa cmime nderkombetare dhe nje CD hedhur ne treg se fundmi. Per vite me radhe eshte pianiste e orkestres “Madre Tereza”, e festivalit operistik “Jorgjia Truja”, e festivalit operistik nderkombetar “Marie Kraja” etj. Gjithashtu Skenderi eshte pianiste zyrtare e “Garave Internacionale te Kosoves”, konkursit violinistik nderkombetar “Islam Petrela” (2005-2006), pianiste zyrtare e “Tirana Music Festival” (2006-2007), e festivalit “Mozaik 2008” ne klasen e prof. Vienez Kovacic etj. Koncerti i saj i radhes shenoi nje tjeter sukses te kesaj artisteje, e cila premton qe se shpejti do te rikthehet ne skene, per te dhuruar emocione te metejshme per adhuruesit e muzikes.

Para disa ditesh performuat ne nje koncert recital ne piano nen drejtimin e Prof. Margarita Kristidhi. Si erdhi ky koncert?

Ky koncert u zhvillua ne kuader te stines koncertore te pranveres 2011. Stina koncertore eshte kthyer tashme ne nje tradite per Fakultetin e Muzikes ne Tirane prej tre vitesh. Fakulteti organizon stinen koncertore te dimrit dhe te pranveres; e dimrit daton respektivisht ne periudhat tetor –janar, ndersa e pranveres ne mars-qershor, ne koncerte te ndryshme te studenteve dhe te pedagogeve te Akademise se Arteve, pra te formacioneve dhe lloj zhanreve te ndryshme ku te gjithe prezantojne punet e tyre, interpretimin e tyre dhe ballafaqohen me publikun dhe skenen. Ne kuader te kesaj stine realizova kete koncert recital kete radhe, sigurisht me nje emocion dhe pergjegjesi shume te madhe ndoshta paksa te vecante nga heret e tjera pasi dhe programi qe une kisha perzgjedhur ishte disi me pikant, i nje shkalle veshtiresi te larte sepse luheshin autor klasik dhe vepra qe kerkojne shume mjeshtrin interpretuese sepse jane vepra stili. Programi nisi me partituren e pare te Bach-t, me pas vijoj me sonaten e madhe te kompozitorit Haydn-it dhe ne fund nje veper me variacione te kompozitorit shqiptar Pellumb Vorpsit. Me duhet te cilesoj dicka qe ne koncertet e mija pavaresisht se te cilit lloj ato jane ka qene prezent nje veper shqiptare. Mendoj se kjo eshte nje menyre shume e mire per te ruajtur dhe promovuar me tej traditen mjafte te mire qe ne kemi per muziken klasike edhe pse nje vend i vogel ne kete fushe kemi lulezuar dhe kemi prodhuar artiste. Shume artiste shqiptar sot interpretojne ne skenat nderkombetare ne te gjithe boten duke lene imazhin e tyre dhe punen e madhe qe ato kane bere. Mund te permend violinat e para te Scala di Milanos, Zyrihut, Orkestren filarmonike te Berlinit dhe ne shume skena te tjera, ku kane spikatur Inva Mula, Josif Gjipali, Sajmir Pirgu, Suela Piciri e shume te tjere. Ne kemi prodhuar artiste te mire, kemi pasur talente qe kane spikatur ne art dhe nje shkolle arti qe ka nxjerr breza te tere artistesh qe sot jane dinjitoz ku ato ndodhen. Sigurisht qe jane shume dhe e kam te pamundur ti permend te gjithe. Eshte nje nder krenarit e ketij kombi te prodhoje artiste dhe te ‘shese’ keto talente ne skenat me dinjitoze.

Suksesin e ketij koncerti recital mund ta cilesosh dhe fal perzgjedhjes se tri autoreve me te veshtire te skenes evropiane dhe asaj shqiptare?

Cdo element i koncertit ka vleren e vet dhe eshte i domosdoshem qe nje koncert te jete i arrire, i plotesuar dhe i suksesshem. Sigurisht programi eshte pjesa qe luan rolin me te rendesishem, pastaj interpretimi luan rolin vendimtar te koncertit ku publiku vjen dhe te vlereson ty dhe ti shpreh vlerat e tua, menyren tende te interpretuarit per te fal nje emocion tek publiku. Ne fund te fundit qellimi i cdo koncerti eshte te kenaqim publikun qe vjen dhe na ndjek ne cdo interpretim edhe pse ne Shqiperi ka akoma probleme si per interpretuesin ashtu dhe per audiencen.

Do doja te prekja dicka qe ndoshta nuk eshte shume e kendshme por do kisha deshire per ta thene pasi ne kemi akoma probleme te medha ne lidhje me infrastrukturen. Kemi salla shume te mira sic eshte ajo e Akademise se Arteve e cila eshte ndertuar nga italianet me nje akustike perfekte, por sallat ku nuk eshte vene dore gjithe keto vite ose jane bere investime fare te vogla qesharake siperfaqesore. Se dyti vlen te theksohet se nje rol kryesor eshte mbeshtetja e artit nepermjet fondeve dhe projekteve te ndryshme dhe ne kete pjese ka shume per te deshiruar. Pjesen me te madhe te rasteve artistet per te qene ne skene, per te qene aktiv dhe sa me afer publikut sepse ne fund te fundit ky eshte misioni jone, dhe detyrohen qe te bejne koncerte pa pagese. Pra, nje pune e gjate disa mujore, e pashperblyer duke mbuluar shpenzimet e koncerteve vete duke trokitur dere me dere. Edhe pse me nje sere veshtiresi, gezimi eshte shume i madh, kenaqesia eshte e madhe sepse nje artist e nis pergatitjen e vet profesionale qe ne vogeli. Ne kete menyre instrumenti behet pjese e jetes, behet jo vetem bashkeudhetari dhe pjese e jetes dhe pa te nuk jeton dot. Kjo te ben me te forte dhe te mbijetosh ne periudha te caktuara dhe kur jane te veshtira per te qene artist dhe aktiv ne te njejten kohe.

