Sierra Leone, përmbytja e anijes shkakton 80 viktima
Numri i viktimave të raportuara, pas përmbytjes së një anije në Sierra Leone, mund të shkojë në 80. Sipas disa të dhënave të zyrtarëve detar dhe ushtarake janë raportuar që 300 njerëz kishin hipur dhe vetëm një numër i kufizuar kanë arrituar të shpëtojnë pas përmbytjes së anijes.
Ndërkohë që kapaciteti maksimal i anijes ishte vetëm 150 njerëz. Në këtë anijë ndodheshin fëmijë të cilët po ktheheshin nga pushimet e tyre verore kur një stuhi e fortë detare ka përmbytur anijen në afërsi të kryeqytetit portual të Freetown.
Përveç pasagjerëve, anija kishte të ngarkuar edhe shtylla druri, si edhe disa kuintalë vaj palme, pule dhe si edhe lloje kafshësh të ndryshme. Një burim ushtarak konfirmoi se numri i viktimave në orët në vijim mund të shkojë në 200.
Deri më tani nuk ka pasur asnjë shpjegim zyrtar nga ana e qeverisë së Sierra Leones për arsyet e kësaj fatkeqësie humane.
Qindra të afërm të pasagjerëve kanë nxituar për në Waterloo, pika e nisjes së barkës 12 km larg Freetown, në Tombo, në kërkim të lajmeve për ndonjë të mbijetuar.
Afrika Perëndimore është duke u goditur nga shirat sezonal dhe stuhitë e shpeshta që kanë shkaktuar rreth 160 viktima si edhe dhjetëra mijëra të zhvendosur, duke bërë që qeveritë në të gjithë rajonin të kërkojnë ndihma ndërkombëtare dhe humanitare.