Sindikalistët e Maqedonisë, masa për luftimin e krizës
Në këtë mënyrë, synohet arritja e qetësisë sociale dhe të pengohen protestat masive të qytetarëve të pakënaqur nga gjendja aktuale ekonomike në Maqedoni. Sindikalistët propozojnë tre masa, të cilat nuk i bëjnë të ditura për momentin, edhe për arsyen se nuk dihet saktësisht se sa do t’i kushtojnë buxhetit të shtetit.
"Do të jenë në pjesën e gjendjes sociale dhe ekonomike, në pjesën e papunësisë dhe në pjesën e realizimit të dialogut social. Shpresoj se për 15 deri 20 ditë do të formojmë këshillin ekonomiko–social, dhe në mbledhjen e parë këto masa do të dorëzohen”, thotë Zhivko Mitrevski, kryetar i LSM-së.
“Edhe gjatë krizës ekonomike ka mundësi për përparim. Konsiderojmë se qeveria tani ka përgatitur qëndrimin dhe do të realizojë një pjesë të këtyre masave”, tha Dimitar Stojanovski, kryetar i Organizatës së punëdhënësve.
Sipas të dhënave të fundit, Maqedonia zyrtarisht është vend me papunësinë më të madhe në Evropë. Por, edhe nga sindikata edhe nga Qeveria pranojnë se një pjesë e madhe e qytetarëve punojnë në të zezë.