E Shtunë, 31 Tetor 2026

Itali, shqiptarët kapen me 145 kg drogë

Dy shqiptarë janë prangosur nga policia italiane pasi iu sekuestrua 145 kg drogë e llojit marijuanë. Sasia e drogës u sekuestrua 20 km larg qytetit të Leçes. Sipas policisë italiane, shqiptarët e arrestuar janë të moshës 20 dhe 30-vjeç, por nuk jepen të dhëna për identitetin e tyre.
Sasia e drogës, sipas policisë së shtetit fqinj, ka mbërritur nëpërmjet Otrantos nga Shqipëria. Trafikantët kanë përdorur gomone për të transportuar lëndën fitimprurëse. Dy shqiptarët e prangosur ishin pa dokumente.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›