E Shtunë, 31 Tetor 2026

Dede pranë kalimit tek kampionët e Dinamos

Tiranë - Mbrojtësi i shquar i futbollit shqiptar, Nevil Dede, ndodhet pranë kalimit të tij tek skuadra e Dinamos. Lojtari sezonin e fundit ka luajtur në kampionatin kinez, duke zhvilluar atje me të vërtetë një sezon të mrekullueshëm. Kontrata e tij me klubin kinez ka përfunduar, dhe disa skuadra të Superligës janë vënë në lëvizje për të marrë shërbimet e tij.

Sipas të përditshmes Sporti Shqiptar, Dede ndodhet pranë nënshkrimit të një kontrate me skuadrën e Dianamos. Po sipas kësaj të përditshmeje publikohet se Dedes i kanë ofruar nga kampionati kinez dyfishin e shumës që ka marrë në sezonin e shkuar atje, dhe kjo mund ta tundojë ish-lojtarin e Tiranës dhe Elbasanit të luajë sërish në Kinë.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›