E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shumë flasin e shkruajnë, Kadareja këndon!



Po ndiqja një intervistë të shkrimtarit më të madh shqiptarë të të gjitha kohërave, Ismail Kadaresë, gjithashtu njëri prej intelektualëve më të shquar tanë me njohje ndërkombëtare.

Po dje lexova një intervistë të tij në një të përditshme shqiptare.

Njëkohësisht kam ndjekur me vëmendje debatin mediatik që zhvillohet për disa çështje të historisë dhe kulturës shqiptare.

Njëkohësisht me qëllim studimi psikolinguistik, lexova po një argument për këto çështje nga një personalitet tjetër i shquar me qëllim krahasimi logjik, filozofik, artistik, psikologjik dhe psikoanalitik!

Kur lexova intervistën e Kadaresë, e them sinqerisht, gjuha e tij më tingëllonte si një melodi, e rrjedhshme, e qartë, logjike, komunikative, e thellë, filozofike, psikologjike, semiotike dhe simbolike.

Por ajo që dua ta them publikisht është se gjuha e shkruar e Kadaresë ka melodi, pra duket sikur këndon një tenor këngë të bukura me plot dritë, kur ai shkruan.

Njëkohësisht gjuha e shkruar e Kadaresë ka simbolikë dhe funksionon si gjuhë e një psikologu dhe filozofi klinik dhe shoqërohet nga një melodi e bukur.

Njëkohësisht gjuha e folur e Kadaresë është melodi.

Kadareja nuk flet, ai këndon, ndërton frazën sikur të ishte po këngëtarë, filozof, artist, psikolog, psikoanalist.

Tingulli i zërit të Kadaresë është i ndryshëm prej tingullit të zërit të shumë të tjerëve që flasin ose argumentojnë.

Ai nuk transmeton mllef, inat, mërzi, por përkundrazi, është një tingull i qartë që jep mesazh, qorton, ironizon, komunikon me auditorin, me moderatorin, me kamerat, me veten, është mendjemadh Gross, Big!

Megjithëse është në një moshë jo fort të re, me mënyrën se si shprehet, nuk gjen në asnjë moment ndonjë paqartësi komunikative, por gjithnjë është i qartë, e thotë atë që do dhe mendon, pasi e këndon fjalën që do të thotë i këndon psikika.

Pra ajo që të bën përshtypje është se Kadareja nuk flet e shkruan si shumë të tjerë, ai këndon!

Pastaj debatet, kundërshtitë, egot, mizanskenat janë pjesë e artit, e qenieve njerëzore, e dëshirës dhe aspiratës për t’u bërë si ai, e debatit mediatik dhe personal.

Kjo është krejt e natyrshme e lidhur me faktorë njerëzorë, psikikë e mendorë.

Në fund më kujtohet një thënie e Adam Miçnikut, që thotë se të gjithë shkrimtarët në Lindjen ish-komuniste kërkojnë t’i ngjajnë Homerit.

Edhe ata që e kundërshtojnë Kadarenë, herë me të drejtë e herë pa të drejtë, kërkojnë ose “aspirojnë” të jenë si Kadareja.

Kjo nuk është ego negative, përkundrazi, e zhvillon auditorin bile edhe ato vetë!

Por nganjëherë pa dashje ose “pavetëdijshëm”, nuk këndojnë ose argumentojnë kur e kundërshtojnë, por tregojnë mllef, inat, ego të keqe, e cila dallohet qartë tek gjuha e folur dhe e shkruar e tyre që shpreh nervozizëm dhe nuk ka melodi.

Është jashtëzakonisht e pamundur dhe jologjike të ketë dy ose shumë Kadare.

Kadareja ka vepër që është arketipi i tij.

Kadareja di të flasë e të shkruajë që është mendja dhe kultura e tij.

Ai nuk shkruan e flet, Kadareja këndon!!!

*Pedagog i psikologjisë së artit në Universitetin “ Luigj Gurakuqi” Shkodër

Më shumë nga Analiza

Të gjitha ›