Siguria e Kosovës mund të zgjidhet vetëm politikisht
Deklarata e Bentlerit erdhi gjatë një takimi që zhvilloi sot me drejtorin e përgjithshëm të Ushtrisë suedeze, Ulf Bengtsson, në shtabin kryesor të KFOR-it në Film City. Gjithashtu, Bentler ka thënë se KFOR-i do të mbetet garantues i sigurisë dhe lirisë së lëvizjes, pavarësisht zvogëlimit të trupave.
Komandanti Bentler falënderoi forcat e armatosura suedeze për kontributin e dhënë në misionin e KFOR-it, ndërsa e njoftoi Bengtsson mbi zhvillimet pozitive të situatës së sigurisë në Kosovë, si dhe ngjarjet e fundit lidhur me kushtet e transferimit të përgjegjësive tek institucionet në Kosovë.