Pakistan, arrestohet zëdhënësi i talebanëve
Zëdhënësi i talebanëve të luginës Swat, në veriperëndim të Pakistanit u arrestua së bashku me katër komandantë të tjerë rebelë. "Muslim Khan dhe Mahmood Khan, për kapjen e të cilëve ishin vënë në dispozicion rreth
87 000 euro u arrestuan nga forcat e sigurisë në një operacion të ndërmarrë në luginën Swat'', deklaroi zëdhënësi i ushtrisë, gjeneral Athar Abbas.
Mahmood Khan është konsideruar si një komandant i rëndësishëm i talebanëve në Swat. Gjithashtu policia arrestoi edhe tre shefat e tjerë terroristë, Fazle Ghaffar, Abdul Rehman dhe Sartaj.