Sigma feston 11 vjetorin e funksionimit në treg
Shoqëria e sigurimeve Sigma feston sot 11 vjetorin e funksionimit të saj në tregun shqiptar. Drejtuesi i kompanisë Qemal Disha u shpreh se ata kanë si synim që në ardhmen të rrisin numrin e të siguruarve pasi kjo është një pikë që ka mangësi. Ndërkohë si pikë të fortë kjo kompani përmend faktin e pagimit në kohë të dëmshpërblimeve.
SIGMA Sh.a, pjesë e "Vienna Insurance Group", është shoqëria e parë private e sigurimeve në Shqipëri me të drejta të plota juridike për të konkuruar në treg. Ngjarja më e rëndësishme për kompaninë konsiderohet viti 2007, kur Sigma Sh.a u bë pjesë e VIG (Vienna Insurance Group), grupit më të madh të sigurimeve në Austri dhe në vendet e Europës Qendrore e Lindore, e cila aktualisht zë 87 % të aksioneve të shoqërisë