E Diel, 1 Nëntor 2026

Venezuela merr borxh 2.2 miliardë dollarë armatime nga Rusia

Presidenti i Venezuelës Hugo Chávez tha se ai kishte rënë dakord me Rusinë që kjo e fundit t'i jepte borxh 2.2 miliardë dollarë armatime shtetit amerikano-latin.
Armatimet të cilat janë përfshirë në marrëveshjen Venezuelë-Rusi janë tanke, avionë luftarakë si edhe armë anti-raketë.
Ky lajm u bë i ditur nga vetë Chavez në emisionin e tij të përjavshëm "Hello President", i cili transmetohet në një nga televizionet shtetërore të Venezuelës. Në fillim të emisionit Chavez vlerësoi lart figurën e Juan Almeida, zëvëndës presidentit të Kubës i cili vdiç disa ditë më parë.
Më pas Chavez foli për vizitën e tij zyrtare në Rusi e cila u zhvillua javën e kaluar.
Presidenti venezuelian tha se ai kishte rënë dakord me autoritetet ruse që ushtria e Venezuelës të pajisej me 92 tanke të fuqishëm si edhe me një sistem anti-raketë "S-300" i cili është i aftë të lokalizojë dhe të sulmojë avionët ushtarak të çdo lloj përmase dhe fuqie.
"Ne e falenderojme qeverinë ruse, e cila miratoi një hua prej 2.2 miliardë dollarësh për shpenzimet e armëve", u shpreh Chavez në emisionin e tij të përjavshëm.
Por kundërshtari më i hapur i politikave ushtarake amerikane, Chavez tha se ai e përsëriste angazhimin e tij për të përdorur energjinë bërthamore, të cilat sipas presidentit venezuelian do të përdoren për qëllime paqësore.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›