Sierra Leone, autoritetet ndërpresin kërkimet, 100 të humbur

Autoritetet në Sierra Leone kanë mbyllur operacionin për të shpëtuar të mbijetuarit nga mbytja e një anije që u mori jetën 90 personave dhe la pas 100 të humbur që supozohet të kenë vdekur, tha një oficer policie.
Anija, për të cilën zyrtarët besojnë se ishte e mbingarkuar me mallra dhe me të paktën 250 persona, u përmbys si pasojë e një stuhie të martën e 8 shtatorit, duke rritur nevojën për përmirësimin e masave të sigurisë, pasi vetëm 40 prej pasagjerëve duket t'i kenë mbijetuar aksidentit.
Të mbijetuarit të cilët u mblodhën të enjten në një plazh të Shenge, e përshkruan përvojën e hidhur që kishin kaluar pasagjerët e "Sea Doctor".
" Uji u fut në brendësi dhe përmbyti anijen dhe të gjithë u shpërndanë në të gjithë vendin. Njerëzit ishin në ujë, vëllai im kishte një jastëk shpëtimi kështu që unë vendosa duart rreth saj dhe munda të shpëtoja jetën time. Burra të tjerë gjithashtu u bashkuan me ne kështu që ishim 5 vetë brenda saj"-tha Kemor Farmah, një nga të mbijetuarit.
Issa Mansaray, një oficer I shpëtimit tha se ekipi I tij kishte mundur të shpëtonte 6 njerëz dhe se rekuperuan 8 trupa.
Kreu I operacioneve detare të shpëtimit koloneli Mohamed Suma tha se operacionet e shpëtimit ishin ndërprerë pasi ekipet e shpëtimit arritën në përfundimin se pjesa e mbetur e pasagjerëve në bordin e anijes ishin mbytur.
Ai tha se 90 trupa ishin varrosur, 30 prej të cilëve duhet të preheshin në një varr masiv duke qënë se ata nuk mund të identifikoheshin.
Numri I saktë I udhëtarëve në anije, e cila ishte duke lundruar mes 2 fshatrave bregdetarë nuk është I njohur,duke qënë se kapiteni mori në të pasagjëerë shtesë pavarësisht se në të ndodheshin 200 pasagjerë të mëparshëm.
Aksidentet detare, automobilistike dhe hekurudhore janë të shpeshta në Afrikën Perëndimore, një rajon I varëfë me një infrastrukturë të dobët dhe mbingarkesa është shpesh përgjegjësi kryesor.
Komuniteti ndërkombëtar ka ofruar ndihmë për qeverinë në trajtimin e aksidentit, por Suma tha se masa të rrepta do të ndërmeren në vend për të parandaluar aksidente të ardhshme.
Anijet e pasagjerëve që nuk kanë xhaketat e shpëtimit, aparatet e nevojshme të komunikimit dhe një listë udhëtarësh të sigurt do të parandalohen nga lundrime në ujërat e Sierra Leone dhe kapitenët e tyre do të arrestohen, tha ai.