Si ka lindur pasioni per tu bere nje pianiste. Ka qene dikush qe ju ka shtyre apo ka qene e lindur brenda jush?

Kur ti je shume i vogel ne moshen 6-vjecare kur une kam nisur te merrem me instrumentin eshte e veshtire qe te jesh i vetedijshem per pasionet dhe deshirat e tua. Mendoj qe femijet ne ate moshe kane pasion per cdo gje, kane te gjitha llojet e pasioneve, madje tani qe jam ne pozicionin e pedagogut jam ne gjendje ta konstatoj me shume kete gje. Eshte normale qe prinderit jane shtysa e pare dhe iniciatoret qe e drejtojne femijen drejt kesaj rruge dhe nuk eshte femija ai qe mund te percaktoje dhe nese e percakton eshte nje perzgjedhje komplet feminore. Ne rastin tim ndodhi ndryshe, qe ne kohen kur ika ne kopshtet parashkollore kisha nje edukatore e cila kishte vene re se kisha vesh per muzike dhe me organizonte ne ato aktivitet qe beheshin ne ate kohe. Me vone kete e mori vesh dhe mamaja ime dhe e mori goxha ne konsiderate fjalen e edukatores dhe me futi ne nje nga shkollat me te mira te muzikes ne Tirane “Kongresi i Permetit” sot quhet “Servet Maci”. Me futen ne ate shkolle edhe pse deshiren e kishin te behesha nje pianiste e zonja por ajo ishte ne doren time nese do ta doja kete instrument. Ne nje moshe me madhore ku ti arrin te besh nje perzgjedhje per te ardhmen tende vendos perfundimisht. Keshtu qe perzgjedhja ime ishte e sakte, nisa Liceun per tu bere nje pianiste e afte pasi e ndjeja vertete brenda meje. Me pas vazhdova Akademine e Arteve edhe pse ishin vite shume te veshtira per te pasur nje pune fikse, pasi kishte ndryshuar sistemi i arsimit. Pastaj viti ’97 shenoi dhe e institucionet e artit nje periudhe te gjate degradimi duke e cuar ne nje rrenim total. Edhe pse ne nje periudhe te veshtire isha me fat pasi direkt pas diplomimit nisa pune ne Teatrin e Operes dhe Baletit. Eksperienca ne TOB me vlejti shume pasi opera eshte nje hambar qe te meson gjithcka, duke qene ne kontakt me shume artiste si te huaj ashtu dhe shqiptar te cilet jane nje shkolle me vete. Me vone pas nje konkurrimi kalova ne Akademine e Arteve me statusin e pedagoges se brendshme.

Nje karriere e gjate artistike qe ju ka dhene mundesi te medha ne jete. Po skenat evropiane jane nje enderr per ju?

Artisti ka nje motiv qe te jete gjithmone ne skene kudo qofte. Sigurisht, skenat e Evropes e lakmojne te gjithe. Kam pasur fatin te luaj ne disa skena, kam pasur fatin te luaj ne Kroaci ne nje nga muzete e artit ne qender te qytetit, nje nder muzete me prestigjioz qe ato kane. Ky ka qene koncerti im i pare solo jashte skenes shqiptare dhe ka qene nje eksperience shume e bukur dhe mbreselenese pasi ky koncert erdhi ne kuader te Dites boterore te koncerti kunder femres. Te luaje ne nje aktivitet te tille eshte nje gje shume e madhe, dhe ka qene nje eksperience shume mbreselenese per mua pasi me ato tinguj duket sikur ju dhuron pak shprese dhe pak jete te gjithe te semureve. Koncerte te tjera kame dhene dhe ne vendet ku jam specializuar si ne Itali dhe Kosove dhe se fundmi ne Vjeshten e Shkupit i cili eshte nje nder festivalet me prestigjioze qe Maqedonia ka, me nje tradite disa vjecare e cila fton artiste nga vende te ndryshme te botes. Nje nga netet e ketij festivali isha protagoniste ku luajta nje koncert recital me vepra romantike. Koncertet kane qene te ndryshme me shume sakrifica por gjithmone jam kam dale.

Cilat jane projektet qe do iu ngerthejne kete sezon veror pas pianos?

Kete sezon veror kam te projektuar dy koncerte; njeri do te zhvillohet ne Malin e Zi ndersa tjetri ne Itali. Koncerti i Malit te zi do te kete ne program te njejtin qe shpalosa ne Tirane sepse per te bere nje koncert te duhet nje pune disa mujore dhe pse te mos shfaqet dy here i njejti program. Ne bote njerezit bejne nje karriere disa vjecare me disa vepra te caktuara qe luajne ne vende te ndryshme te botes. Nderkohe qe po pergatitem dhe per sezonin vjeshte-dimer.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›