Siguracioni i makinave, rritet çmimi mbi bazën e riskut
10/02/2012 Nga data 1 shkurt janë trefishuar tarifat. Kompanitë i imponojnë tregut vlerat
Që nga fillimi i muajit shkurt të gjitha agjencitë e sigurimit kanë rritur vlerën e siguracionit për automjetet. Aktualisht, konstatohet se çmimet për siguracionin vjetor të makinave thuajse janë dyfishuar, duke shkuar thuajse në nivelin që ishin para se tregu të liberalizohej. Kështu, nëse para liberalizmit, për një makinë me kapacitet motorik mbi 1600 cm3, çmimi varionte nga 6-7 mijë lekë, kjo vlerë është bërë tashmë 14. 5 mijë lekë. Sipas kompanive të sigurimit mësohet se kjo rritje erdhi pas tërheqjes së vëmendjes që iu bë kompanive nga ana e Autoritetit të Mbikëqyrjes s Financiare, pasi ulja e çmimeve nuk garantonte pagesat e klientëve dhe nivelet e duhura të primit. Kështu kompanitë janë detyruar të caktojnë tarifa mbi bazën e riskut, duke mos i mbajtur ato në nivele të ulëta. Megjithëse e pa deklaruar kjo situatë ka krijuar formën e një monopoli ku të gjithë aktorët kanë rënë dakord për të operuar me çmime të njëjta, duke eleminuar konkurrencën e tregut. Pavarësisht leverdisë së kompanive që kanë marrë këtë vendim, janë qytetarët ata që paguajnë kostot, duke u përballur me të njëjta çmime të rritura nga të gjitha kompanitë e sigurimeve. Ndërkohë, po sipas kompanive siguruese rezulton se 30 për qind e automjeteve që qarkullojnë janë të pasiguruara dhe është një vlere prej 3.5 milionë euro dëme për t’u paguar, për shkak të automjeteve të pasiguruara. Sipas ligjit për sigurimin e detyruar, arkëtimet duhet të shkojnë për fondin e kompensimit të dëmeve dhe për këtë arsye u kërkua që tarifat të rriteshin. Ky treg u liberalizua vitin që shkoi përmes një ligji, që lejonte që çmimet të vendoseshin nga tregu. Kështu, Agjencia e e Mbikëqyrjes fiannciare pushonte së përcaktuari çmimet e siguracionit të makinave. Me nisjen e liberalizmit të tregut, çmimet arritën në nivele rekord të ulëta, si rrjedhojë e konkurrencës mes kompanive. Tarifat u përgjysmuan, ku nga 12 mijë lekë që ishte mesatarja më parë, ato arritën në një mesatare 6 mijë lekë. Kompanive në atë kohë iu la në dorë që t’i llogarisnin vetë kostot e tyre dhe ata vendosën të caktonin çmime shumë të ulta. Por, aktualisht çmimet janë rritur sërish, duke shkuar thuajse në nivelet e mëparshme ose diçka më tepër. Siguracioni është një ndër tri dokumentet bazike që një drejtues mjeti duhet të ketë me vete. Dokumenti i siguracionit kërkohet nga çdo efektiv i policisë rrugore së bashku me patentën dhe lejen e qarkullimit në çdo situatë kontrolli.
Ndryshimi
Me liberalizmin e tregut, tarifat u përgjysmuan, ku nga 12 mijë lekë që ishte mesatarja më parë, ato arritën në një mesatare 6 mijë lekë. Kompanive në atë kohë iu la në dorë që t’i llogarisnin vetë kostot e tyre, duke përfshirë këtu kontratat e sigurimit që kishin dhe dëmet mesatare që u duhej të paguanin. Vlera që kompanitë do të mendonin se plotësonte koston e tyre, ishte edhe vlera me të cilën ato do të gjykonin të dilnin në treg.