E Diel, 1 Nëntor 2026

Irani: Gati të ndihmojmë për zgjidhjen e krizës në Siri

"Irani është i gatshëm të luajë rolin e tij për rikthimin e stabilitetit dhe sigurisë në Siri dhe të shmangë përhapjen e krizës siriane në të gjithë rajonin", deklaroi Mehmanparast për të përditshmen qeveritare Iran.
     
Teherani, aleati kryesor i Damaskut, propozoi disa herë përdorimin e influencës së tij për të ndihmuar në zgjidhjen e krizës siriane, por kjo ofertë u hodh poshtë nga opozita siriane dhe disa vende perëndimore dhe arabe që akuzojnë Teheranin se po ndihmon ushtarakisht regjimin e presidentit Bachar al-Assad për të shtypur rebelimin. Irani akuzoi gjithashtu disa vende perëndimore dhe arabe për armatosjen e rebelëve sirianë për të provokuar rrëzimin e regjimit në Damask./Start/

                                                                                             2012-07-14 12:12
   

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›