E Shtunë, 31 Tetor 2026

Siguria në aeroport, mbledhja e komitetit, pa krerët e sigurisë

Aty ku do të flitej për sigurinë e aeroporteve, pikërisht në tryezë mungonin ata që sigurojnë rendin dhe qetësinë.

Edhe pse në njoftimin për shtyp të drejtorisë së aviacionit civil kishin konfirmuar pjesëmarrjen drejtues të lartë të policisë së shtetit, drejtori i përgjithshëm Hysni Burgaj, drejtori i SHISH Bahri shqairi, drejtori i kufirit në policinë e shtetit, Pëllumb Nako, i emergjencave Civile Alfred Olli nuk ishin prezent në takimin e parë të Komitetit Kombëtar të Sigurisë së Aviacionit Civil.

Martin Biba, drejtori i Aeroportit dhe sigurisë në Aviacionin Civil ka shpjeguar situatën e sigurisë aktuale në aeropotin “Nënë Tereza”.

Ndërkohë në këtë aktivitet kanë qenë të pranishëm Komandanti i Forcave Ajrore, Dhori Spirollari, drejtori i Doganave, Flamur Gjymishka si dhe përfaqësues të kompanive ajrore dhe zyrtarë të tjerë.
 

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›